Kryeministri Mustafa e ka uruar gjimnazistin Shend Zhjeqin për medaljen e bronztë të fituar në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës në Brazil

Kryeministri Mustafa e ka uruar gjimnazistin Shend Zhjeqin për medaljen e bronztë të fituar në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës në Brazil

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Isa Mustafa, ka uruar Shend Zhjeqin për medaljen e bronztë të fituar në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës  në Brazil. Mustafa, përmes një shkrimi në profilin e vet në “Facebook”, ka thënë se Kosova do të përparojë vetëm me njerëz të dijes, shkencës, arsimit, kulturës e veprimtarive tjera intelektuale të bazuara në vlera pozitive bashkëkohore. “Kosovës iu shtua edhe një sukses. Gjimnazisti ynë, Shend Zhjeqi, ka fituar Medaljen e Bronztë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (ONM) në Brazil. E përgëzojmë Shendin dhe i urojmë shumë suksese të ardhshme. Kosovën do ta qojnë përpara dhe do t’ia zbardhin fytyrën vetëm njerëzit e dijes, shkencës, arsimit e kulturës dhe veprimtarive tjera intelektuale të bazuara në vlera pozitive bashkëkohore”, ka shkruar Mustafa.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në Rripin e Gazës, Izraeli ka vrarë, 33. 797 palestinezë kryesisht gra dhe fëmijë, 76. 465 të plagosur që nga 7 tetori 2023

Të paktën 68 palestinezë të tjerë janë vrarë dhe 94 të tjerë janë plagosur gjatë …