Kryetari Jashari, mori pjesë në një takim me delgacion Gjerman

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, mori pjesë në një takim me delegacion nga Baden-Württemberg, të prirë nga sekretarja e shtetit të landit Baden-Württemberg, Theresa Schopper, i cili u mbajt në Qendrën e Kompetencës në Skenderaj. Të pranishëm në takim ishin edhe Drejtori i Arsimit, Bekim Latifi dhe Drejtori i shkollës së Kompetencës, Armend Bajraktari. Në kuadër të bashkëpunimit të Qendrës së Kompetencës dhe Landit Baden-Württemberg, këtë javë në Skenderaj, kanë qëndruar dy profesorë të cilët kanë mbajtur trajnim, me fokus në fushën e didaktikës dhe praktikës. Duke pasur për bazë modulin e parë, i cili është mbajtur në Karlsruhe dhe suksesin si dhe interesimin e profesorëve nga Qendra e Kompetencës në Skenderaj është vazhduar trajnimi dhe do të vazhdon të financohet nga landi BW. Gjatë qëndrimit në shkollë në mënyrë ceremoniale u bë edhe dorëzimi i certifikatave të trajnimit për 6 profesorët e Skenderajt. Këto certifikata janë të lëshuara nga akademia e landit, e cila bën kualifikimin e arsimtarëve profesional në Baden- Württemberg. Kryetari Jashari, i falënderoi për mbështetjen dhe përkrahjen që i kanë dhënë kësaj shkolle. Si dhe për këtë ndau një dhuratë me simbol të Komunës për znj. Schopper. Po ashtu zonja Schopper kishte përgatitur një dhuratë simbolike për Kryetarin Jashari. Landi i Baden- Württembergut ka rëndësi të veçantë, pasi në këtë land janë të koncentruara kompanitë e mëdha (Daimler/ Mercedes Benz, Porsche, Bosch dhe shumë të tjera).

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …