Kryetari Ilazi motivon të rinjtë për sukseset e reja

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në zyrën e tij, një grup të të rinjve, fitues të projektit “Qasje për të gjithë” që do të implementohet nga të rinjtë vullnetarë të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Kaçanik. Kryetari i Ilazi i përgëzoi të rinjtë për suksesin e tyre, ndërsa tha se aktiviteti i të rinjve është për tu marr shembull se si duhet të punohet në të mirë të vendit. Të rinjtë vullnetarë dhanë detaje rreth projektit, ku shtuan se janë paraparë disa aktivitete që do të ndërlidhen me sensibilizimin e shoqërisë në lidhje me personat me nevoja të veçanta. Ata po ashtu falënderuan Komunën e Kaçanikut për përkrahjen e ofruar. Të rinjtë i përgëzoi dhe ju ofroi mbështetje edhe Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, i cili njëkohësisht u premtoi mbështetje në kryerjen e procedurave të nevojshme administrative për implementimin e projektit. Projekti është përkrahur nga Inovations Lab Kosovo.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …