Kryeministri Haradinaj pranon urime të shumta nga liderë botërorë me rastin e festave të fundvitit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj: Shkarkimi i bordit të AKA-së nuk është bërë për inat të askujt

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, deklaroi se shkarkimi i bordit te Agjencisë së Kosovës për Akreditim nuk ka të bëj me inate. “Po ju siguroj se asgjë nuk është bërë për inatin të askujt. Kur është shkarkuar agjencia më besoni që nuk i kam shikuar emrat” u shpeh Haradinaj. Këto komente kryeministri i bëri gjatë takimit të nivelit të lartë të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ku po marrin pjesë edhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Enver Hoxhaj. Haradinaj gjithashtu tha se gjendja në sistemin e arsimit nuk është e kënaqshme. Prandaj sipas tij, duhet edhe shumë punë që të arrihen rezultatet. Ai propozoi që takimet e tilla të jenë mujore, përderisa kërkoi përgjegjësi e angazhim nga të gjithë në zhvillimin e këtij sektori.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …