leoni

Veseli: Kuvendi nuk do të ketë pushim pa u kryer agjenda me pikat që kanë të bëjmë me liberalizim të vizave

Kryekuvendari Veseli thotë se BE-ja vlerësoi Kosovën për mbushjen e kritereve për vizat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Bashkimi Evropian i vlerësoi më në fund të arriturat e Kosovës sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. Ai ka shkruar në rrjetin social se në këtë fazë nuk ka asgjë më të rëndësishme në agjendën evropiane për Kosovën sesa udhëtimi i qytetarëve tanë në Zonën Shengen, i cili do të krijojë mundësi më të mëdha për transformimin e politikës, të shoqërisë dhe ekonomisë. Dekada e Re ka kuptim vetëm pa viza në Evropë dhe zbatimi i MSA-së dhe ERA-së do të hyjnë në një dinamikë të re kur nuk do të ketë barriera të pakuptimta të lëvizjes së lirë. Institucionet e Kosovës do t’i adresojnë edhe sfidat dhe kritikat që janë identifikuar në raportin e BE-së pasi vetëm kështu forcojmë dhe ndërtojmë të ardhmen evropiane për qytetarët tanë”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …