Kryetari Thaçi, mori pjesë në përurimin e Qendrës për Kërkim dhe Shpëtim të FSK-së, në fshatin Pomozotin

Kryetari Thaçi, mori pjesë në përurimin e Qendrës për Kërkim dhe Shpëtim të FSK-së, në fshatin Pomozotin

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në përurimin e Qendrës për Kërkim dhe Shpëtim të FSK-së, në fshatin Pomozotin të Fushë Kosovës. Ai tha me këtë rast  se intervenimet emergjente të FSK-së, në Kosovë apo në rajon kanë treguar më së miri se sa të përgatitur janë pjesëtarët e saj, si në aspektin operacional, ashtu edhe në atë psikologjik. Thaçi ka thënë se hapja e kësaj qendre është një e arritur e radhës e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe se kjo forcë gjithnjë e më shumë po forcohet në drejtim të mirëmbajtjes së kapaciteteve operacionale, të gatishmërisë për mbështetje të institucioneve, të komuniteteve, të OJQ-ve dhe të bashkëpunimit me partnerët tanë.  “Bashkëpunimi me partnerët tanë strategjikë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht me Gardën e Ajovës, me NATO-n dhe KFOR-in, reflektohet çdo ditë në ngritjen, forcimin dhe modernizimin e FSK-së”, u shpreh, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …