Kryetari i PDK-së, z.Kadri Veseli takoi strukturat e degës së PDK-së në Prizren

Kryetari i PDK-së, z.Kadri Veseli takoi strukturat e degës së PDK-së në Prizren

Në kuadër të turneut të Kryetarit të Kuvendit dhe kryetar i PDK-së, z. Kadri Veseli, është takuar me strukturat drejtuese të degës së PDK-së, përfshirë kryesinë e degës, këshillin drejtues, kryesinë e gruas demokratike, dhe rininë demokratike dega në Prizren. Ky takim i kryetarit Veseli, vjen në kuadër të vizitave të tij, që po ju bënë degëve të Partisë Demokratike, si dhe takime të shumta që po i zhvillon me të gjitha grupet e interesit shoqëror, me qëllim të ndërtimit të platformës politike të kryetarit Veseli. Kryetari i PDK-së, tha se jam sot para jush për të ju dëgjuar nga afër, për të gjitha shqetësimet eventuale, që mund të keni, vërejtjet dhe sugjerimet tuaja, do merren për bazë në ndërtimin e platformës tonë të përbashkët. Strukturat drejtuese të degës së PDK-së në Prizren, para kryetarit Veseli paraqitën të gjitha shqetësimet, duke ofruar edhe alternativa konkretete për ndërtimin e platformës së re qeverisëse.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmorët e Gradinës

Beteja e fituar te Shkëmbi i Gradinës, më 18 prill 1999 shënoi fitoren vendimtare të ruajtjes së pozicioneve të UÇK-së, në Rrafshnaltën e Drenicës

Më 18 prill të vitit 1999 në Gradinë të Rrafshnaltës së Drenicës ranë duke luftuar …