Brickos

Kryetari Veseli kërkon nga komisionet parlamentare përshpejtimin e shqyrtimit dhe procedimit të projektligjeve

Kryetari Veseli kërkon nga komisionet parlamentare përshpejtimin e shqyrtimit dhe procedimit të projektligjeve

 Në funksion të intensifikimit të dinamikës së shqyrtimit dhe procedimit të projektligjeve, si dhe të fuqizimit të punës së Kuvendit në tërësi, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar një takim me kryetarët e komisioneve parlamentare. Kryekuvendari Veseli bëri të ditur se aktualisht në procedurë parlamentare janë 31 projektligje, prej tyre, pesë projektligje presin për shqyrtim të dytë në seancë plenare, 18 projektligje janë të miratuara në parim dhe gjenden në procedurën e shqyrtimit në komisione parlamentare dhe tetë projektligje presin për shqyrtim të parë. Për 12 projektligje, ndërkaq, kryetari bëri të ditur se ka tejkalim të afatit të paraparë me Rregulloren e Kuvendit, prej tyre një është nga viti 2015.

Në vazhdim, kryeparlamentari Veseli paraqiti për secilin komision veç e veç projektligjet që janë në shqyrtim. Kështu, Komisioni për Legjislacion, aktualisht ka në procedurë të shqyrtimit shtatë projektligje, në Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, një projektligj, në Komisionin për Punë të Jashtme, dy projektligje, në Komisionin për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, tri projektligje, në Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, dy projektligje, në Komisionin për Zhvillim  Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, katër projektligje, në Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, tri projektligje, në Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, katër projektligje, në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e  Forcës së Sigurisë së  Kosovës, dy projektligje, në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, një projektligj, si dhe në Komisionin për drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në procedurë të shqyrtimit gjenden dy projektligje.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …