Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti: Dorëheqjet, humbje e madhe për Lëvizjen Vetëvendosje

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar dorëheqjet e fundit që po ndodhin në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ka thënë se veprimet e tilla janë humbje për partinë dhe se të ndarë të gjithë do të jenë më të dobët.

“Dorëheqjet në Vetëvendosje janë humbje, pa marr parasysh nga cili këndvështrim e sheh. Të gjithë janë të vlefshëm dhe të domosdoshëm për Vetëvendosjen që është apo ishte pranë fitores. Në qoftë se ndodh ndarja do të jenë të gjithë më të dobët, edhe ata që rrijnë edhe ata që shkojnë, edhe deputetët edhe kryetarët. Thirrje për të gjithë të ulen bashkë. Mendime ndryshe ka me pas gjithmonë e posaçërisht kur organizata rritet”, ka shkruar Ahmeti në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …