Brickos

Kryetari Latifi takoi mjekët dhe infermierët e QKMF-së në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka deklaruar gjatë një takimi me mjekë dhe infermierë se QKMF-ja në Rahovec, se duhet të ofrojë shërbime edhe më cilësore për të gjithë pacientët e komunësë. Kryetari Latifi i ka falënderuar, mjekët dhe infermierët, për punën humane që bëjnë ata, dhe njëkohësisht u shprehë para tyre se është i vetëdijshëm edhe për problemet që ballafaqohet ky institucion shëndetësor. Kryetari Latifi theksoi se së shpejti do të nisë puna e mirë e funksionalizimit të kësaj qendre, ndërsa përmendi edhe disa nga vendimet që do të marrë qeverisja komunale në sektorin e shëndetësisë, siç janë: Respektimi i orarit të punës, funksionalizimi i Laboratorit, funksionalizimi i Repartit të Dializës, funksionalizimi  i AMF-së në Polluzhë, si dhe fillimi i punës në dy ndërrime i QMF-së në Krushë të Madhe si dhe QMF-së në Ratkoc. Kërkoj nga ju që sistemin shëndetësor në komunën e Rahovecit ta shndërrojmë në histori suksesi, sepse funksionimi sa më i mirë i sistemit të shëndetësisë është jo vetëm  mision i përbashkët por edhe detyrë e jona e përbashkët ka deklaruar kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …