Kryeministri Ramush Haradinaj vizitoi Deçanin

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, më bashkëpunëtorë ka qëndruar në Deçan ku është pritur nga i pari i komunës Bashkim Ramosaj më bashkëpunëtorë,  Asamblistë të zgjedhur nga të gjitha subjektet politike, po ashtu në takime të ndara ka takuar kategoritë  e Lirisë, stafin Arsimor, stafin Shëndetësor, Kuvendin Komunal, përfaqësues  të kompanive Publike, Klubeve sportive, Aktorë, Artistë, Policë dhe përfaqësues  të Klerit Fetar. Kryeministri Haradinaj, tha se kur jam këtu më ju jam në shtëpinë time, kur ju punoni edhe unë ndihëm mirë, kur ju bëni vepra të mira edhe unë ndihëm krenarë. Nuk do të jem këtu veç sot, në vazhdën e takimeve të shumta unë do të mundohem që të jem sa më afër secilit, ne jemi duke punuar për të mirën e vendit por është shumë e vështir me arrit  brenda pak ditëve me ndryshu  në tersi vendin. Besoni se më shumë se ju ëndërr e kam Liberalizimin e vizave, por kemi hasur në vështirësi gjatë rrugës, se është e dhimbshme me dhanë tokë më kushtëzim, e këtë nuk do ta bëjë kurrë. Edhe formimi i Ushtrisë është shumë i nevojshëm.  E di se komuna e Deçanit ka buxhet të vogël, ka të hyra të cilat nuk i përmbushin as për se afërmi nevojat e qytetarëve por do të mundohem që ato projekte që kanë mundësi të përkrahen të kenë prioritet në Qeveri. Edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nderë të tjera tha se komuna e Deçanit apo edhe vendlindja e Kryeministrit është njëra ndër komunat që ka përfituar  më së paku që nga përfundimi i luftës e deri më tani, ne si komunë kem shumë nevojë për zhvillim të turizmit, zhvillim të bujqësisë, përmirësim të jetës kulturore, investim në shkolla, në ujë të pijes dhe kanalizim. Kemi shumë nevojë për krijimin e vendeve të reja të punës, kem kuadër të përgatitur por mungesë të vendeve se ku të punësohen. Presim që më projekte drejtuara Qeverisë së Kosovës dhe ministrive përkatëse të na përkrahni. Në fund të këtij takimi kryetari Ramosaj i dhuroi kryeministri Haradinaj një pikture më simbolikën e Kullave të Dukagjinit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …