Brickos

Kryetari Thaçi

Kryetari, Hashim Thaçi, ndodhet në Uashington me qëllim të koordinimit për vazhdimin e dialogut me Serbinë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet në Uashington me qëllim të koordinimit për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Ai, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka thënë se për fazën e re të bisedimeve, ky koordinim është i domosdoshëm. “Në kuadër të parapërgatitjeve për vazhdimin e dialogut me Serbinë, që do të ndodhë të premten, jam në Uashington për të bashkë-koordinuar aktivitetet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që do të hyjmë në një fazë të re, të rëndësishme dhe i tërë përkushtimi duhet të jetë i koordinuar mirë dhe natyrisht i qartë për sot, por edhe për të ardhmen. Do të jetë një proces që do të hap periudhën e arritjes finale të marrëveshjes për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Natyrisht që kjo çështje është e ndjeshme dhe kërkon koordinim me të gjithë partnerët dhe miqtë, por adresa kryesore për Kosovën mbetet Uashingtoni, ka thënë Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …