Daka: Zgjedhjet e 11 qershorit mbahen edhe në veriun e Kosovës

Kryetarja e Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve, Valdete Daka,  ka thënë se zgjedhjet e 11 qershorit do të mbahen edhe në veriun e Kosovës. Ajo ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe veriun e Mitrovicës. Duke folur për pjesëmarrjen e pakicës serbe në këto zgjedhje, profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami ka theksuar se nuk pret ndonjë incident sepse është në interesin e serbëve të marrin pjesë në zgjedhje dhe mandej të pengojnë proceset në Kosovë të cilat nuk janë në interes të Serbisë. Qeveria e Serbisë është e interesuar ta diktoj komunitetin serb dhe përmes tyre të pengoj institucionet e Kosovës. Deputetët që do të jenë në legjislacionin e ardhshëm do ta luajnë rolin e ‘Kalit të Trojës’”, për të penguar me çdo kusht krijimin e Ushtrisë”, ka paralajmëruar profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami.

Kontrolloni gjithashtu

Brenda mureve të Kishës Katolike në Francë është abuzuar seksualisht me 216 mijë të mitur që nga viti 1950

Qeveria e Spanjës miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual të Kishës Katolike

Qeveria spanjolle miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike. …