Brickos

Kryetari Ilazi priti në takim aktivistet e Komunës së Kaçanikut, pjesëmarrëse në Konferencën “Aleanca Globale për të margjinalizuar dhe barabarësi”

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në zyrën e tij përfaqësueset e Komunës së Kaçanikut, që ishin pjesë e Konferencës “Aleanca Globale për të margjinalizuar dhe barabarësi” që është mbajtur në Irlandë nga data 13 deri 18 tetor 2017. Koordinatorja për Ballkan në kuadër të kësaj Konference Ariana Çaka, fillimisht falënderoi Kryetarin Ilazi për përkrahjen që ky grup i të rinjve të marrë pjesë në këtë konferencë. Ajo theksoi se Komuna e Kaçanikut është përfaqësuar në mënyrë të denjë, ndërsa theksoi se tashmë janë duke u vendosur bazat e para të bashkëpunimeve ndërkombëtare rinore, ndërsa përmendi si aktivitet të parë organizimin e një gare me fotografi mes të rinjve të komunës së Kaçanikut, që do të publikohen në arenën ndërkombëtare. Përvojën në këtë konferencë, e ndau edhe aktivistja vullnetare Zana Lika, e cila theksoi se janë ndarë përvoja të mira , kemi parë nga afër problemet e vendeve të ndryshme, ndërsa theksoi se qyteti ynë çmohet për tolerancën fetare që ka, gjë që na bën ta dojmë dhe ta vlerësojmë më shumë vendin tonë. Nga ana tjetër Kryetari Ilazi tha se është i bindur që Komuna e Kaçanikut është përfaqësuar në mënyrën më të mirë, ndërsa uroi që lidhjet dhe bashkëpunimet e tyre të kthehen në të mirë të rinisë dhe shoqërisë në përgjithësi në Kaçanik. Në këtë konferencë mori pjesë edhe Arta Rakoci, ndërsa morën pjesë të rinj nga 13 qytete të ndryshme të botës.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …