Veseli: Kuvendi nuk do të ketë pushim pa u kryer agjenda me pikat që kanë të bëjmë me liberalizim të vizave

Kadri Veseli i fton deputetët që të dielën të jenë në seancë për ta përkrahur ratifikimin e dermakacionit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka ftuar deputetët që të dielën, në orën 18:00, të jenë prezentë në seancë dhe ta përkrahin Marrëveshjen për Kufirin me Malin e Zi.

“Ftoj deputetët e Kuvendit të Kosovës, si të zgjedhur nga populli për të punuar për të mirën e vendit, që të dielën, në orën 18:00, të jenë prezentë në seancë dhe ta përkrahin Marrëveshjen për Kufirin me Malin e Zi, që e forcon edhe më tutje sovranitetin e Kosovës dhe hap perspektivën tonë europiane. Jam i lumtur që po shkojmë drejt një konsensusi nacional e politik që kjo çështje të përfundojë. Falënderoj shtetin e Malit të Zi për gatishmërinë që Kosova ta tejkalojë situatën në të cilën gjendet tash e sa kohë. Presim dhe besojmë se edhe BE-ja do të veprojë shpejt për t’i hapur rrugë liberalizimit.Qytetarët e Kosovës janë mbajtur gjatë të izoluar. Nuk ka forcë politike, pro-perëndimore, që ia do të mirën Kosovës, e që nuk e përkrah këtë proces, që nuk e dëshiron forcimin e sovranitetit të Kosovës, agjendën europiane dhe miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Veseli në rrjetin social.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …