Kryesia e Kuvendit bëri ndarjen e komisioneve parlamentare të cilat do t’i udhëheqin grupet parlamentare në Kuvend

Kryesia e Kuvendit bëri ndarjen e komisioneve parlamentare të cilat do t’i udhëheqin grupet parlamentare në Kuvend

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, gjatë takimit të sotëm ka bërë ndarjen e komisioneve parlamentare të cilat do t’i udhëheqin grupet parlamentare të përfaqësuara në Kuvend. Lëvizja Vetëvendosje! do ta drejtojë Komisionin parlamentar për Legjislacion, atë për Arsim, Komisionin për Punë dhe Mirëqenie Sociale si dhe atë për mbikëqyrjen e AKI-së. Ndërsa LDK-ja, do ta drejtojë Komisionin për Buxhet dhe Financa, atë për Punë të Jashtme dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike Më tutje, Partia Demokratike e Kosovës, do ta drejtojë Komisionin e Zhvillimit Ekonomik dhe atë për Administratë Publike dhe Komisionin për Integrime Evropiane, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta drejtojë Komisionin për Bujqësi. Nismës për Kosovën i është besuar drejtimi i Komisionit për Siguri. Lista Serbe do ta drejtojë Komisionin për Komunitete, ndërsa grupi parlamentar 6+, Komisionin për Drejtësi.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …