leoni

Vladimir Putin

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, sot pritet të arrijë në Slloveni

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, sot pritet të arrijë në Slloveni, në një periudhë të tensioneve ndërmjet Moskës dhe Bashkimit Evropian e NATO-s. Sllovenia, anëtare e BE-së dhe NATO-s, ka mbajtur raporte koketuese  me Rusinë, me gjithë që, dashur pa dashur  i është bashkuar BE-së në sanksionet kundër Rusisë, për shkak të mbështetjes së Rusisë për separatistët pro rusë në pjesën lindore të Ukrainës dhe për aneksimin e Krimesë së Ukrainës. Autoritetet e Sllovenisë këtë vizitë e kanë përshkruar si formale. Putini do të jetë pjesëmarrës i një përkujtimi për Luftën e Parë Botërore. Por, diplomatë të BE-së i kanë thënë agjencisë Reuters se ata kanë shqetësime se Rusia po bënë lobim në vendet miqësore evropiane, përfshirë Slloveninë, për ta shkatërruar unitetin e BE-së për sanksionet kundër Moskës. Kjo vizitë i bënë respekt miqësisë tradicionale të Sllovenisë dhe Rusisë, përkundër disa dallimeve në marrëdhëniet e dy vendeve lidhur me pozicionet e tyre për çështje të caktuara aktuale”, tha Borut Pahor.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Partisë URA, Dritan Abazoviq ka shpallur fitoren e koalicionit “Për një fillim të ri” në zgjedhjet lokale për Ulqinin

Dritan Abazoviq: Nuk do të votoja kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës të mërkurën ka miratuar raportin e …