Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri: “Flaka e Janarit 2018” i kushtohet heroit të shqiptarëve, Skënderbeut

Lutfi Haziri: “Flaka e Janarit 2018” i kushtohet heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

 

Komuna e Gjilanit përmes një komunikate për media ka njoftuar se kryetari, Lutfi Haziri, ka mbledhur sot në takim Bordin e manifestimit shumëkulturor kombëtar “Flaka e Janarit 2018”, me qëllim të koordinimit të punëve në të gjitha fushat. Sipas komunikatës, në këtë takim janë formuar grupet punuese për katër shtyllat e manifestimit që tradicionalisht kanë qenë: arti letrar, arti pamor, arti dramatik dhe arti muzikor. Haziri, ka konfirmuar se “Flaka e Janarit 2018” i kushtohet heroit të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në 550 vjetorin e vdekjes, përderisa ka theksuar se i tërë viti do t’i kushtohet atij në aspektin e kulturës. Poashtu, në këtë takim është vendosur edhe për shpalljen e konkursit për shtyllat e sipërpërmendura, për brendingun, sikurse edhe për aspektet e sponsorimit të këtij manifestimi nga ana e kompanive gjilanase.Përndryshe, ky manifestim shumëkulturor sivjet i është kushtuar kolosit të Karadakut, Idriz Seferi.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …