Kryetari Ilazi uron qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit

Me rastin e Fitër Bajramit kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi i ka uruar të gjithë besimtarët mysliman, ku ndër të tjera tha: Të nderuar qytetarë të Komunës së Kaçanikut, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Kaçanikut, të gjithë besimtarëve të fesë islame të ua uroj festën e Fitër Bajramit, duke ju dëshiruar shëndet të plotë, mirëqenie dhe mbarësi në jetë.

“Në këtë festë të madhe, ne ndajmë me njëri-tjetrin vlerat e sakrificës, solidaritetit, devotshmërisë dhe bashkëpunimit të sinqertë.

Uroj që sakrifica e agjërimit dhe ibadetet gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit të kthehen në mirësi, paqe e begati në shtëpitë dhe familjet tuaja.

Me respekt Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …