Brickos

Isa Mustafa

Kryeministri Mustafa thotë se vija kufitare e Kosovës me Malin e Zi do të ratifikohet në Kuvend

Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi tash e një muaj i është rikthyer qeverisë pasi që në seancën e 1 shtatorit vetë kryeministri Isa Mustafa e tërhoqi nga rendi i ditës Projektligjin për ratifikimin e kësaj marrëveshje.  Javë më parë kryeministri, Isa Mustafa kishte deklaruar se me tu kthyer nga vizita e tij në Nju Jork do të zhvillojë takim me liderët e partive opozitare dhe se çështja e Demarkacionit do të mbyllet shpejtë. Mustafa ka thënë se pasi të mblidhen të gjitha faktet, Demarkacioni do të ratifikohet në Kuvend, dhe se një gjë e tillë mund të ndodhë gjatë muajit tetor. Demarkacioni, mund të kalojë vetëm nëse  disa nga deputetët e koalicionit ndërrojnë qëndrimin e tyre dhe votojnë për versionin e demarkacionit të cilin e mbështet Qeveria e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …