Kryetari Jashari priti në takim kolonel Daniele Bajata   

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, priti në një takim Daniele Bajata, komandanti i JRD-C (detacmenti i përbashkët rajonal- qendër), së bashku me bashkëpunëtorë, gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen aktuale dhe zhvillimet ekonomike në Komunën e Skenderajt, ndër të tjera u diskutua edhe për planet zhvillimore, si dhe për prioritet e qeverisë lokale.

Koloneli Daniele, e përgëzoi Kryetarin për detyrën duke i dëshiruar një rrugëtim të mbarë në këtë mandat, po ashtu duke i ofruar edhe një bashkëpunim.

Jashari e falënderoi për vizitën, si dhe e njoftoi atë për gjendjen dhe zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Skenderajt, duke ju referuar se është një obligim moral dhe ligjor që të kontribuoj për këtë vend.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …