Shpend Maxhuni

Kryepolici i deritanishëm i Kosovës, Shpend Maxhuni emërohet drejtor i AKI-së

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin, Ramush Haradinaj, sot kanë emëruar drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Ata morën vendim për emërimin e Shpend Maxhunit, drejtor të AKI-së.  Është bërë e ditur gjithashtu se Maxhuni u emërua për një mandat pesë vjeçar, i cili mund të vazhdohet edhe një herë. Drejtor i AKI-së deri tani ishte, Driton Gashi, i cili me urdhër të kryeministrit, Ramush Haradinaj ishte larguar nga posti pas dëbimit të 6 shtetasve turq nga Kosova për në Turqi.  Shpend Maxhuni deri tani ka qenë kryepolic i Kosovës tani do të jetë kryespiuni i vendit.  Babai i tij ka qenë inspektor i UDB-së në vitet 80, kur Milicia e RSFJ-së dhe ajo e Kosovës kanë vrarë demonstruesit shqiptarë ndërsa kanë arrestuar e dënuar me burg deri në 20 vjet  me mijëra liridashës të vendit që kishin kërkuar Kosovën Republikë. Inspektorët e UDB-së në vitet 90 nuk dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës  sikur kishte bërë Milicia krahinore por kanë vepruar edhe në organet e  regjimit të Milosheviqit.

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …