Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj: Buxheti i 2018-s siguron vazhdimësinë institucionale

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj: Buxheti i 2018-s siguron vazhdimësinë institucionale

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas votimit në lexim të parë të Projektligjit për vitin 2018, ka thënë se ky buxhet siguron vazhdimësi institucionale.

“Deputetët e votuan ligjin për buxhetin në lexim të parë. Do të ketë edhe kontribute dhe amendamente deri në lexim të dytë. Ky buxhet siguron vazhdimësinë institucionale dhe siguron buxhet për mësuesit, ruajtësit e rendit dhe të tjerët”, ka thënë Haradinaj. Megjithatë, Haradinaj e ka quajtur veprim të habitshëm mospjesëmarrjen e deputetëve të opozitës në votim të buxhetit të vitit 2018. “Ndarja pozitë, opozitë ekziston. Opozita votën kundër e ka si mënyrë të saj. Mosmarrja pjesë në votim është e habitshme”, ka deklaruar Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …