Kryetari Thaçi: Populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave në Zelandën e Re

Kryetari Thaçi: Me kauza të rrejshme për Demarkacionin po rrezikohet edhe bashkëpunimi me ndërkombëtarët

Kryetari i vendit Hashim Thaçi, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Komisionit për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi Shpejtim Bulliqi, i tha se tashmë ka prova që Kosova ka humbur territor me marrëveshjen aktuale për demarkimin e kufirit. Sipas Thaçit, institucionet e vendit po vazhdojnë të jenë peng i trillimeve të disa individëve apo ndonjë grupi të caktuar politik. Kryetari thotë se janë qytetarët e vendit ata të cilët pësojnë nga mosratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, ndërsa ka shtuar se kjo rrezikon edhe marrëdhëniet e shtetit të Kosovës me miqtë ndërkombëtar.

“Zhurmëkotët e zakonshëm, të cilët për më shumë se dy vjet shkaktojnë konfuzion, jo më larg se dje, iu rikthyen zanatit të tyre. Ata përsëri arritën që me lehtësi, duke mos argumentuar asnjë pretendim amatoresk të zbuluar nga ta, të manipulojnë mediat dhe nëpërmjet tyre opinionin publik. Kështu, këta individë e ushqejnë sagën e tyre me trillime, të cilat plasohen tek opinion publik, i cili, si gjithmonë e pëson më së shumti jo vetëm për shkak se vazhdojnë të dëgjojnë të njëjtën zhurmë, por edhe sepse mungesa e përgjegjësisë shtetërore për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, vazhdon t’i mbajë qytetarët dhe shtetin e Kosovës të izoluar. Ndërsa, në rast se institucionet tona shtetërore do të vazhdojnë të mbetën peng të trillimeve individuale apo qoftë edhe të një grupi politik të caktuar, atëherë sigurisht që pasojat për shtetin tonë mund të jenë edhe më të rënda. Prandaj, është koha që institucionet tona shtetërore të tejkalojnë këtë situatë duke u sjellë në mënyrë të përgjegjshme. Nuk mund të vazhdohet në pafundësi që individë të caktuar, shtetin ta trajtojnë si pronë private. Institucionet e Republikës së Kosovës, të zgjedhura nga qytetarët e Kosovës, duhet të marrin vendim për këtë çështje në përputhje me obligimet dhe proceduarat, pa u ndikuar nga individë të caktuar.Nuk mund të mbetemi peng të tekave të askujt dhe kauzave të rrejshme, të cilat jo vetëm që na mbajnë të izoluar, por rrezikojnë të prishin marrëdhëniet shtetërore me Malin e Zi, por mbi të gjitha, rrezikojnë të prishin bashkëpunimin dhe besimin që ka Kosova me SHBA-në, NATO-n dhe BE-në”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …