Suma paralajmëron protestë nëse nuk u gjendet zgjidhje për kyçje në autostradën Arbën Xhaferi banorëve të Paldenicës

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, është shembull i veçantë i kryetarit të sukseshëm, jo vetëm në Kosovë

Kryetari i Hanit të Elezit,  Rufki Suma, është shembulli i qytetarit të ndershëm e të sinqertë dhe  i kryetarit të sukseshëm të cilit nuk i duhet fushata e as premtimet e kota. Në zgjedhjet e fundit vendore të mbajtura, në Kosovë, me 22 tetor, në komunën e Hanit të Elezit, është zgjedhur, për herë të tretë radhazi, në krye të kësaj komune. Suma nuk është anëtar i ndonjë partie politike dhe të tri mandatet i ka fituar, jo vetëm si kandidat i pavarur, por edhe pa zhvilluar fare fushatë zgjedhore. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se e ka bërë të kundërtën që, sipas tij, e kanë bërë kandidatët për kryetarë të komunave të tjera të Kosovës. Ai nuk ka dhënë asnjë premtim. “Qytetarët e Hanit të Elezit e kanë parë që ne, në asnjë mandat, asnjë premtim nuk e kemi bërë. Por, në fakt, jemi mundur që t’i realizojmë të gjitha ato kërkesa që kanë qenë të qytetarëve dhe që kemi pasur mundësi t’i realizojmë. Pra, do të thotë, nuk ka nevojë. Qytetari dëshiron të ketë një kandidat, një kryetar që nuk premton, por që realizon”, thotë ai.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …