Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ish-kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutoglu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ish-kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutoglu

Kryeministri Haradinaj vlerësoi rolin e ish-kryeministrit Davutoglu dhe të diplomacisë turke në lobimin për shtimin e numrit të njohjeve dhe për procesin e përgjithshëm të shtetndërtimit. Në takim u bisedua edhe për zhvillimet e fundit politike, për proceset e integrimit euroatlantik dhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, me ç’rast kryeministri Haradinaj theksoi se në Kosovë është krijuar një klimë e favorshme për investitorët potencial.   Ish-kryeministri Ahmet Davutoglu, përgëzoi kryeministrin Haradinaj dhe qytetarët e Kosovës për 10 vjetorin e pavarësisë, duke vlerësuar të arriturat dhe sukseset që janë shënuar gjatë kësaj dekade.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …