Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri: E vetmja dorëheqje është ajo e Aida Dërgutit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri: E vetmja dorëheqje është ajo e Aida Dërgutit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, pas mbledhjes disa orëshe që ka mbajtur sot kryesia e kësaj partie me grupin parlamentar, ka njoftuar se e vetmja dorëheqje që është pranuar, është ajo e Aida Dërgutit, ndërsa ka akuzuar mediat, për siç tha ai “raportime të pavërteta”. Pas mbledhjes së filluar në ora 14:00, Ymeri që shoqërohej nga deputeti Ismajl Kurteshi dhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka qenë i shkurtër për media, duke mos pranuar të përgjigjet në asnjë pyetje të gazetarëve, ka thënë se  kryesia e dënon dhe e quan të pa pranueshme gjuhën e përdorur karshi figurave publike të LVV-së në rrjetet sociale.

“Në këtë mbledhje i diskutuam zhvillimet e fundit. Sa i përket organizatës së Lëvizjes Vetëvendosje. Në këtë mbledhje po ashtu kryesia dhe grupi parlamentar bashkë, e pranuan dorëheqjen e zonjës Aida Dërguti nga kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje dhe nga pozicioni i kryetares së qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Vushtrrisë. Kjo është dorëheqja e vetme që është dhënë nga kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje për kundër atyre që patë që janë raportuar në media, që nuk janë të vërteta”, ka thënë Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …