Kryetari Begaj vizitoi tregun në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga drejtori për shëndetësi dhe mirëqenies sociale, Hajdin Berisha, kanë vizituar të enjten tregun e gjelbër në Malishevë, me qëllim të njoftimit nga afër me blerësit dhe shitësit në treg, me të cilët ka biseduar për shitjen dhe blerjen e artikujve të ndryshëm. Dita e enjte, është ditë tregu në Malishevë. Kryetari Begaj, gjatë kësaj vizite, është takuar me shumë blerës dhe shitës në treg, me të cilat ka biseduar me problemet që ata përballen në treg, pastaj arsyeshmëritë e çmimeve dhe mundësitë që kanë blerësit. E veçanta e këtij lloji të shitblerjes, janë produktet vendore të cilat dominojnë, pasi shumica e shitësve, produktet që i shesin i kanë produkte të cilat kultivohen në kopshtet apo serrat e tyre, ndërsa edhe blerësit e kanë mundësinë, që krahas çmimeve më të arsyeshme, të blejnë edhe produktet vendore. Në këtë periudhë të vitit, produktet të cilat më së shumti janë prezent në treg, janë perimet dhe rasatet e tyre, pastaj fidanet e pemëve të ndryshme, si dhe prodhimet e tjera ushqimore, duke mos munguar as produktet artizanale, të prodhuesve vendor, duke u nisur nga veshjet kombëtare dhe veglat muzikore, e deri te prodhimet tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …