Kuvendet zgjedhore të nëndegëve të PDK-së, janë zhvilluar në 29 nëndegë gjatë të shtunës dhe të dielës

Kryesia e degës së PDK-së në Skenderaj mbajti mbledhje të jashtëzakonshme

Kryesia e degës së PDK-së në Skenderaj mbajti mbledhje të jashtëzakonshme për shkak të situatës së krijuar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për rastin “Drenica II”. Në këtë mbledhje morën pjesë edhe shtatë deputetë të kësaj partie që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Kryesia e degës së PDK-së në Skenderaj situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për rastin “Drenica II” e ka vlerësuar si të rëndë dhe vendim të papritur. “Ky vendim është i padrejtë, i pafaktuar dhe në dëm të udhëheqësve kryesorë të luftës së UÇK-së, gjë që argumenton qëndrimet tona të mëhershme se proceset e tilla janë iniciuar për qëllime politike. Vendimi i Gjykatës së Apelit është skandaloz dhe masakër e drejtësisë në Kosovë. Ne ende nuk kemi marrë ndonjë vendim zyrtar nga Gjykata e Apelit për rastin ‘Drenica I’ ku siç dihet është i përfshirë edhe kryetari i degës së PDK-së dhe kryetari i Komunë së Skenderajt z. Sami Lushtaku.

Ne vazhdojmë të shpresojmë se vendimi i Gjykatës për Sami Lushtakun do të jetë i drejtë dhe jemi të sigurt se e drejta është në anën e Sami Lushtakut dhe gjithë luftëtarëve të lirisë. Ne nuk do të donim që vendimi për Sami Lushtakun të jetë skandaloz si ai i rastit ‘Drenica II’”, është thënë në reagimin e degës së PDK-së në Skenderaj. Gjykata e Apelit e Kosovës në Prishtinë të hënën ka sjellë aktgjykimin në rastin “Drenica II”, me të cilin ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, të datës 27 maj 2015 dhe ndryshimin e vetëm sa i përket Sylejman Selimit e ka bërë duke e ulur dënimin prej 8 vjetëve, në 7 vjet burgim. Me këtë rast, përveç gjeneral Sylejman Selimit, është konfirmuar dënimi për Isni Thaçin me 6 vjet e 6 muaj burgim, për Zeqir Demakun me 6 vjet burgim, për Jahir Demakun me 6 vjet burgim. Ndërsa sa i përket Agim, Driton, Bashkim dhe Selman Demaj, është konfirmuar dënimi me nga 3 vjet burgim. Po ashtu, sa i përket Fadil Demaku dhe Nexhat Demaku, është konfirmuar dënimi me burgim prej nga 3 vjet.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …