Kryetari Ilazi takon stafin ekzekutiv, diskutohen punët javore dhe projektet kapitale komunale

Kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës në fshatin Gabrricë – Rruga “Razim Hasaj”, projekt i financuar nga Ministria e Infrastrukturës, në kuadër të financimit të  disa rrugëve lokale në Kaçanik. Kjo u bë  e ditur në mbledhjen e mëngjesit gjatë takimit që pati Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Nënkryetari Remzi Elezi, me stafin ekzekutiv. Punimet në projektet kapitale janë duke vazhduar sipas dinamikës së paraparë, ku gjatë inspektimeve javore është konstatuar se punimet po vazhdojnë sipas planifikimeve, në asfaltimin e rrugës “Tefik Raka”, në  Lagjen Kovaç Topojan dhe në projektet e tjera rrugore, ndërsa është bërë shtrimi i barit artificial në stadiumin e qytetit për të vazhduar më tutje me rregullimin e zhveshtoreve. Investimet janë duke u realizuar edhe në projektin e ujësjellësit, përkatësisht punimet janë duke vazhduar në rregullimin e ujësjellësit në Dubravë, Doganaj, Elezaj, Nikaj, Rekë, Sllatinë dhe Kaçanik të Vjetër. Në këtë takim u tha se të gjitha procedurat administrative komunale edhe javën që lamë pas janë zhvilluar pa pengesa dhe pa probleme, ndërsa janë duke u përmbushur të gjitha procedurat administrative, për fillimin e shumë projekteve të tjera kapitale komunale të parapara për realizim gjatë vitit 2017.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …