muqa 900
driloni com
rkl vala loja shperblyese
vipa
Fillimi / Lajmet / Mustafa: Vetëvendosja e shfrytëzoi koalicionin PAN për ta justifikuar dhunën e për të ardhur në pushtet
Kryetari i LDK-së Isa Mustafa: Projekti ynë është i hapur për të gjithë

Mustafa: Vetëvendosja e shfrytëzoi koalicionin PAN për ta justifikuar dhunën e për të ardhur në pushtet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një statusi në rrjetin soocial ka drejtuar akuza ndaj ndërkombëtarëve, duke thënë se ata janë më shumë të interesuar për stabilitet, qoftë ai i menaxhuar nga krimi, sesa për një qeverisje, e cila në mënyrë të pavarur lufton krimin. Ai ka hedhur poshtë mundësinë e koalicionit me PDK-në për qeverisje qendrore, ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosjes ka kërkuar t’i qartësojnë qëndrimet e tyre për shumë akuza, sulme dhe veprime të dhunshme, por edhe për çështje programore. “Të nderuar miq,  PDK, VV, AAK, Nisma si inicuese, Lista Serbe, të gjithë së bashku të bashkërenditur organizuan dhe i shpallën mosbesim Qeverisë së drejtuar nga LDK. Emëruesi i përbashkët i koalicionit te tyre anti-LDK shpjegohet me faktin se nuk shihnin interes që Kosova të ketë një Qeveri që lufton krimin dhe siguron zhvillimin ekonomik.

 

U vërejt që edhe ndërkombëtarët, të cilët e kanë plot gojën luftë kundër krimit dhe korrupsionit, se në fakt janë më shumë të interesuar për stabilitet, qoftë ai i menaxhuar nga krimi, sesa për një qeverisje e cila në mënyrë të pavarur lufton krimin. Prandaj edhe ndodhi kjo që ndodhi. PDK-së, AAK-së e Nismës iu rrezikohej kapja e shtetit nga njerëzit që i kanë të instaluar në institucione. Kurse, VV i shfrytëzoi këto parti për të justifikuar përdorimin e dhunës për ardhje në pushtet. Argat të tyre ishin edhe disa deputet të LDK-së.  Lista Serbe i fërkoi duart se tani do të jenë faktor kyç, ata dhe Beogradi, në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës. Shfrytëzuan mendjelehtësinë e atyre që thirreshin në vendime të mëdha!? Rezultoi se llogaritë, sondazhet, këshillat e të gjithëdijshmëve, materiali propagandues iu dolën të gabuara!  Ishte kjo e vetmja qeveri e pasluftës e drejtuar nga LDK-ja, ndaj së cilës u ushtrua dhunë e paparë.  U sulmuan institucionet, u sulmua familja, shtëpia dhe eskorta e Kryeministrit, u sulmuan disa ministra. Opinioni heshti. Heshtën edhe organet e ligjit.  Vota e mosbesimit nënshkroi certifikatat e dhunës dhe të ideatorëve të saj. Këto ditë ata që organizuan të gjitha këto pisllëqe dhe komplote kërkojnë që LDK-ja t’u bashkëngjitet për të bërë institucionet, bile edhe po kanë fytyre (të pafytyrët) të fajësojnë LDK-në se ajo qenka tani bllokuesja.  Është e qartë se LDK nuk e shkaktoi këtë situatë, se LDK nuk e ka mandatin për Kryetar të Kuvendit dhe as radhën e parë për nominim të Kryeministrit. Prandaj Koalicioni i LDK -së s’ka si ta bllokojë e as si ta zhbllokojë situatën. Situatën po e mban peng Koalicioni i PDK-së.  Të gjithë ata që kanë iluzione se me zhagitje të proceseve, para apo pas zgjedhjeve lokale, do të ndryshojnë qëndrimin e LDK së mashtrohen kot! Në asnjë rrethanë nuk bëjmë koalicion me PDK-në për qeverisje qendrore. Sa i përket Vetëvendosjes, do të kërkojmë që ti qartësojnë qëndrimet e tyre për shumë akuza, sulme dhe veprime të dhunshme por edhe çështjet programore. Në ditët në vijim do të adresojmë çështjet specifike”, ka shkuar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

KIE: Investimet e huaja direkte të një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik

KIE: Investimet e huaja direkte të një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik

Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE), dje ka organizuar për herë të pestë Asamblenë e Përgjithshme. ...