vala
muqa 900
vipa
Fillimi / Institucionet / Kryetari Begaj vizitoi punimet në Lladrovc e Llapçevë

Kryetari Begaj vizitoi punimet në Lladrovc e Llapçevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina dhe ai i bujqësisë, Murat Hoxha, kanë vizituar disa nga punimet që janë duke u kryer në fshatrat e Komunës së Malishevës, e që lidhen me mirëqenien e qytetarëve, investime këto që ndikojnë në jetesën e tyre. Të premten janë vizituar punimet në hapjen dhe rregullimin e rrugëve në fshatin Lladrovc, ku kanë filluar punimet. Në këtë fshat, këtë vit, bazuar në listën e projekteve për investime kapitale, përkatësisht në infrastrukturën rrugore, do të rregullohen 1600 metra rrugë. “Përmes rregullimit të këtyre rrugëve, ne jemi duke bërë lidhjen e lagjeve me rrugën kryesore, pasi tashmë asnjë fshat i Komunës së Malishevës, nuk është pa shirit të rrugës e cila e lidh fshatin me qendrën komunale, por në disa fshatra kanë mbetur pa u lidhur lagjet me rrugët kryesore, siç është edhe Lladrovci”, tha Begaj. Ndërsa në fshatin Llapçevë, janë duke u bërë shpime të thella për sigurimin e ujit për pije. “Sigurimi i ujit për pije është jetik për çdo banorë, dhe për këtë jemi duke u munduar që në çdo fshat të ketë ujë për pije, përkatësisht të sigurojmë burimet e ujit dhe të ndërtojmë sistemet e ujësjellësve” tha kryetari Begaj. “Ne përmes donacioneve kemi siguruar ujin për pije për një pjesë të madhe të Komunës së Malishevës, mirëpo disa nga fshatrat, ku përfshihet edhe Llapçeva, nuk mund të kyçen në atë sistemi dhe ne jemi të obliguar, që të sigurojmë ujin për banorët e Llapçevës, sikur edhe për fshatrat tjerë”, tha në fund Begaj.