Erdogan, uron Ilir Metën me rastin e marrjes së detyrës se kryetarit të shtetit: Mbështetja e Turqisë për Shqipërinë do të vazhdojë

Erdogan, uron Ilir Metën me rastin e marrjes së detyrës se kryetarit të shtetit: Mbështetja e Turqisë për Shqipërinë do të vazhdojë

Kryetari i Republikës, Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga Kryetari i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e marrjes së detyrës. Në telegramin e urimit Erdogan shpreh besimin se z. Meta do të vazhdojë përpjekjet e tij për thellimin më tej të marrëdhënieve tradicionale vëllazërore në çdo fushë ndërmjet dy vendeve tona. “Në emrin tim dhe të Popullit tim, ju uroj nga thellësia e zemrës për detyrën e re si President i Republikës së Shqipërisë. Kam besimin e plotë që, ashtu si gjatë detyrës suaj si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, edhe gjatë detyrës si President i Republikës së Shqipërisë, do të vazhdojnë përpjekjet tuaja të vyera për thellimin më tej të marrëdhënieve tradicionale vëllazërore, mike dhe në çdo fushë ndërmjet dy vendeve tona”, thuhet në mesazhin e urimit të Erdoganit”.“Dëshiroj të theksoj kënaqësinë time ndërsa shoh zhvillimet që ka bërë Shqipëria në rrugën drejt integrimin evropian, si dhe përparimet që ka bërë në fushën e demokracisë dhe të zhvillimit. Mbështetja e Turqisë për Shqipërinë në këtë rrugë do të vazhdojë”,  shkruan Presidenti i Turqisë në mesazhin e tij drejtuar Presidentit Meta.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …