leoni

Kryetari i KKSH, Jonuz Muisliu takon përfaqësuesen e Ambasadës së ShBA-vë në Beograd, Colleen Smith

Kryetari i KKSH, Jonuz Muisliu takon përfaqësuesen e Ambasadës së ShBA-vë në Beograd, Colleen Smith

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Muisliu, është takuar me përfaqësuesen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Colleen Smith. Gjatë këtij takimi Musliu dhe Smithi kanë biseduar për çështjet politike, të sigurisë si dhe për pozitën e shqiptarëve në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Më këtë rast, diplomatja amerikane ka shprehur përkushtimin e Ambasadës së ShBA-së të akredituar në Beograd për të zgjidhur problemet me të cilat po përballen shqiptarët e kësaj treve. Ajo ka thënë se ShBA-të janë të gatshme ta ndihmojnë Kosovën Lindore. Gjithashtu, gjatë këtij takimi është biseduar edhe për çështjet tjera që janë në kompetencë të KKSH-së, e posaçërisht vëmendje e veçantë i është kushtuar gjendjes së arsimit me mësim në gjuhën shqipe në Kosovën Lindore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …