leoni

Kryetari Haliti priti në takim investitor slloven

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në një takim përfaqësues të kompanisë Sllovene “Hidroinženiring d.o.o” në krye me Janez Sajovic, kompani kjo e cila ka një provoj mbi 45 vjeçare. Me këtë rast është biseduar rreth mundësive për realizimin e një projekti të ndriçimit të mençur publik në komunën e Vitisë. Ky lloj i ndriçimit publik ka disa përparësi në fushën ekologjike, pasi që ulë shpenzimet e energjisë elektrike. Kryetari Haliti tha se kjo komunë është e interesuar të punoj në projekte të tilla. “Me të vërtetë ne si institucione komunale të Vitisë, jemi të interesuar të punojmë në projekte të cilat janë në interes të qytetarëve. Projekti i ndriçimit të mençur publik sjellë disa përparësi si uljen e shpenzimeve të energjisë elektrike për ndriçim publik por ndihmon edhe fushën e mjedisit”, u shpreh kryetari Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …