Kryetari Ilazi priti në takim përfaqësuesit rinor, uron për ditën e rinisë në Kaçanik

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, vazhdon të mbështes aktivizimin rinor. Në takim që pati të hënën në zyrën e tij me përfaqësues të rinisë, u konfirmua edhe njëherë mbështetja e Komunës së Kaçanikut, karshi iniciativave rinore që kanë për qëllim aktivizimin rinor përmes aktiviteteve që shkojnë në të mirë të shoqërisë. Kryetari Ilazi kërkoi nga të rinjtë që edhe më tutje të jenë zë i fuqishëm karshi kërkesave të tyre, ndërsa i përgëzoi për punën, vullnetin dhe angazhimin e tyre në të mirë të rinisë në Kaçanik. Takimi u organizua në kuadër të javës së rinisë që ka filluar ditë më parë, ndërsa do të përmbyllet të martën në ditën e rinisë me një mori aktivitetesh. Ardiana Tusha- kryetare e Këshillit të Veprimit Rinor në Kaçanik, falënderoi kryetarin Ilazi për përkrahjen e vazhdueshme ndaj aktiviteteve rinore, ndërsa në emër te të rinjve kaçanikas, kërkoi që sa më parë të ndërtohet një qendër rinore, ku të rinjtë do të kalonin kohën me aktivitete të kontrolluara nga institucioni komunal. Të rinjtë i përshëndeti dhe uroi për ditën e rinisë edhe nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi si dhe Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi.

Sipas Koordinatorit për Rini Fatmir Qaka, aktivitetet kanë filluar nga java e kaluar ku është organizuar një mbrëmje argëtuese –socializuese me të rinj (organizuar nga HANDIKOS) tek Shtëpia e Kulturës ,,Xheladin Kurtaj”, më pas është mbajtur një orë letrare (organizuar nga Qendra Kulturore ,,Kaçaniku”), ndërsa të hënën janë organizuar aktivitete përmes artit me fëmijët e klasës së bashkangjitur në shkollën fillore “Nazmi Osmani” –Elezaj (e organizuar nga HANDIKOS dhe KVRL) si dhe është shfaqur një dokumentarë për të drejtat e barabarta dhe debat rreth këtij dokumentari (organizuar nga HANDIKOS dhe KVRL). Aktivitetet do të përmbyllen nesër me shumë aktivitete atraktive rinore.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …