Kryetari Bahtiri inspekton punimet në infrastrukturën rrugore

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Mitrovicës, Besnik Beka, dhe zyrtarë komunal kanë bërë inspektimin e punimeve që po bëhen në rregullimin e trotuareve përgjatë rrugës “Mbretëresha Teutë”, ku pos shtrimit të trotuareve me kubëza, do të bëhen edhe pjesë të gjelbra, e kjo edhe falë projekteve të përbashkëta të Komunës së Mitrovicës dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

Kryetari Bahtiri ka vizituar edhe disa rrugë të tjera, të cilat kohë më parë kanë përfunduar. Si  ndërtimi i rrugës Kolonel Tomson në  Vaganicë, pastaj rrugën në lagjen Haxhiu të  Vaganicës,  si dhe ndërtimin e rrugës Rozhaj-Shipol. Këto rrugë janë të shtruara me kubëza betoni dhe në bashkëfinancim me qytetarë.

Kryetari Bahtiri, tha se  komuna e Mitrovicës po bënë  përpjekje që konform buxhetit që ka, do të investoj aty ku është mase e domosdoshme të intervenohet, në të mirë të mirëqenies dhe lehtësimit të jetës së qytetarëve.

Ndërsa, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, Besnik Beka, tha se asfaltimi dhe shtrimi i shumë rrugëve  me kubëza në Komunën e Mitrovicës, është bërë në bazë të planit të punës së drejtorisë nën udhëheqjen e tij, bashkëfinancimit me qytetarë dhe mbështetjes së Ministrisë së Infrastrukturës.

Ai tha se DSHPI ka një sërë projektesh të tjera që do të realizohen në vazhdimësi, e që do të ndikojnë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

“Ne kemi filluar tash më një dinamik më të shtuar me realizmin e projekteve. Jemi të angazhuar në realizimin e sa më shumë projekteve që shkojnë në të mirë të qytetarëve ”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …