Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj thotë se vendit tonë i duhet një vizion politikë i kujdesshëm me parime etike

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se Nisma pret rezultat të mira nga zgjedhjet e 22 tetorit

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se Nisma pret rezultat të mirë nga zgjedhjet e 22 tetorit. Shenjat, sipas tij, janë të mira pasi po përqafohet koncepti socialdemokrat. Programi i Nismës, sipas tij, është i njohur për të gjithë qytetarët e Kosovës. “Koncepti socialdemokrat është i së ardhmes. Ne presim rezultate në disa komuna në Kosovë. Nisma për Kosovën do të jetë e pranishme në secilën asamble të Kosovës. Në 60 % të komunave presim të jemi pjesë e qeverisjeve lokale. Në katër, pesë komuna presim të drejtojmë. Prizren, shtime, Drenas, Malishevë, Kaçanik”, ka thënë Limaj. “Në Prishtinë nuk është ndërtua asnjë shkollë e në Malishevë 15 shkolla pa ndihmën e qeverisë, si të mos presim rezultate. Nisma është kthyer në një urë të bashkimit të forcave politike. Projekti socialdemokrat është projekt i së ardhmës, ka ardhur koha e punëtorit, ka ardhur koha e Nismës”, ka shtuar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …