Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar kundër kritikave për anulimin e “natës së birrës”

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se arsyeja e marrjes së këtij vendimi nuk ka të bëjë as me fe, me frikë e guxim, por komuna nuk është në gjendje të garantojë sigurinë e nevojshme në një hapësirë siç është sheshi i Prishtinës, me një numër aq të madh të njerëzve. Numri i madh i njerëzve në atë hapësirë sheshi ka ekspozuar probleme të cilat nuk i kemi menduar më parë. Hapësira e lirë e sheshit ka pamundësuar kontrollin e moshës gjatë shitjes së birrave”, ka shkruar Ahmeti duke shtuar se mbrëmë ka pranuar dhjetëra thirrje nga prindër e familjarë tē brengosur për sigurinë dhe skenat nga ikja. Kur nuk kemi mekanizma të sigurisë, preventiva është mjeti i vetëm. Më mirë qindra kritika sot se ngushëllime nesër. Uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve mbrëmë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …