Kryetari Lushtaku ka bërë homazhe në nderim të Dëshmorëve të kombit

Kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku i shoqëruar nga Nënkryetari Fadil Nura, Kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu dhe drejtorë të drejtorive komunale ka bërë homazhe në nderim të Komandantit të Brigadës 114 të UÇK-së Fehmi Lladrovci. Kryetari Lushtaku më këtë rast ka shprehur respektin e tij maksimal për figurën emblematike të luftës së UÇK-së Fehmi Lladrovci dhe për bashkëshorten e tij Xhevën. “Fehmiu dhe Xheva janë shembulli i luftëtarëve trima të paepur, që më të rëndësishme se jetët e tyre e kishin atdheun”, tha Lushtaku. Fehmi e Xhevë Lladrovci ranë heroikisht më 22 shtator të vitit 1998 në fshatin Gllanasellë të Drenasit. Kryetari Lushtakut me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe edhe në Kompleksin e Dëshmorëve në fshatin Tërnac, në kujtim të 19-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve Naim e Shemsedini Haxhiu të këtij fshati. Lushtaku ka vënë buqetë lulesh pranë varreve të dëshmorëve si dhe ka takuar familjarët e dëshmorëve dhe të rënëve të Tërnacit, duke shprehur respektin e tij maksimal për familjet që kanë dhënë bijtë e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Fadil Nura ka pritur në takim Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në takim Komisioneren e Agjencisë për …