Brickos

Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit sot vendos për Interpelancën ndaj Mustafës dhe Stavilecit

Sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës me kryetarët e Grupeve Parlamentare ku do të diskutohen 17 pika të rendit të ditës. Ndër të tjera, është paraparë të  vendoset për Interpelancën ndaj kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe ministrit të zhvillimit ekonomik, Blerand Stavileci. Interpelanca e Kryeministrit, është thirrur me  kërkesën e deputetes së Vetëvendosjes Donika Kadaj-Bujupi, e cila është përkrahur  nga 15 deputetë të tjerë nënshkrues, për çështjen mbi shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit. Kurse interpelanca e ministrit Stavileci, është ftuar me kërkesë të deputetit  Visar Ymeri në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …