Kryetari Ilazi priti në takim përfaqësues të komunitetit të lagjes e njohur në kadastër si “Mahalla e Koxhve”

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Nënkryetari Remzi Elezi, pritën në takim përfaqësues të komunitetit të lagjes e njohur në kadastër si “Mahalla Koxhve”, të përfaqësuar nga Muhamet Malsiu. Përfaqësuesit e kësaj lagje shprehën shqetësimin e tyre lidhur me problemin që kanë me tokat e tyre. Ata theksuan se që nga viti 1928 ishin posedues të tapive të tyre, ndërsa nga viti 1963 me vendim të kuvendit komunal,  kjo tokë ka kaluar nën administrimin e kooperativës Bujqësore “Mlladovc” Shtërpcë, deri në përfundim të luftës (1999). Ndërkohë Kuvendi Komunal me dy vendime të vitit 2002-2004, ka marrë vendim për kthimin e këtyre tokave në favor të pronarëve privat, duke shfuqizuar kështu vendimin e vitit 1963. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, u premtoi pronarëve të tokave mbështetje, ndërsa theksoi se do të jetë përkrahë tyre dhe do të mbështes vendimet e kuvendit të viti 2002-2004.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …