Shefqet DIBRANI: PĖRMASAT UNIVERSALE DHE SHKĖLQIMI ARTISTIK I NJĖ POEZIE
(Frederick Turner, NĖ SHPELLĖN E PLATONIT, poezi, botoi Shtėpia Botuese
Marinaj Publishing, Dallas. Frankfurt. Tiranė 2006, faqe 136. Pėrktheu Gjekė Marinaj.
ISBN 0-9728521-5-8 )
Frederick Turner ėshtė njė emėr i madh nė letėrsinė anglo-amerikane, njė emėr me ndikim me pėrmasa tė mėdha botėrore. Poezia e tij vjen nė shqip falė Gjekė Marinajt, po ashtu poet e pedagog, qė jeton nė tė njėjtin qytet me poetin, nė Dallas tė Texasit.
Ka kohė qė e kam lexuar librin me poezi Nė shpellėn e Platonit, por kam hezituar pėr tė shkruar. Jo pėr vlerat qė ka poezia e kėtij libri, pėrkundrazi poezia e Turnerit ka shumė vlera letrare. Jam shumė i vetėdijshėm se pėr poezinė e kėtij autori me ndikim kanė shkruar shumė, emra tė kritikės dhe drejtues me famė tė rrymave tė ndryshme letrare, shkrimtarė tė shquar, dramaturgė tė njohur, prijės e drejtues muzike e kėshtu me radhė. Vazhdimisht kam pas dhe kam drojė nė pėrvojėn time, nė dijet e mia nė fushėn e kritikės, ndonėse shumicėn e shėnimeve pėr librat i kam mbėshtjell me nocionin mbresa. Tė shkruash pėr njė libėr duhet tė jesh kompetent, sė paku tė njohėsh mirė fushėn pėr tė cilėn shkruan. Mendoj se profesionalizmi bie nė kurth, atėherė kur nuk ndien pėrgjegjėsi kur shkruan. Unė kėtė pėrgjegjėsi e ndiej vazhdimisht; pėr secilin libėr dhe pėr secilin autor. Kur shkruan pėr poetin Frederick Turner, natyrisht, pėrgjegjėsia profesionale merr pėrmasa edhe mė tė madha.
Kėto hezitime pėr tė shkruar qė i kam ndrydhur qė prej kohėsh, mi largoi njohja e drejtpėrdrejt me autorin, i cili njė ditė maji tė kėtij viti, shoqėruar me pėrkthyesin e tij, pranuan qė nė ambientet e UTD nė Dallas tė kalojnė njė pasdite me mua. Frikėn e tejkalova me sukses, por pėrgjegjėsin pėr tė shkruar nuk ma heq askush. Nga ai takim, i njoha mė mirė dy personalitete tė artit e kulturės amerikane; autorin njė emėr me famė, dhe pėrkthyesin e librit Gjekė Marinajn i cili prej mė se tetė vitesh ėshtė pedagog nė ato institucione tė larta tė kulturės, artit e letėrsisė amerikane. Prandaj, mbresat e mia letrare mė me dėshirė i zbresė nė njė shkallė mė miqėsore dhe kėto interpretime dua ti pėrkufizoj si njė lexim miqėsor, si njė lexues i pasionuar i poezisė sė Frederick Turner.
Frederick Turner ėshtė njė emėr i madh nė letėrsinė anglo-amerikane, njė emėr me ndikim me pėrmasa tė mėdha botėrore. Poezia e tij vjen nė shqip falė Gjekė Marinajt, po ashtu poet e pedagog, qė jeton nė tė njėjtin qytet me poetin, nė Dallas tė Texasit.
Gjekė Marinaj, duke qenė edhe vetė poet dhe nė tė njėjtėn kohė edhe pedagog e njėkohėsisht edhe interpretues i letėrsisė, i ka bėrė njė shėrbim tė madh, sė pari letėrsisė shqipe, duke i afruar emra tė mėdhenj tė poezisė amerikane siē ėshtė rasti me Frederick Turner, i vetėdijshėm ai vetė, dhe ne si lexues se gama krijuese e kėtij poeti shtrihet pėrtej kontinentit duke i kapė zenitet nė kėtė fushė. Prendaj konstatojmė se pėrkthyesi Gjekė Marinaj i ka bėrė njė shėrbim modest edhe autorit, me shpresė se poezia e tij do ta ketė ndikimin e vet edhe te Kombi Ynė.
Shqipėrimi i poezive tė Federick Turner ėshtė njė pėrkthim brilant, dhe jo rrallė tė hamend, nėse me tė vėrtetė janė pėrkthime, apo poezi tė shkruara nė origjinal, nė gjuhėn tonė tė mrekullueshme.
Mė duket se njė nga vlerat e kėtij pėrkthimi janė aftėsitė e pėrkthyesit pėr tė ruajtur muzikalitetin, sepse nė njė varg poezish ėshtė i arrirė ky synim, po gjithsesi vlerė edhe mė tė theksuar ka mendimi e pėrjetimi i poezisė qė ėshtė gjithė gjėja e kėtyre pėrpjekjeve.
Turner, si personalitet ėshtė i madh, si njeri i thjeshtė, modest dhe shumė i dashur. Ai jo vetėm pėrmes poezisė, por edhe si njeri tė bėn pėr vete. Prandaj kur kėto dy elemente njerėzore bashkohen, ato tė japin madhėshtinė, atė pėrflakjen ka thėnė pėr Turner, James Merril, njė figurė tjetėr mjaftė e madhe amerikane.
Njerėzorja te personaliteti i tij ėshtė bartur po aq edhe nė poezi duke e bėrė poezinė mė tė pranueshme dhe mė tė afėrt me lexuesin. Vlerėsimet qė i janė bėrė poezisė sė Turnerit, domosdo kanė ndikuar edhe nė rrjedhat e krijimtarisė sė tij publike, por ai me vite tė tėra ka mbajtur pozita akademike, dhe ka redaktuar revista me famė, qė do tė thotė se poezia, edhe shkrimet tjera tė tij janė sa refleksione ndaj paraardhėsve aq edhe nocione tė eksperiencės sė tij profesionale e private.
Pėrmbledhja me poezi Nė shpellėn e Platonit pėr letėrsinė shqipe (hė pėr hė), ėshtė njė dhuratė e vyer qė i ofrohet lexuesit, mė e kompletuar, e mė kėtė, lexuesi ynė, pak a shumė do tė njihet me disa nga vizionet, konceptet dhe mėnyrat e qasjeve nė poezi qė ky autor me dije dhe eksperiencė kaq tė madhe i ka pėrdor, dhe natyrisht urojmė qė tė luaj (pėr aq sa ėshtė e mundur) edhe rolin e saj, sidomos tė ndikojė edhe te krijuesit e tashėm dhe tė ardhshėm nė Shqipėri, Kosovė e gjetkė.
Jemi tė vetėdijshėm se po tė pėrkthehej e gjithė krijimtaria e Turnerit, mundėsitė e pėrzgjedhjes sė formave dhe mėnyrave tė krijimit do tė ishin mė tė mėdha dhe shumėllojshmėria mė e dukshme. Gjithsesi edhe ndikimet e tij do tė ishin shumėfish mė tė mėdha, por si njė informacion i kompletuar ia vlen edhe kėshtu siē ėshtė botuar.
Mėnyra e tė shkruarit poezi siē e ka preferuar pėr vete, ndoshta me nuanca tė caktuara mund ta ndeshim edhe te poetėt klasik shqiptarė dhe te ai brezi qė pėr simpati ruante njė lloj konservatizmi (anim nga forma klasike), por qė valėt e zhvillimeve tė letėrsisė moderne i kishin zėnė edhe ata.
Pikėrisht Turner ėshtė nga ata poetė qė ka mbrojtur me ngulm animin nga poezia klasike dhe pikėrisht atij, pra Turnerit i hidhėt mėkati?!, mė shumė se ēdo poeti tjetėr se: mban pėrgjegjėsinė e rikthimit tė formave tė vjetra, si dhe krijimin e disa prej formave tė reja poetike, qė sot i gjejmė tė aplikuara nė poezinė bashkėkohor, (Marinaj, parathėnie, f. 6).
Si do qė tė jetė mėkat? a meritė!, Turner mund tė krenohet se pak a shumė edhe me ato pak elemente i ka lidhur dy epoka tė mėdha tė letėrsisė--klasiken me modernen.
Kultivimi i esencės poetike qė hasim nė kėtė libėr pėrfshinė njė shumėllojshmėri stilistike e motivore, si formė e shkruar, qė ka pėrdor ky poet nė poezinė e tij. Nėse bazohemi nė fillimet e krijimeve tė Turner do tė shohim njė poezi me elemente klasike mjaft e qėndrueshme dhe pa shenja tė transformimit modern, kjo formė e poezisė statike me gjithė kritikat e mundshme atij do ti japin statusin e njė poeti qė e njeh poezinė qysh nė embrionin e zhvillimit tė saj.
Nė tė gjitha veprat e fillimit, te poezia e Turnerit do tė gjejmė njė konglomerat a shumėllojshmėri tipesh e mėnyrash tė tė shkruarit tė poezisė duke i dhėnė njė lloj ylberimi poezisė sė tij.
Natyra e ligjėrimit poetik si njė lloj ekspresioni kanė bėrė qė temat e motivet e poezisė sė tij tė jenė mė afėr lexuesit dhe mė tė aplikueshme pėr ata poetė qė mund tė mendojmė se janė ndikuar nga poezia e Frederick Turnerit.
Pėrvoja e tij krijuese ndoshta mė lehtė se kujtdo tjetėr ia ka mundėsuar atij, pėr njė insistim kenceptual, pėr koherencėn tematike, motivore e stilistike qė veprėn e kėtij autori e kanė bėrė mė universale pėr nga idetė dhe motivet e saj.
Libri Nė shpellėn e Platonit pasi pėrfaqėson mė shumė mėnyrat dhe stilet e tė shkruarit qė ky autor i ka aplikuar nė rrugėtimin e tij letrar, ėshtė disi heterogjene, qoftė pėr nga temat e motivet qoftė pėr nga struktura stilistike e krijimit tė poezisė, duke na dhėnė njė pigment shumė ngjyrėsh qė secila mė shumė se tjetra shkėlqen e rrezaton vlera letrare duke e mbėshtetur njėra tjetrėn.
Pavarėsisht nga shumėllojshmėria esenciale lexuesi do tė vė re tipin e poezisė sė Turnerit qė e ka vėnė mbi planin filozofik, atė ekzistencialist, pastaj nė planin historik dhe bartja e metaforave a simboleve nga cikli nė cikėl, kėtė vėllim poetik e bėjnė mjaft distinktiv kurse pėr lexuesin do tė jenė tė mjaftueshme pėr ti parė, shijuar e kuptuar disa nga llojllojshmėritė tematike e stilistike qė ka ndjekur ky autor.
Natyrisht, janė kėto vlera poetike qė ka ditur ti shtjelloi Turneri, tė cilin jo rastėsisht kritika amerikane e trajton jo vetėm si poet tė madh, por emėr tė veēantė nė kuadrin e poezisė anglo-amerikane.
Vetė lidhjet qė ka poezia e kėtij autori me jetėn e tij personale, me ambientin ku ai ka jetuar, me pėrvojėn e tij tė gjatė, qoftė nga udhėtimet e shumta, qoftė nga eksperienca akademike, apo thjesht duke pas rol me rėndėsi edhe nė mjaftė revista me ndikim, e kanė begatuar jo vetėm shėnimin biografik por i kanė dhėnė ndjenjė dhe pėrjetim artistik poezisė sė tij.
Nė kėtė rast, unė pėr njė arsye a njė tjetėr do tė veēoja ciklin Parajsa nė tė cilin janė regjistruar mė ndjeshėm poezitė qė kanė njė lloj motivi nėpėrmes tė cilit shėnohen udhė-pėrshkrimet e poetit qoftė nė atdheun e tij Angli, apo nė Gjermani, Austri, Francė, Ēeki, Maqedoni, Serbi etj. Kėtu, kuptohet, motivet dhe idetė janė tė pėrafėrta me poetėt e tjerė qė kanė mundur ti vizitojnė kėto vende. Pėr mua, nga ana tjetėr, ato ishin mė tepėr njė rifreskim apo kthjellim i gjithė asaj qė ka ndodhur me mua, por qė prej kohėsh edhe mund tė jetė mbuluar pluhuri i harresės.
Vetė titujt e poezive qė janė brenda kėtij cikli do tė ngjallin emocionet e lexuesit si dhe tė autorėve tė kėsaj zone gjeografike, apo tė atyre qė udha krijuese jo rrallė i ka pėrplasur qė tej.
Poezitė: Me tren nga Londra nė Parisė, Bavaria: Mėngjes, drejt lindjes, Pranė Danubit, njė ditė mė vonė, Natė nė njė kafe rruge; brenda njė dasmė, Budapest, mėngjes, dy ditė mė vonė, Nė Grac, Austri, pėr njė konferencė, Dhjetė paradite nė Evropė, tre pasdite nė Teksas, duke shkuar mė tej drejt Lindjes, Ohėr, gjashtė ditė para kthimit, Dhuratė qė marr me vete, Shkup, buzė mbrėmjes, Verė cigane: Pėr Naum Panofskin dhe poezia Pėrfundim: Nė aeroplan, kanė shprehur tėrė ndjenjėn e njė poeti pėr tė cilin jo mė kot janė thurur lėvdatat mė tė merituara.
Njė ndjenjė humane, tė strukturuar jashtėzakonisht mirė, e gjejmė te poezia Gjatė vdekjes sė njė miku si dhe poezia vijuese Apologji e te ndonjė tjetėr.
I theksuam vetėm kėto pak poezi, jo pse ishin mė tė veēanta, por thjeshtė vetėm pėr shijen time si lexues ngase ishin edhe indikacione tė tjera qė mė lidhėn mė emocionalisht me to.
Ēfarėdo qė tė shkruaja pėr kėtė libėr dhe veēmas pėr autorin janė gjėra mė se tė vėrtetuara nė mėnyrė profesionale nė shėnimin hyrės qė i ka bėrė pėrkthyesi Gjekė Marinaj, shkrim ky qė i paraprinė librit si njė parathėnie e cila nė kėtė rast, mbase edhe pėr autorin mė duket e qėlluar dhe e domosdoshme.
Nė fund tė fundit ana artistike e kėsaj poezie mė shfaqet si bukuritė e pakrahasueshme tė Pallatit Presidencial nė Monaco, (ku jam ulur pėrball tij, pėr tia vėnė kornizat kėtij shkrimi), kurse metaforat, idetė dhe tė gjitha qasjet tematike e motivore ngjasojnė me bukuritė e rralla tė kopshtit me lule e palma pėrball Pallatit dhe kudo nė kėtė Qytet-Shtet, qė e ka ngritur dora e njeriut.
Ky krahasim mė duket zgjidhja mė fatlume pėr tė parė edhe pėrmbledhjen poetike Nė shpellėn e Platonit si njė vepėr - vlerė specifike e poezisė moderne amerikane e pėrkthyer nė shqip nga njė mendje e dije mjeshtėrore, si njė mrekulli e rrallė, vlerė kjo qė do tė qėndrojė me sukses nė mesin e kolonės sė gjatė tė librit shqip.
Jeta dhe veprat e shkrimtarit, Frederick Turner
Frederick Turner u lind nė Northamptonshire, Angli, nė vitin 1943. Pasi kaloi disa vite nė Amerikėn Qendrore, ku prindėrit e tij Viktor W. dhe Edith L. B. Turner po bėnin kėrkime shkencore, Turner u edukua nė Universitetin e Oxfordit, (1962 1970), ku fitoi gradėt B.A, M.A, dhe B. Litt, (njė gradė ekuivalente me Ph.D.) nė gjuhėn dhe letėrsinė angleze. Turner u natyralizua si qytetar amerikan nė 1997. Ai ėshtė profesori themelues i Arteve dhe Humanitetit nė Universitetin e Teksasit, nė Dallas, por qė ka mbajtur pozita akademike nė Universitetin e Kalifornisė nė Santa Barbara, Kenyon College dhe nė Universitetin "Exeter" nė Angli. Nga viti 19781982 ka qenė redaktor i revistės "The Kenyon Review".
VEPRAT LETRARE:
Books: http://frederickturnerpoet.com/
1. Deep Sea Fish (poetry). Santa Barbara, California: Unicorn Press, 1968.
2. Shakespeare and the Nature of Time (criticism). Oxford: Oxford UP, 1971.
3. Between Two Lives (poetry). Middletown, Connecticut: Wesleyan UP, 1972.
4. Romeo and Juliet (critical edition of Shakespeares play). London: London UP, 1974.
5. A Double Shadow (science fiction). New York: Berkeley/Putnam, 1978. (Also published in England by Dutton, in French by Denoel, and Japanese by Sanrio)
6. Counter-Terra (poetry). Goleta, California: Christophers Books, 1978.
7. The Return (long poem). Woodstock, Vermont: Countryman Press, 1981.
8. The New World (epic poem). Princeton: Princeton UP, 1985.
9. The Garden (poems and aphorisms). Algonac, Michigan: Ptyx Press, 1985.
10. Natural Classicism: Essays on Literature and Science (interdisciplinary studies). New York: Paragon House Publishers, 1986. Reprinted in paperback UP of Virginia, 1991.
11. Genesis: An Epic Poem. Dallas: Saybrook Publishing Co., 1988.
12. Rebirth of Value: Meditations on Beauty, Ecology, Religion, and Education (essays). Albany: SUNY Press, 1991.
13. Tempest, Flute, and Oz: Essays on the Future. New York: Persea Books, 1991.
14. Beauty: The Value of Values (monograph). University of Virginia: UP of Virginia, 1991.
15. April Wind (poems). University of Virginia: UP of Virginia, 1991.
16. Foamy Sky: The Major Poems of Miklos Radnoti (translations with Zsuzsanna Ozsvath). Princeton: Princeton UP, 1992.
17. The Culture of Hope: A New Birth of the Classical Spirit (cultural criticism). New York: The Free Press, 1995.
18. The Ballad of the Good Cowboy (poetry). Eagle Pass, Texas: Maverick Press, 1997.
19. Biopoetics: Evolutionary Explorations in the Arts (essays by various hands, edited with Brett Cooke). Paragon House, 1999.
20. Hadean Eclogues (poetry). Ashland, Oregon: Story Line Press, 1999.
21. Shakespeares Twenty-first Century Economics: The Morality of Love and Money. New York: Oxford University Press, 1999.
22. The Iron-blue Vault: Selected Poems of Attila Jozsef (translations with Zsuzsanna Ozsvath). Newcastle upon Tyne, England: Bloodaxe Books, 1999.
23. On the Field of Life, On the Battlefield of Truth. Pivot Press, New York, 2004. []
24. Paradise: Selected Poems, 1990-2003. David Robert Books, Cincinnati, 2004.
25. Natural Religion. Transaction Publishers, New Brunswick, NJ, and London, 2006.
26. Nė Shpellėn e Platonit (In Platos Cave, full-length collection of poems by Frederick Turner translated into Albanian by Gjekė Marinaj). Marinaj Publishing, Dallas, Frankfurt, Tirana, 2006.
27. The Prayers of Dallas (poetry). Turning Point Press, Cincinnati, Ohio 2006.
28. Frederick Hart: The Complete Works: Essays by Donald Kuspit and Frederick Turner. Butler Books, Louisville, 2007.
Mr. Kadri Rexha: BALADĖ PĖR TOKĖN E DJEGUR
( Ēast me kėngėn Prej Prokupje deri nė Nish,
kėnduar nga rapsodi Dervish Shaqa)
Kėnga Prej Prokupje deri nė Nish radhitet nė mesin e kryeveprave tė epikės sonė historike. E krijuar afėrsisht para dyqind vjetėsh kjo kėngė ėshtė kėnduar thuaja nga tė gjithė rapsodėt e shquar shqiptar. E kėnduar me njė patos heroik e elegjiak dhe e shoqėruar me rrėfime dhe komente rrėnqethėse kjo kėngė ka hyrė dhe ėshtė bėrė pronė e ēmuar e ēdo familjeje sa ka arritur tė bėhet pjesė e vetėdijes dhe e shpirtit tė mbarė kombit. Varėsisht nga rrethanat kohore dhe mjedisore kjo kėngė ėshtė kėnduar nė solo, nė duet dhe nė grup, por kulmin e realizimit si tekst, si melodi dhe si mesazh e ka arritur nė interpretimin e shkėlqyeshėm tė kėngėtarit tė papėrseritshėm, rapsodit virtuoz Dervish Shaqa.
Kėnga epike historike, pėrkatėsisht balada historike, Prej Prokupje deri nė Nish me temėn e madhe tė luftės dhe me motivin e saj patriotik, dinjitetshėm e hapė ciklin e rėndė tė kėngėve kushtuar mbrojtjes sė tėrėsisė tokėsore tė atdheut. Nė aspektin artistik kjo kėngė karakterizohet pėr njė poetikė tė pasur dhe pėr njė strukturė tė veēantė tė thurjes. E mbrujtur me njė gradacion tė theksuar veprimi, me njė ekspresivitet kėlthitės aktiv, me tension e shqetėsim tronditės qė tė mban pa frymė, me vertetėsinė historike tė qėndresės dhe tė heroizmit tė pashoq tė mbrojtėsve tė atdheut, me njė sintezezė dhe pėrgjithėsim mahnitės poetik, me ritmikė tė theksuar tė vargut, me mesazhin liridashės tė shkrirė nė emocion tė papėrmbajtur, nė vetėvete kėnga pėrmban dramėn e copėtimit tė Atdheut dhe gjėmėn e vazhdueshme tė tragjedisė sė pėrgjakshme kombėtare shqiptare.
1.
Kėnga Prej Prokupje deri nė Nish vjen si jehonė luftėrave shqiptaro-serbe tė dhjetėvjeēarėve tė fundit tė viteve tė shekullit XVIII, tė atyre tė fillimit tė shekullit XIX si dhe atyre tė viteve 1876-1878. Nėpėrmjet njė kėngėtimi tė ngjeshur epik, kjo kėngė evokon njė realitet tė rėndė historik qė pėrkon me luftėrat Ruso-Turke dhe me fillimin e zgjėrimit tė Serbisė nė tokat shqiptare. Ndonėse temė qėndrore e kėngės ėshtė lufta heroike e shqiptarėve pėr mbrojtjen e shqiptarėsisė sė viseve tė Sanxhakut tė Nishit tė Vilajetit tė Kosovės, mė 1809,1) thelbi i kėngės mbart klithmėn dhe gjėmėn njėqindvjeēare tė qėndresės dhe tė pėrpjekjeve tė shqiptarėve pėr mbrojtjen e qenies dhe tė trojeve shekullore.
Me tekstin dhe me melodinė unike kėnga evokon ato vite tė paharruara pėr popullin shqiptar kur njė e treta e trojeve tona etnike po laheshin me gjak, po digjeshin me themel, po grabiteshin pa mėshirė, po zhbėhėshin kombėtarisht dhe me dhunė po i aneksoheshin Serbisė. Ishte ajo kohė kur me strategjinė e tokės sė djegur, me gjenocid dhe etnocit tė hapur, Serbia e ndihmuar nga Rusia dhe Evropa bėri pastrimin etnik tė Toplicės dhe tė Sanxhakut tė Nishit, dėboi me dhunė rreth 350.000 shqiptarė autokton, rrafshoi me zjarr afro 700 fshatra e qytete shqiptare dhe vrau dhe masakroi barbarisht rreth 70.000 shqiptarė. Lidhur me gjenocidin serb dhe gjėmėn shqiptare tė asaj kohe vajton pikėllueshėm njė pjesė e folkorit tonė, flet me dhimbė nė shpirt kujtesa e popullit tė shpėrngulur dhe tė mbetur pėrjetėsisht muhaxhirė, dėshmon vrazhdė dokumentacioni i shkruar qė ka arritur deri nė ditėt tona. Emėrues i pėrbashkėt i rrėfimeve tė trishtuara tė asaj kohė janė operacionet shfarosėse serbe, zjarri dhe pushka serbe mbi njė popullatė tė tėrė tė pa armatosur, vrasjet nė masė, dėbimet me dhunė, grumbujt e kufomave tė djegura, fshatarėt e varur nė lisa, pleqėt, gratė dhe fėmijėt nė ikje, tė ngrirė nga acari anėve tė rrugėve, katundet e plaēkitura e tė rrafshuara me tokė...
2.
Kėnga Prej Prokupje deri nė Nish me pėrmbajtjen e thellė e tė gjėrė ideoemocionale pasqyron njė nga kapitujt mė tragjik tė historisė tonė kombėtare, pasqyron pėrpjekjet luftarake tė shqiptarėve pėr mbrojtjen me gjak tė trojeve etnike autoktone nga ushtria serbe si dhe klithmat e fundit tė shqiptarėve tė dėbuar nga vatrat stėrgjyshore. Nė kėngė pasqyrohet pozita tragjike e popullit shqiptar, i cili, ndonėse autokton nė trojet e veta, pėr shkak tė besimit jo krishterė, ishte izoluar dhe ishte dėnuar me vdekje nga Fuqitė e Mėdha duke mbetur i vetmuar dhe pre nė gojėn e ujkut dhe nė mėshirėn e duarve tė pėrgjakura tė fqinjėve grabitēar. Pėrmes vargjeve tė kursyera tejmase kėnga i bėn jehonė mobilizimit tė jashtėzakonshėm tė shqiptarėve tė tė gjitha trevave tė Shqipėrisė sė Veriut, tė cilėt, tė organizuar bajraqe-bajraqe, nėn komandėn e Maliq Pashės, si gjithmonė po i pėrgjigjeshin thirrjes sė atdheut tė rrezikuar pėr zhbėrje.
Kėnga hapet me njė tablo tė gjerė tė atmosferės sė kohės ndėrsa me aktet e madhėrishme tė luftės qė zhvillohen nė vijim ajo formon njė afresk epik mahnitės. Vėrtetėsia historike e ngjarjeve si dhe mesazhi emocionues i vargjeve paraqet bazėn realiste dhe vlerėn e njėmend poetike tė kėngės. Ėshtė hera e parė qė nė njė kėngė si kjo Shqipėria del nė skenė kaq madhėshtore dhe kaq e vendosur nė detyrėn e shenjtė tė mbrojtjes sė trungut tė saj:
Ugurolla, moj Shqypni
Me veprimin e saj tė vendosur Shqipėria po ngrihej jo vetėm nė skenėn kombėtare por edhe nė skenėn e madhe gjeopolitike ndėrkombėtare. Vargu nam madh, vargu kushtrimuar, urues dhe shpresėdhėnės, Ugurolla, moj Shqypni, pėr nga pesha figurative shprehėse afrohet me vargun poetik Erdhi dita e Arbėrit me tė cilin De Rada, nė Kėngėt e Milosaos, simbolikisht e hapė skenėn epike tė epokės sė ndritshme tė Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut. Pėrmes vetėm pak vargjesh koncize tė kėngės gjeniu popullor ka arritur ta shprehė solidaritetin dhe mobilizimin e pashoq tė kombit nė ditė rreziku. Parandjenja e humbjes sė trojeve tė atdheut, qė si ogur i zi e pėrshkon tėrė kėngėn, popullin shqiptar e ngriti nė luftė mbrojtėse nė nivel kombi. Ashtu si nė realitetin e kohės edhe nė kėtė kėngė gjithēka shqiptare vihet nė lėvizje. Ushtria mbrojtėse nėn organizimin e bajraqeve tė tė gjitha trevave ēanė pėrpara, pėrmes mjegullės sė kohės, marshon tymit tė pushkės:
Prej Prokupje deri nė Nish
Shqypnia shkojke fushes
Na e mbuloj tymi i pushkės
Shqypnija shkojke fushės
Na e mbuloj tymi i pushkės
Kėnga nuk ka fabulė e as hero tė mirfilltė. Rolin e fabules dhe tė protagonistit tė kėngės e personifikon Shqipėria, ndėrsa Zeqir Llausha, si personazh historik dhe artistik i kėngės, simbolizon shpirtin dhe sakrificėn e luftėtarit tė lirisė, pėrkatėsisht shpirtin dhe moralin e lartė tė popullit. Maliq pashė Gjinolli, edhe pse kryekomandat lufte, nė kėngė ėshtė figurė statike. Si shqiptar me origjinė dhe kontraverz nė veprime, nė kėtė kėngė ai nuk manifeston asnjė veprim konkret. Nė njė motėrzim tė kėsaj kėnge ky personazh stigmatizohet dhe ironizohet pamėshirė nėpėrmjet vargjeve: Pushka e Dan Zatriqit/ Nami i Pashė Maliqit. Nė kėngė parakalon edhe suita e Dervishėve, roli i tė cilėve ėshtė lutja qė shqiptarėve tu ecėn lufta mbarė.
Kėnga evokon njė luftė tė madhe dhe tė pabarabartė. Njė luftė ballė pėr ballė, fyt pėr fyt dhe perq pėr perq... Nė kėtė kėngė gjeniu popullor nuk merret me forcėn e kampit armik e as shquan ndonjė personazh nga ana e armikut. Lidhur mė forcėn e armikut informacionet dalin tėrthorazi: qėndresa mbinjerėzore shqiptare dėshmon se armiku ėshtė nė epėrsi tė madhe. Epėrsinė shumė dimensionale tė forcave serbe e dėshmon edhe historia. Ato nė krah kanė Rusinė. Nė ndihmė kanė Turqinė e dobėsuar qė pėr ta shpėtuar kokėn bėn tregti me toka shqiptare. Por shqiptarėt, si gjithmonė, pėr tu dalė zot me ēdo ēmim trojeve tė tė parėve, sulmojė pa pėrfillur forcat e armikut, luftojnė pa pėrfillur vendimet e perendive tokėsore. Kėnga rrėfen pėr njė luftė vendimtare, pėr njė luftė ekzistenciale, pėr njė luftė tė jesh o tė mos jesh nė kohė dhe hapėsirė, pėr njė luftė ku dimensioni i Atdheut merr kuptim real. Beteja zhvillohet nė pėrmasa epike sa nga tymi i barutit nuk shihen as flamujt e luftės. Lufta merr pėrmasa tė mėdha. Kėnga me pak fjalė japė pamje tė gjėra beteje. Pėrleshje. Kacafytje. Llogore tė mbushura me gjak. Thirrje prijėsish. Frymėn luftarake nė rritje. Sulme tė reja. Bajraqet qė lėvizin pėrpara. Luftėtarė qė sulmojnė mbi armikun. Prej sulmit nė sulm. Prej llogorit nė llogor:
Kur i ramė llogorit tparė
Me qafirin ballė pėr ballė...
Kur i ramė llogorit tdytė
Me qafirin fyt pėr fyt....
Kur i ramė llogorit ttretė
Me qafirin perq pėr perq...
Bini, djem, dushmanit
Pėr hatėr tVatanit...
Nė kėto ēaste tė rėnda pėr luftėtarėt e Atdheut kėnga shkon mė tej. Objektivi i kėngėtarit popullor ndalet te luftėtari Zeqir Llausha. Kėnga nė kėtė rast, pėrmes tri pamjeve epike, portreton figurėn legjendare tė heroit: nė pamjen e parė Zeqir Llausha shihet nė fushėn e betejės duke sulmuar, nė tė dytėn si rezultat i luftės mbinjerėzore vigani i ka mbushur me gjak tri llogore, ndėrsa nė pamjen e tretė ai skalitet si permendore madhėshtore me flamur tė rėnduar nga gjaku. Nėse kėnga mjaftohet me njė informacion tė kursyer pėr heroin, kujtesa popullore rrėfen se Zeqir Llausha nė ketė luftė po merrte pjesė si ushtar shumė i ri, si djalosh qė ende nuk i kish rėnė brisk fytyrės. Nė ēastin kur Bajraktari i Llaushės bie heroikisht nė sheshin e betejės, Bajraku i fisit gjendet nė duart e njoma tė Zeqirit. Flamuri i luftės duhej tė ngrihej sėrish, duhej tė trashėgohej. Sipas traditės Bajraku mund tė mbahet vetėm nė dorė burri, nė mustaqet e tė cilit mund tė qėndrojė krehėri. Kėtė pengesė, Zeqir Llausha e tejkalon me lehtėsi e guxim. E merr krehėrin, e ngulė nė mish mbi buzėn e epėrme, nė vendin e mustaqeve, dhe me Bajrakun e pėrgjakur nė dorė ēanė pėrpara nė sulm:
Hajde, hajde, Zeqir Rezalla
Mos i del bajrakut pėrpara
Bajraku i Zeqirit
Spo dahet prej tymit
Nė vazhdim kėnga sjell skena tė tjera. Skena epike... Dhe secila skenė ėshtė mė tronditėse se tjetra... Sulme dhe kundėrsulme. Gjak... gjak... dhe rėnie heroike nė emėr tė Vatanit. Tė Vatanit qė po copėtohet . Tė Vatanit qė po pushtohet... Tė Vatanit qė po humbet... Thirrje... Kushtrim... Sulm... Nė gjak janė larė trimat. Me gjak janė mbushur llogoret... Nga gjaku janė rėnduar flamujt:
Hajde, hajde, Zeqir Llausha
Tre llogore nė gjak i mbushe
Ēo Zeqir bajrakun
Smund po e luej prej gjakut...
Nė evokimin e kėsaj lufte tė shenjtė dhe tė pabarabartė, si rrallė herė nė raste kėsisoji, inkuadrohet edhe muza popullore. Inkuadrimi i saj nė kėngė simbolizon urdhėrin e Komandantit, urdhėrin e Atdheut dhe urdhėrin e Zotit fuqiplotė. Ndaj refreni i kėngės, i ripėrsėritur thuaja pas ēdo strofe, tingėllon aq natyrshėm, aq njerėzor dhe aq hyjnor:
Bini, djem, dushmanit
Pėr hatėr tVatanit...
Dhe trimat sulmojnė si luaj. Dhe trimat bien nė sulm njėri pas tjetrit. Dhe luftėtarėt e lirisė po bėheshin kurban tė trojeve tė atdheut. Dhe gjaku i derdhur det po merrte formėn e Tapisė sė pėrjetshme tė trojeve qė po grabiteshin nga armiku. Ndaj para rrebeshit barbarė edhe bajraqet e Atdheut zunė tė lėkunden. Ata nuk ngulėn mė... nuk zėnė vend kund...
Prej Prokupje deri nė Nish
Na u mbush fusha plot dervishė
Dervishlerėt po luten
Bajraqet spo ngulen...
Fundi i kėngės ėshtė tragjik ashtu siē qe tragjik fati i njė tė tretės sė Atdheut tonė. Qėndresa dhe flijimi shqiptar ranė para forcės ruso-serbe. Nė kėtė rast ra edhe Nishi, ra Piroti, ra Toplica, ra Kosanica, ra Qupria, Pllana, Krusheci, Leskoci, Gurdulica, Vranja, Pėrkupja, Kurshumlia,
Qėndresa dhe flijimi ranė, por amaneti dhe gjėma e rreth 700 fshatrave shqiptare tė djegura me themel mbetėn tė jetojnė amshueshėm nė ndėrgjegjen e brezave: derdhėm gjak deri nė pikėn e fundit, atdheun nuk e falėm as e shitėm... na dogjėn, na pushtuan dhe na dėbuan mė forcė... Dhe gjėma e asaj zezone dėgjohet kudo edhe sot: nė male, nė fusha, nė lumenj, nė gjakun e secilit shqiptar...
Thonė: amanetin nuk e tretė dheu.
3.
Kėnga Prej Prokupje deri nė Nish ėshtė perlė e vėrtetė e letėrsisė sonė popullore. Nė kėtė kėngė tipike thirravaje shqiptare, kėngėtari anonim popullor ka derdhur tėrė gjenialitetin krijues, si nė pėrmbajtje ashtu edhe nė ritmikė gradative tė kėndimit, nė kėndim vaji dhe heroizmi. Kjo ėshtė mbase e vetmja kėngė shqiptare kėngė e vaj, vaj e kėngė, mall pėr jetė e gjak pėr vdekje...2) E frymėzuar dhe e krijuar nė ēastet dramatke tė pushtimit tė njė pjese tė atdheut kjo kėngė edhe sot e ruan freskinė, bukurinė dhe harmoninė e pėrkryer. Me vlerat e larta ideoestetike si dhe me theksin e shquar luftarak e mobilizues kjo kėnge, si krijim aristik, nėpėr kohė e ka luajtur rolin e dėshmuar historik. Me kėtė kėngė Dervish Shaqa, si edhe rapsodėt tjerė, pėrgatiti dėgjuesit e vet pėr njė kohė qė duhej tė vinte, me kėtė kėngė ai trokiti nė dyert e ndėrgjegjės sė fjetur tė shqiptarėve, me kėtė kėngė ai mobilizoi popullin pėr sfida tė reja... Sepse programet serbe pėr shfarosjen e shqiptarėve ende ishin nė veprim... Sepse tojet e copėtuara shqiptare me padurim prisnin mendjen dhe pushkėn e bijėve tė vet pėr veprim drejt bashkimit. Sepse Flamuri Kombėtar priste tė valojė cep me cep tė Shqipėrisė Etnike...
Tregojnė se kėtė kėngė Dervish Shaqa e ka dashur shumė. Edhe si tekst edhe si melodi. Dhe, pėr mrekulli, nė programin e repertoarit tė tij, kėtė kėngė ai gjithmonė e ka lėnė pėr nė fund. Kėtė veprim Rapsodi e ka arsyetuar me kėtė mėndim: Ajo kangė do shumė za. Kangėtari lodhet. Prandaj edhe e len pėr nė fund.3)
Nė kėtė pohim ka njė tė vertetė tė madhe: sa besim mitik po aq edhe filozofi reale. Ėshtė e vėrtetė se kėnga do shumė zė. Ėshtė vėrtetė se gjatė interpretimit kėngėtari lodhet tejmase. Por ėshtė edhe njė e vėrtetė tjetėr tė cilėn Rapsodi e di por nuk e thotė dot: kjo kėngė aq sa e lodhė kėngėtarin po aq e dėrmon edhe dėgjuesin. Kėnga fillon me vargun apostrofues dhe personifikues Ugurolla (me fat na qoftė) moj Shqypni dhe kulmon me vargjet refren tė pėrsėritura nga dy herė Oooo bini, djem, dushmanit / Pėr hatėr o tVatanit, aiiiiiiii.... Dhe pasthirrmat aaiiiiiiii.... dhe ėėheeeeeeee..., ngjashėm me ison e kėngėve polifonike tė Jugut marrin ngjyrėn e vajtimit, tė njė vajtimi tė pėrjetshėm ilirian qė tė ngritė nė sferat e panjohura tė ndjenjės e tė mendimit dhe tė zbret ngadalė nė realitetin kohor duke tė lėnė pa frymė...
Tė pėrkujtojmė, Dėrvish Shaqa ka kėnduar kėngė me tė shkurtėra dhe aso me tekste shumė mė tė gjata. Ai ka kėnduar kėngė emocionuese tė lirikės sonė mė subtile dhe kėngė tė pėrgjakshme epiko-legjendare tė eposit tė kreshnikėve. Ka kėnduar heroizmin legjendar tė Oso Kukės dhe, me lotė tė valė, ka vajtuar fatin e zi tė Avdi Hysės tė plaēkitur dhe tė vrarė nga malazezėt...
Ka kėnduar pėr namin e Marash Palit nė sarajet e Pashės nė Shkodėr dhe pėr qėndresėn e paepur tė Kamber Loshit tė rrethuar nga Serbia nė njė kasollė tė mbuluar me kashtė... Dhe askund ai nuk e cekė lodhjen... Dhe askund ai nuk e kujton ligėshtimin...
Po, vallė, ēka paska atėherė mė tepėr kėnga Prej Prokupje deri nė Nish qė Rapsodi po e lėka pėr nė fund tė programit..? Nė kėtė rast Rapsodi heshtė, ashtu siē heshtim edhe ne dėgjuesit e kėngės. Rapsodi qanė nė vete, ashtu siē qajmė nė heshtje edhe ne dėgjuesit e kėsaj kėnge... Sepse, nė heshtje, pa dallim, pajtohemi tė gjithė se kjo kėngė nė zemrėn tonė ėshtė gur varri i njė pjese tė atdheut tonė tė djegur e tė pushtuar. Sepse e ndiejmė tė gjithė se kjo kėngė nė qenien tonė simbolizon varrezėn kolektive tė 700 fshatrave shqiptare tė shkretėruara barbarisht nga dora serbe. Sepse nė ndėrgjegjen tonė tė vrarė kjo kėngė troket si gjėmė dhe si amanet ende i pa pėrmbushur...
-
1) Dr.Muhamet Pirraku, Topi i Zeēir Keēinės kundėr Jashar Pashė Gjinollit, www. Pashtriku. Org.
2) Ahmet Qeriqi, Kėngė pėr heroizmin dhe tragjiken shqiptare, emision special i Radios Kosova e Lirė.
3) Adem Istrefi, Dervish Sharkia dhe kėnga kosovare, Rilindja, 13 prill 1995, fq.9
(Tė drejtat e ribotimit i mban autori, K. Rexha)
Kadri Rexha: EPOKA E JENIĒERĖVE BRENDA NJĖ ROMANI
(Ahmet Qeriqi: Koha e jeniēerėve, roman historik, botoi RKL, 2009)
Ditė mė parė seksioni botues i Radios Kosova e Lirė lėshoi nė qarkullim romanin historik, Koha e jeniēerėve tė autorit Ahmet Qeriqi. Ky roman, me temėn, me idenė dhe me realizimin e mirė artistik, radhitet nė mesin e krijimeve mė tė mira tė prozės shqipe tė botuara viteve tė fundit, ndėrsa shkrimtarin, Ahmet Qeriqi e vė nė spikamė duke e bėrė edhe mė tė dashur pėr opinionin lexues.
Natyrė meditative, kėmbėngulės nė realizimin e idealit, mjeshtėr nė artikulimin e mendimit, Ahmet Qeriqi, me shkrimet e tij letrare dhe publicistike, i takon rrethit tė veēantė tė krijuesve, tė cilėt, duke gjurmuar traditėn autoktone shqiptare, mbi vete kanė marrė pėrgjegjėsinė historike pėr ndriēimin e tė kaluarės sonė, tė mendimit, tė veprimit dhe tė identitetit kombėtar me qėllim fisnik pėr tė nxjerrė nė dritė tė vėrtetėn shkencore mbi tė vėrtetėn tjetėr tė shkencės serbe tė ndėrtuar pėr kombin tonė me falsifikime dhe gėnjeshtra shekullore. I pranishėm nė letrat shqipe tashti e dyzet vjet rresht, mbledhės i folklorit, njohės dhe studiues i traditės shqiptare, shkrimtar dhe publicist militant, kėtė radhė, Ahmet Qeriqi shfaqet me romanin Koha e jeniēerėve, i cili me dinjitet po merr udhė drejt botės sė lexuesve, duke u bėrė kėshtu pronė e mbarė kulturės sonė.
Romani historik Koha e jeniēerėve ėshtė tablo artistike, nė tė cilėn me kolorit autentik pasqyrohen ngjarjet e mėdha dhe komplekse tė decenies sė fundit tė shekullit XVII si dhe ato tė tri decenieve tė para tė shekullit XVIII, qė lidhen me dyndjet e shqiptarėve drejt veriut, me procesin e konvertimit tė shqiptarėve tė fesė krishtere nė fenė islame, me ngjarjet e kohės sė ngritjes sė fuqisė mobilizuese luftarake tė jeniēerėve shqiptarė nė formacionet e Perandorisė Osmane deri nė rebelimin e organizuar tė tyre mu nė zemrėn e Perandorisė, nė Stamboll, nėn udhėheqjen e Halil Patronės, si dhe me jehonėn e atij rebelimi anė e mbanė Shqipėrisė Verilindore. Romani, pra, evokon kulmin e epokės katėrqindvjeēare tė jeniēerėve, nė tė cilėn, sipas statistikave tė kohės, herė-herė, shqiptarėt pėrbėnin njė tė tretėn e tė gjitha formacioneve tė jeniēerėve tė mbarė Perandorisė.
Romani, mjeshtėrisht na zbret nė vjeshtėn e vitit 1689, nė ditėt e shqetėsuara dhe luftarake tė popujve tė pushtuar, tė cilėt, pas Luftės sė humbur tė Kosovės, treqind vjet mė parė, po bėnin edhe njė pėrpjekje tjetėr tė pėrbashkėt pėr ēlirim nga Perandoria Osmane. Kryengritjes sė aleancės antiosmane kėsaj radhe i printe gjenerali austriak Pikolomini, ndėrsa nė mesin e popujve liridashės shquheshin shqiptarėt e udhėhequr nga peshkopi dhe shkrimtari Pjetėr Bogdani e prijės tė tjerė. Pas luftimeve tė pėrgjakshme nė mes tė tė dyja palėve kundėrshtare, nė dhjetor tė vitit 1689, forcat turke arrijnė ta pushtojnė Shkupin dhe Kaēanikun, ku vrasin tė gjithė shqiptarėt e zėnė rob, dhe vetėm njė vit e gjysmė mė vonė, forcat perandorake tė udhėhequra nga Veziri i Madh, Mustafė Qypėrliu, shqiptar me origjinė, arritėn ta ripushtojnė Beogradin dhe fushat e Panonisė. Pikėrisht, nė kėtė kohė, nė kėtė periudhė tė udhėkryqit historik tė Shqipėrisė Verilindore, fillon rrėfimi i gjatė, tragjik dhe pikėllues, i romanit Koha e jeniēerėve, i realizuar me shumė sukses nėpėrmjet njė stili mbresėlėnės, tė ngjashėm me artin e realizmit magjik tė romaneve tė letėrsisė latino-amerikane.
Nė bazėn e romanit Koha e jeniēerėve fokusohet jeta e gjithanshme e fshatarėve tė Drenicės Juglindore dhe, nė veēanti, ajo Malėsisė sė Malmirit. Ėshtė kjo njė jetė e rėndė e njė populli tė pushtuar, por tė panėnshtruar, njė jetė e vazhdueshme nė luftė pėr ekzistencė, njė pėrpjekje e jashtėzakonshme pėr ruajtjen e qenies, pėr ruajtjen e identitetit. Nėpėrmjet njė shprehje tė pėrparuar artistike nė roman janė dhėnė ngjarje dhe skena tronditėse tė shtresave tė gjėra tė popullit, qė nė saje tė udhėheqėsve tė tyre fizikė dhe shpirtėrorė arrijnė ta ruajnė drejtpeshimin pėrballė furtunave dhe stuhive tė kohės tė trajtuara konkretisht nėpėrmjet sundimit tė egėr tė pushtuesit turk si dhe nėpėrmjet veprimtarisė perfide tė misionarėve tė kishės ortodokse serbe tė shuguruar nė manastirin e Deviēit, tė Deēanit, etj.
Kompozicioni i romanit Koha e jeniēerėve zhvillohet nėpėrmjet personazheve historikė dhe atyre tė imagjinuar, me tė cilat autori ka arritur ta tipizojė njė epokė tė caktuar historike. Koha e jeniēerėve nė Shqipėrinė Verilindore, me kėtė rast nė Malėsinė e Malmirit, ėshtė dhėnė pėrmes Selim jeniēerit, njė personazh i tregimeve tė moēme tė trevės sė Drenicės, me njė pėrputhje tė theksuar me ato tregime lidhur me mizoritė e tij, por edhe me fundin e tij tė errėt. Ky personazh ėshtė realizuar nė kohė dhe hapėsirė nė pėrkim me tė dhėnat relevante historike, por edhe me imagjinatė dhe mjete tjera shprehėse tė rrėfimit. Edhe Hoxhė Brahimi ėshtė personazh i mbetur nė mbamendje si Hoxhė janxhiku dhe nė popull kujtohet si hoxha i parė i martirizuar asokohe nė Drenicėn Juglindore. Gjon Leku, figurė e imagjinatės, nė roman mishėron pėrfaqėsuesin tipik tė prijėsit popullor: ėshtė luftėtar i paepur, autoritet i respektuar, mendimtar i urtė, figurė qendrore e kuvendeve tradicionale nė Malėsinė e Malmirit, njeri i flijimit sublim pėr tė mirėn e popullit dhe tė progresit historik. Uranie Qiriaqi, personazh me peshė nė roman, po ashtu ėshtė figurė e ruajtur deri vonė nė kujtesėn e banorėve tė Malmirit. Ajo ėshtė pėrfaqėsuese e popullatės sė shpėrngulur dhe tė vendosur nė koloninė shqiptare nė rrethinat e Nishit, e ikur nga vendi me qėllim tė ruajtjes sė fesė se krishtere, tė ritit ordodoks, ēifligare e suksesshme, por qė ka njė fund tragjik, ashtu siē e kanė tė gjithė sivėllazėrit e saj qė pėr hirė tė fesė humbėn trojet e tė parėve, gjuhėn dhe pėrkatėsinė kombėtare.
Ēėshtja e konvertimit dhe e dukurisė sė laramanėve fetarė nė roman zė njė trajtim tė posaēėm dhe tė dokumentuar. Duke konstatuar me fakte se Malėsia e Malmirit ka qenė oaza e fundit e krishterė nė Drenicė autori edhe nė kėtė vepėr letrare mbron mendimin e kahershėm se konvertimi nga krishterimi nė fenė islame nuk ishte kryer vetėm dhunshėm ashtu siē e mbron edhe tezėn se nė shpėrnguljen e viteve 1689-1690 nga trevat e Kosovės janė larguar shqiptarėt e krishterė, nė mesin e tė cilėve edhe njė pakicė e elementit serb, por jo nė pėrmasat qė pretendon historiografia serbe.
Autori ka njė meritė tė madhe sepse pėrmes kėtij romani lexuesit shqiptar ia sjell tė freskėt personalitetin e shquar me origjinė shqiptare, jeniēerin Halil Patrona, personalitet i njohur botėrisht, por i anashkaluar dhe i harruar padrejtėsisht nga historiografia shqiptare.
Nė roman nuk ėshtė trajtuar nė mėnyrė tė veēantė niveli i vetėdijes kombėtare te shtresat e gjėra tė Malėsisė sė Malmirit, por qėndresa e tyre pėr mbijetesė nė truallin e tė parėve, qoftė edhe me kushtin e konvertimit nga feja krishtere nė fenė islame, flet shumė pėr njė vetėdije tė formuar, tė paktėn nė aspektin tradicional dhe etnopsikologjik.
Duke u pajtuar me konstatimin e Akademikut Rexhep Qosja se romanet historike, zakonisht, shkruhen pėr tu mbajtur mend historia, pėrvojat dhe vlerat e saj me plot gojėn mund tė pohoj se Ahmet Qeriqi me romanin historik Koha e jeniēerėve i ka realizuar tė tri idealet e theksuara, duke i skrirė ato nė njė vepėr tė pėrjetshme, qoftė si dokument jetėsor, qoftė si krijim artistik letrar.
Ahmet Qeriqi: Rikthimi pėrmes kėngėve nė njė perceptim realist tė Betejės sė Kosovės tė vitit 1389
Vėshtrim rreth librit Beteja e Kosovės e vitit 1389, njė epikė shqiptare, vepėr e autores, Anna di Lellio
Beteja e Kosovės e vitit 1389 ėshtė rikthyer nė kėtė 620-vjetor, me njė libėr tė shkėlqyer tė studiueses dhe publicistes sė njohur, Anna di Lellio, e cila pasi ka gjurmuar shumė nga burimet historike lidhur me kėtė betejė, ka botuar tetė kėngėt shqipe pėr Betejėn e Kosovės. Kėto kėngė, nga gjuha jonė, nė gjuhėn angleze, i ka pėrkthyer, historiani i njohur, Robert Elsie. Fillimisht nė libėr ėshtė prezantuar parathėnia e autores sė kėtij libri.
Merita kryesore e kėtij libri dhe autores sė saj ėshtė se ajo, e para ėshtė kujtuar qė kėto kėngė ti botojė si njė tėrėsi, punė kjo, qė do tė duhej ta kishte bėrė qysh moti Instituti i Albanologjisė, apo i Historisė, apo edhe studiuesit shqiptarė, nė Prishtinė dhe nė Tiranė. Mirėpo kjo nuk ėshtė hera e parė, qė diēka e tillė ka ndodhur dhe ndodh me ne, shqiptarėt.
Libri studimor, Beteja e Kosovės ... i autores Anna di Lellio ngrė pėr shqyrtim problemet gjithnjė tė mprehta tė armiqėsisė 13 shekullore nė mes shqiptarėve dhe serbėve. Kėtė armiqėsi, pėr tė mos thėnė edhe patologjike, e kishte vėrejtur, pėrveē tjerėsh, udhėpėrshkruesja dhe mikesha e madhe e popullit shqiptar, Miss Edith Durham, qysh nė fund tė shekullit 19-tė, armiqėsi pėr tė cilėn kishte shkruar sidomos nė librin e saj Brenga e Ballkanasve, botuar nė vitin 1903. Zonja e nderuar, Durham nuk arrin ti zbulojė shkaqet historike tė kėsaj armiqėsie, por kishte arritur ta evidentonte realisht kėtė ēėshtje, duke u mbėshtetur nė opinionet e shqiptarėve dhe tė serbėve.
Anna di Lellio, gjatė punė dhe qėndrimit nė Kosovė, si drejtuese e Zyrės sė medieve dhe kėshilltare, ka mėsuar mjaft mirė edhe historinė e popullit shqiptar, por edhe tė popullit serb. Ajo ėshtė treguar e paanshme nė interpretimin e fakteve, mirėpo fakti se ėshtė marrė me anėn tjetėr tė medaljes, ka nxitur reagime te serbėt e Beogradit, tė cilėt e kanė pritur me zemėratė kėtė libėr tė mrekullueshėm, qė ėshtė kontribut pėr historinė shqiptare dhe serbe, nė tė njėjtėn kohė.
Serbėve tė zemėruar nuk iu vjen mirė kur botohet njė libėr i tillė. Ata duken tė bezdisur dhe tė indinjuar pse shqiptarėt ende ruajnė nė kujtesėn e tyre historike, nė epikėn legjendare pėr Betejėn e Kosovės dhe kryetrimin, Milush Kopiliqi. Kjo iu pengon, sidomos serbėve njėdimensionalė, atyre serbėve trabantė, qė sikur thotė arkimandriti serb, Ilarion Ruvarasi, ( 1832-1905) paraardhėsit e tyre i gjejnė edhe nė Kinė, duke lėnė trashėgim fabulėn se serbėt janė populli mė i vjetėr i botės dhe popull hyjnor. Kjo ėshtė trashėgimia e falsifikuar e historisė, e cila pretendon tė edukojė brezat se serbėt dikur qenkėshin shtrirė nė tėrė botėn dhe jo vetėm nė Ballkan.
Autorja, nė librin e saj ka sintetizuar me sukses, shkrimet historike, analizat e mirėfillta, bisedat dhe intervistat me studiues tė lėmenjve tė ndryshėm, ka shkėputur sa e sa fakte historike tė autorėve shqiptarė, serbė dhe tė huaj, duke u mbėshtetur kryesisht nė mbamendjen shqiptare, nė eposin shqiptar lidhur me kėtė betejė dhe duke e ndėrtuar rrėfimin shqiptar pėr Betejėn, pa e injoruar rrėfimin serb.
Ajo ka paraqitur para publikut lexues njė realitet, jo tė panjohur pėr shkencėn dhe historinė serbe nė pėrgjithėsi, por tė fshehur dhe tė injoruar tėrėsisht nga shkenca me pėrmbajtje mitike, serbe. Zonja di Lellio, me kėtė rast i ka qėndruar besnike tė vėrtetės, e cila nuk i kėnaq tė gjithė, por zbardh atė qė e ka errėsuar koha, apo atė qė ėshtė errėsuar me qėllim dhe pėr qėllime tė caktuara, tė propagandės politike.
Libri, me gjuhėn e fakteve dhe tė kujtesės gojore shqiptare vė edhe njėherė nė ballafaqim faktet pėr Luftėn e Kosovės, kėsaj radhe me fjalėn e popullit, me kujtesėn e tij, me mbamendjen e tij historike. ( Tė shtojmė me kėtė rast se rapsodi, Hamėz Xhema nga fshati Bojkoviq i komunės sė Vushtrrisė, qysh nė vitin 1923 kėtė kėngė, duke qenė i prangosur dhe i mbajtur nė burg nga regjimi despotik serb, ia kishte recituar studiuesit, Gligorije Elezoviq, ndėrsa kėngėn shumė decenie mė parė e kishte dėgjuar dhe e kishte mėsuar nga rapsodi i njohur i shekullit 19-tė, Maliq Zhabari. Ky fakt tregon se kėnga epike legjendare, shqiptare, pėr Betejėn e Kosovės, ishte pėrcjellė brez pas brezi nga elita e rapsodėve shqiptarė, tė cilėt kanė sjellė nė kujtesė edhe motive tė njohura tė kėngėve homerike).
Anna di Lellio ėshtė mbėshtetur fuqishėm nė argumentin mė tė fuqishėm, nė burimin gojor, ku nuk kishte depėrtuar dot politika, por as shkolla serbe e falsifikimeve, madje as shkolla shqiptare, e cila ėshtė shumė e vonė, dhe pėr dallim nga shkenca serbe, e cila shpeshherė ėshtė arrogante dhe virulente, shkenca shqiptare ėshtė paksa e pėrgjumur, kryesisht pacifiste dhe e pozicionuar vetėm nė mbrojtje.
Tetė kėngėt pėr Luftėn e Kosovės, tė mbledhura nga Gligorije Elezoviq, Margaret Haslluck, Albert Llord, Anton Ēetta dhe variante tė tjera tė kėnduara nga rapsodėt anonimė, pėrbėjnė tėrėsinė e njė kujtese, qė sjellė njė lėndė tė mjaftueshme, pėr tė paraqitur para lexuesit botėror rrėfimin shqiptar pėr Betejėn e Kosovės dhe tė kryetrimit tė kėsaj beteje, Milush Kopiliq. Vetvetiu kjo lėndė e pėrmbledhur nė kėtė libėr flet jo vetėm pėr Luftėn e Kosovės por edhe pėr pjesėmarrjen masive tė shqiptarėve ortodoksė nė kėtė dhe luftėra tė tjera tė mėvonshme. Pėrndryshe, pėrse shqiptarėt e besimit islamė, tė cilėt nė shumicė dėrrmuese ishin konvertuar do ta ruanin kujtimin e tyre pėr njė serb, po tė kishte qenė serb, heroi i Betejės sė Kosovės, Milush kopiliqi? Kjo ėshtė poenta dhe merita kryesore e kėtij libri. Tetė kėngė, dhe nė to disa mijėra vargje, tė mbijetuara nėpėr breza, flasin vetvetiu, ndėrsa tani e tutje kėto vargje flasin edhe anglisht, dhe kjo ėshtė meritė e intelektuales, Anna di Lellio.
Librin e saj, autorja nuk e ka shkruar duke qėndruar e mbyllur nė zyre dhe duke shfletuar vetėm internetin, por ajo ka hapėruar nėpėr shumė vende, nė Drenicė, nė Kosovė dhe nė Shqipėri, ka biseduar me fshatarė, gazetarė dhe historianė, ka dėgjuar duke e kėnduar kėtė kėngė rapsodėt shqiptarė, qė edhe sot e kėsaj dite e kėndojnė kėtė kėngė sidomos nė dasma e ahengje, ka gjurmuar si bleta nektarin dhe ka arritur qė idenė e saj pėr raportet serbe shqiptare ta sintetizojė nė njė segment tė njė pozicioni tė fortė shkencor. Ajo ka vlerėsuar se drenicasit nė tėrė historinė e tyre tė kaluar ishin kryengritės dhe asnjėherė nuk ishin pajtuar me asnjė pushtues. Ata, me kohė e kishin pranuar fenė islame, por nuk e kishin ndaluar kurrė luftėn kundėr Perandorisė turke. Kishin luftuar edhe Serbinė, Austro-Hungarinė, fashizmin italian dhe gjerman si dhe regjimin kriminal tė Milosheviqit, duke tėrhequr njė paralele historike tė qėndresės shekullore heroike, prej Milush Kopiliqit, Ahmet Delisė, Azem e Shote Galicės, Shaban Palluzhės e deri te legjendari i UĒK-sė, Adem Jashari, ( Parathėnie e librit: f.28-29.)
Duke u nisur nga dėshira pėr tė zbuluar faqet e panjohura tė sė kaluarės sė shqiptarėve, por edhe popujve tė tjerė tė Ballkanit, Anna di Lellio, nė librin e saj Beteja e Kosovės... ka pasqyruar me besnikėri realitetin faktik, atė pjesė tė realitetit qė ka sjellė deri nė ditėt tona memoria e popullit, duke i ruajtur dhe duke i pėrcjellė rrėfimet, legjendat, por edhe toponimet pėr heroin e madh tė Mesjetės, Milush Kopiliqin, tė cilin serbėt nė shekullin 18-tė e kanė konvertuar nė Milosh Obiliq.
Mbetet, qė pėr kėtė libėr tė interesohen mė shumė institucionet e vendit dhe ta pėrkthejnė nė gjuhėn shqipe.
Anna di Lellio i ka dhėnė njė kontribut tė ēmuar kulturės dhe historisė shqiptare me kėtė vepėr, e cila doli nė dritė kohė mė parė nė gjuhėn angleze dhe e cila iu dedikohet nė radhė tė parė lexuesve dhe studiuesve anglishtfolės.
Ahmet Qeriqi: Manipulimet politike e fetare me emrin dhe personalitetin e Nėnė Terezės
Robėria dhe skllavėria shumėshekullore e popujve ka krijuar kultin e Shpėtimtarit, tė Mesisė kudo te popujt e botės dhe jo vetėm ndėr ne. Etja pėr kultet nuk ėshtė diēka gjenetike as e lindur, por janė sundimtarėt ata qė ngrehin kulte, me qėllim qė popullin ta mbajnė tė robėruar, tė shfrytėzuar e tė nėnshtruar.
Nė kohėn e sundimit turk, sidomos nė periudhėn e konvertimit fetar tė shqiptarėve, kult suprem ishte Sulltani, Baba Mbreti. Kur pėrmendej emri i tij, jo vetėm ēdo imam, por edhe ēdo besimtar duhej tė luante nga vendi. Ēuditėrisht, njė veprim ti tillė nuk bėhej kur pėrmendej emri i Allahut, apo emri i profetit Muhamed. Edhe pse feja islame nuk preferon veprime tė tilla, nė praktikė sundimtarėt, sidomos sulltanėt, identifikoheshin me mėkėmbėsin e fesė dhe me kultin e sundimtarit, qė shtrinte pushtetin nė kėtė botė.
Secila periudhė historike ka pasur dhe ka kultet, tė cilat nuk lindin vetvetiu por i lind, i ushqen dhe iu jep dimension feja, pushteti, politika.
Nė kėtė segment u lind edhe kulti i Nėnė Terezės, Gonxhe Bojaxhiut, e cila nė parim tė besimit tė saj tė ēiltėr nuk kishte kultin e individit, por tė tjerėt, sidomos pas vdekjes e ngritėn nė kult, nė radhė tė parė pėr qėllime politike, pse jo edhe pėr qėllime fetare e tjetėr fare.
Kulti i nėnė Terezės ėshtė instaluar nė Kosovė, sidomos nė kohėn e sundimit tė regjimit vrastar tė Milosheviqit, si pėrpjekje pėr tė dėshmuar para botės se shqiptarėt janė popull i vjetėr, me qytetėrim autentik dhe kanė dhėnė personalitete me pėrmasa botėrore. Kėtė kult e ngriti edhe mė lartė politika pacifiste e Ibrahim Rugovės, i cili me tėrė qenien ishte drejtuar kah Vatikani, nga ku kėrkonte shpėtim, duke pasur mbėshtetje sidomos kultin tashmė tė ngritur pėr Nėnė Terezėn.
Njė rol tė rėndėsishėm nė Kosovė nė ngritjen e kėtij kulti ka luajtur edhe formimi i Shoqatės bamirėse, humanitare Nėna Terezė, e cila ka vepruar sidomos nė vitet e robėrisė, por edhe gjatė kohės sė luftės sonė heroike ēlirimtare dhe fitimtare, Nėnė Tereza tashmė ishte bėrė emėr i njohur pėr tėrė botėn shqiptare. Pėrvujtėria e saj, mėshira, pėrkujdesja pėr tė pastrehėt, pėr tė sėmurėt, ishin bėrė mbėshtetje morale pėr popullin fukara, i cili kėrkonte me ēdo kusht tė mbijetonte sundimin e egėr dhe gjakatar tė Serbisė sodomiste dhe mirėpriste ēdo ndihmė nga kudo qė do tė vinte.
Shumicės dėrrmuese tė popullit tonė nuk i ka interesuar as i intereson misioni i saj i shenjtė, mbėshtetur fuqishėm dhe krejtėsisht nė Kishėn katolike dhe nė politikėn fetare tė Vatikanit. Nėnė Tereza realisht ishte njėra ndėr misionaret mė tė njohura tė botės katolike dhe me shembullin e pėrkushtimin e saj arriti ta zgjerojė dhe ta begatojė misionin e bamirėsisė, por kurdoherė dhe ēdoherė duke i qėndruar besnike Vatikanit dhe synimeve misionare, qė edhe sot e kėsaj dite janė tė pėrhapura dhe funksionojnė nė tė katėr anėt e botės.
Me shembullin dhe pėrkushtimin e saj ajo tuboi rreth vetes motra tė nderit, kuptohet, vetėm nga rendi dhe urdhri katolik. Ndikimi i saj nė politikėn ndėrkombėtare pėr Kosovėn nuk mund tė thuhet se ekziston, por meqė ajo kishte pranuar botėrisht pėrkatėsinė e saj shqiptare, ky fakt, natyrisht se mund tė ketė ushtruar ndikim te disa qarqe pro shqiptare nė politikėn ndėrkombėtare, por nė asnjė mėnyrė nė politikėn fetare tė Vatikanit. Nėnė Tereza edhe po tė donte, edhe po tė kishte zemėr tė zhuritur pėr kombin, sikur paraqitet nė shkrimet e disa apologjetėve, me prejardhje tė dikurshme tė ideologjisė komuniste, nuk do tė mund tė angazhohej nė kėtė drejtim, nė radhė tė parė, sepse ajo tėrė jetėn ia kishte kushtuar misionit, i cili nė asnjė mėnyrė nuk do ta lejonte tė merrej me politikė kombėtare, sikur bėjnė pėrpjekje ta paraqesin ithtarėt e saj tė shumtė, tė cilėt mendojnė se po ta lavdėrojnė Nėnė Terezėn, kanė bėrė punėn qė duhet, edhe pse nga ky soj ka mė sė shumti ateistė tė padeklaruar, tė cilėve nuk u prish punė tė festojnė krishtlindjet edhe Bajramin, nė tė njėjtėn kohė. Laramanė tė tillė ka sa tė duash nė Shqipėri dhe nė Kosovė. Kjo nuk ka tė bėjė me intelektualėt qė kanė bindje ateiste dhe qė botėrisht deklarohen si tė tillė, pa asnjė paragjykim. Kėtu ėshtė fjala pėr politikanėt laramanė fetarė, tė cilėt duan ta kenė mirė me ēdo fe dhe tė cilėt nuk kanė identitet tė mirėfilltė fetar, as identitet tė mirėfilltė ateist, por ata janė intelektualė gjysmakė, tė cilėt i pėrshtateshin dhe i pėrshtaten ēdo pushteti, sidomos tė huaj.
Kulti i Nėnė Terezės ka shtrirė ndikimin edhe mbi institucionet fetare islame. Kjo ėshtė esenca e kėtij vėshtrimi dhe kėtu duhet dhėnė shpjegime tė caktuara, tė matura e profesionale, sepse asnjė fe monoteiste nuk e pranon si tė shenjtė besimin e fesė tjetėr. Kjo nuk ndodh nė botėn e krishterė, edhe pse ndodh qė besimtarėt tė kalojnė nga njė fe nė tjetrėn, por nuk ka rast nė botė, qė njė individi t i pranohet dualiteti fetar, tė jetė nė tė njėjtėn kohė mysliman edhe i krishterė. Ky fenomen nuk ekziston nė botė. Dhe pėrderisa nuk ekziston njė fenomen i tillė, nuk mund tė kėrkohet nga myslimanėt e Kosovės qė Nėnė Terezėn ta konsiderojnė si tė shenjtė, sepse thjesht secila fe ka parimet e veta partikulare, bazamentin autentik fetar, besimin, lutjet, liturgjinė, agjėrimin, tė cilat nė esencė dallojnė njėra nga tjetra.
Mirėpo nuk mund t i mohohet asnjė myslimani shqiptar qė tė ketė respekt pėr njė bashkėkombėse, qė ka bėrė emėr nė botė, sikur ėshtė Gonxhe Bojaxhiu, por edhe nuk do tė duhej ti imponohej asnjė myslimani ta konsiderojė tė shenjtė Nėnė Terezė, pėrderisa Islami nuk e njeh, as e pranon kėtė fenomen tė fesė sė krishterė.
Me rastin e manipulimit me emrin e Nėnė Terezės kemi njė fenomen qė i pėrket politikės mė shumė sesa religjionit. Nė shkollat tona, nxėnėsit nuk mėsojnė pėr Krishtin as pėr profetin Muhamed, por mėsojnė pėr Nėnė Terezėn dhe janė tė shumta institucionet, sheshet, rrugėt qė mbajnė kėtė emėr, nė Kosovė, nė Shqipėri, nė Maqedoni dhe kudo ndėr shqiptarė. Nė kėtė mėnyrė Nėnė Tereza ėshtė pėrvetėsuar nė radhė tė parė nga politika zyrtare, e cila pretendon tė paraqitet shumė properėndimore, duke harruar se bota ėshtė diēka mė shumė se ky perceptim i tyre dhe duke harruar se pėrcaktimi, si qėllim nė vetvete dhe pėr efekte politike, nuk do tė thotė gjithēka.
Kėtu qėndron manipulimi politik qė i bėhet Nėnė Terezės, nė pėrpjekje pėr ta pėrvetėsuar nė aspektin kombėtar dhe fetar. Njė pėrpjekje tė tillė e kanė provuar dhe ende po insistojnė ta provojnė edhe sllavomaqedonėt, vetėm pėr fatin se ajo ka lindur nė Shkup, edhe pse kisha ortodokse sllave e kėtij shteti, nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me pėrkatėsinė fetare katolike tė Nėnė Terezės, edhe pse kreu institucional i kėtij shteti sllav, ka marrė vendim pėr ta rrėnuar shtėpinė e lindjes sė Nėnė Terezės, nė Shkup, me qėllim qė mbi ato rrėnoja tė vendosen themelet e njė kishte ortodokse, sllavomaqedone.
Shumė nga politikanėt shqiptarė kanė manipuluar dhe po manipulojnė me emrin, veprėn dhe jetėn e Nėnė Terezės, nė rrugė pėr tė demonstruar pėrcaktimin e tyre evropian, por me njė segment tė heshtur edhe tė pranimit tė trashėgimisė fetare tė Nėnė Terezės. Ky ėshtė realiteti qė ushqen pėr tė keq, jo vetėm atė pjesė tė besimtarėve islamė qė cilėsohen si ekstremistė, por edhe tė gjithė besimtarėt e vėrtetė dhe tė devotshėm islamė, tė cilėt mund tė ndihen edhe tė irrituar kur fėmijėt e tyre duhet tė mėsojnė nė shkollė dhe tė detyrohen tė pranojnė se Nėnė Tereza ėshtė e shenjėtruar. Kjo bie ndesh me bazamentin e fesė islame e pranoi apo nuk e pranoi Bashkėsia Islame e politizuar e Kosovės, apo disa nga imamėt tanė qė pranojnė autoritetin fetar tė Nėnė Terezės, duke deklaruar se ata e respektojnė humanitetin dhe dimensionin e saj moral si dhe pėrkatėsinė e gjakun e saj shqiptar.
Edhe pse shumė politikanė shqiptarė, analistė dhe drejtues institucionesh, nuk reshtin duke e madhėruar personalitetin e Nėnė Terezės, edhe pse kreu katolik i Kosovės, por edhe njė pjesė e kreut zyrtar islam janė pėrcaktuar pėr Bashkimin Evropian, Vatikani zyrtar as e ka njohur, as do ta njohė pavarėsinė e Kosovės, madje as pėr hir tė shenjtėreshės, Nėna Terezė, sepse realisht, ajo, asnjėherė dhe me asnjė rast nuk ėshtė angazhuar pėr pavarėsinė e Kosovės. Pėrcaktimi dhe tėrė pėrkushtimi i saj iu ka kushtuar misionit katolik tė Vatikanit, nė shėrbim tė fėmijėve tė varfėr e tė mbetur rrugėve tė botės, por jo fėmijėve bonjakė e tė varfėr shqiptarė tė Kosovės, tė Shqipėrisė apo tė Iliridės. Kėto fakte kryeneēe nuk mund tė mohohen, kur ėshtė fjala pėr misionin e shenjtė tė Nėnė Terezės.
Duke peshuar aktivitetin e saj fetar, dhe duke anashkaluar nė tėrėsi aktivitetin e saj patriotik e kombėtar, figura e Nėnė Terezės ka dimensionin e vet autentik, i cili nuk mund tė tjetėrsohet, nuk mund tė shtrembėrohet, por as tė mohohet.
Manipulimet me emrin e Nėnė Terezės duhet tė ndėrpriten, meqė kurdoherė nga krijimi i miteve dhe idoleve kanė pėrfituar vetėm sundimtarėt, despotėt, diktatorėt dhe ata tė cilėt politikat e veta i kanė orientuar nė shėrbim tė realizimit tė ideve, shpeshherė shterpe dhe shumė herė me pasoja tė rėnda pėr popujt.
Margaritarė tė mendimit filozofik dhe politik shqiptar
Kristė MALOKU: Perėndimor apo lindor? (Pėrpjekja Shqiptare 1937)
Lindorizma shqiptare ėshtė njė sistem mendimesh, ndjenjash dhe instinktesh, si ēdo sistem tjetėr jetese, me njė botėkuptim tė tijėn. Si mė tė parėn karakteristike tė lindorit shqiptar marrim proverbin e ēdo qelepirxhiu tė pashpirt: Haja qenit, pija qenit. Lindori shqiptar i pret tė gjitha tė mirat pėr vete - qelepir - nga tė tjerėt; bota pėr tė ėshtė njė burim i pashtershėm mjetesh, qejfesh e lezetesh tė cilėt ai i shfrytėzon me ēdo mėnyrė e metodė, pa pyetur se ku nget e ku vret. Detyrė tė ndershme apo sakrifica vetėmohuese ndaj botės pranė nuk njeh kurrė lindori shqiptar. Pėrkundrazi ushujėza lindore, e pangopshme, i ngjitet trupit tė pėrbashkėt dhe shoqėror dhe ia thith gjakun pa asnjė droje e kujdes. Dhe nė vend qė tė turpėrohet pėr veprėn shkatėrrimtare tė veten, lindori shqiptar bėhet edhe mė kryelartė mė kapadai, mė qejfli.
Lindori shqiptar nuk njeh turp, ai ska cipė qė ti nxihet.
Lindori shqiptar ėshtė i zoti pėr tė gjitha turpet.
Shet babė e nėnė, besėn e nderin e vet, pėr mos me thanė: shpirtin e trupin e vet; vetėm e pėr vetėm qė ti shkojė kungulli mbi ujė.
Idealet e lindorit shqiptar janė kolltuku e llokma; dhe pėr ti siguruar vetes kėto tė mira ai pėrdor ēdo mjet:
Bėhet kur e do nevoja edhe patriot edhe tradhtar, monarkist e bolshevik, pėrparimtar e reaksionar, e bile edhe shok i fortė me tė tjerė.
Porse nė shpirtin e vet ėshtė Lindori kryekėput rrėnimtar, ėshtė shkatėrrues dhe bashkohet me tė tjerėt, si ata ujqit qė vejnė sė bashku nė pre, por qė e shqyejnė shokun e vet kur dobėsohet apo plagoset udhės.
Sepse Lindori shqiptar i ka instinktet e ujkut vetjak, tė ujkut tek.
Vendi ku ushqehet dhe majmet Lindori shqiptar ėshtė atdhe pėr te. Jo sepse e do, por sepse e shfrytėzon; dhe e shfrytėzon pa pikė turpi, dhimbje e kujdesi.
Ėshtė gabim kur thuhet se Lindorizma na ka ardhur fillimisht nga Azia, apo nėpėrmjet fesė islame, apo edhe nga populli turk. Jo kurrsesi, Lindorizma jonė ėshtė njė dhunti fatale e krishterimit euro-aziatik. Po shpjegohem! Nė shekullin VIII, aty kah viti 740 epokės sonė, do me thanė 600 vjet para se me shkelė turku nė Atdheun tonė, Shqipėria u bė province e Bizantit, nėn Leonin III. tė quajtur Isaurios. Dhe nga ky despot i tmerrshėm u ngushtuan tė gjithė shqiptarėt pėr tu ndarė nga kisha romake perėndimore e pėr t u fundosur ndėr labirintet e errėta tė kishės bizantine Lindore tė atėhershme. Por sishte aq fort ndarja, shkizma kishtare, sesa ai shpirt i administratės bizantine, plot ankth e myk, qė u pllakos si njė shpirt i zi, si njė hije murtaje mbi mbarė kombin shqiptar. Turqia ka qenė trashėgimtarja dhe kujdestarja e mirazit bizantin, dhe kėsula e kuqe - njė krijesė greko-bizantine - u pranua si njė simbol i atij trashėgimi.
Shqiptari i shkret ia ka thithur lėngun asaj bizantizme shkatėrrimtare brenda 12 shekujve tė kaluar - qysh nga viti 740 - dhe ėshtė kalbur dalėngadalė nė trup e nė shpirt tė vet, duke iu shprishur kėsodore fuqitė e tij mė tė thjeshtat e mė fisnike bashkė-kombėtare. Shqiptari dikur ka pasur njė dashuri tė pėrvėluar dhe njė besim tė pafund ndaj Zotat e qiellit e tė tokės, ndaj vendit dhe trashėgimit tė tė Parėve dhe ndaj vėllezėrve tė vet shqiptare.
Vala aristokratike dhe drita politike-filozofike qė dridhen edhe sot nė amanetet e pluhurosura tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit dhe ndėr sa e sa tradita malėsore-shqiptare, lėnė me kuptuar lartėsinė shpirtėrore dhe heroizmin vetėflijuese tė tė Parėve tonė dikur.
Porse tė gjitha ato veti tė larta e bashkė ndėrtuese shkuan dėm e huq nėpėr hejmin shkatėrrues tė bizantizmės. Sepse si nė mbarėshtrimin shoqėror e politik,d.m.th. ndėr marrėdhėniet e shqiptarit me shqiptarin dhe ndėr marrėdhėniet e shqiptarit me shtetin e tij, u fut e u pėrhap shpirti bizantin, si njė epidemi rrėnimtare dhe e deformoi karakterin e drejtė tė shqiptarit nė njė bollė amorfe. Kėshtu i tha nėnprefekti djalit tė ri, qė po hynte rishtas kryetar komune: Biro, ato qė ke mėsuar nė kurse e libra hidhi mėnjanė. Po deshe tė jesh njė nėpunės i mirė, tė lavdėrohesh dhe tė nderohesh, mbaje popullin me premtime. Sille vėrdallė nga njė ditė nė tjetrėn,deri sa tė mėrzitet dhe mos i kryej ndonjė punė.
Vet djalėria e shkolluar e ka gabim kur kujton se perėndimorja pėrmbahet vetėm ndėr veshje e mbathje evropiane, apo nė tė ndeje plot kotėsi nėpėr sallone, apo edhe me kryerjen e ndonjė detyre sa pėr formė e pėr tė rrėmbyer njė rrogė tė majme. Perėndimorja e vėrtetė tregohet pikėsėpari nė kryerjen e njė detyre tė ndershme, fund e majė pėr hatėr tė asaj detyre, dhe pa qenė i shtyrė nga zori, nga ndonjė dėshirė apo nga shkėlqimi i ndonjė fitimi material. Bile perėndimori i vėrtetė karakterizohet nga mėnyra se si ai i ngarkon vetes me vetėdashje detyra tė rėnda, jashtė detyrave tė zakonshme e tė domosdoshme.
Heroizėm skėrkohet prej askujt, porse lartėsia morale e njė perėndimori matet me gradėn e vetėmohimit dhe vetėflijimit rreth njė ideje tė lartė, rreth njė ideje qė ska punė me kolltuqe apo llokma. Detyra e pėrditshme e njė perėndimori ėshtė: Vepro gjithmonė nė njė mėnyrė tė atillė, qė sjellja jote tė jetė shembull dhe rregull mbarėvajtjeje pėr tė gjithė; sillu si njeri i butė me tė tjerėt, pa hile; pranoje, nderoje dhe ēmoje ēdo njeri pa qėllime dhe prapamendime lindore!
Dhe kėto tė gjitha kėrkohen dhe detyrohen te ēdo njeri - i madh a i vogėl, pasanik apo i varfėr, shkollar apo bilmez - jo nėpėr premtime materialiste apo frikėsime fetare, por vetėm e pėr vetėm nė emėr tė njė njerėzimi tė lartė, i cili mbėshtetet mbi ato tė drejta hyjnore qė kanė mbirė nė zemrėn e ēdo njeriu pak a shume normal. Dhe shpirti fisnik i njė perėndimori ėshtė pikėrisht ajo dhimbje mėshire dhe flijim plotė qė drejtohet kundrejt ēdo krijese nevojtare, por sidomos kundrejt ēdo njeriu fatmjerė, kundrejt ēdo populli varfanjak, e mė sė forti kundrejt kombit tė vet nė rrezik.
Gazeta Pėrpjekja Shqiptare 1937.
Ahmet Qeriqi: Morali i degjeneruar i shoqėrisė borgjeze, nė romanin Sonata e Krojcerit, tė shkrimtarit botėror, Leon Tolstoj
Gjeniu i prozės ruse, por edhe i letėrsisė botėrore nė pėrgjithėsi, Leon Tolstoj, nė romanin e tij tė shkurtėr Sonata e Krojcerit ka trajtuar problemet fondamentale morale, jo vetėm tė shoqėrisė ruse tė kohės, por edhe tė krishterimit nė pėrgjithėsi. Nė romanin e tij tė famshėm Ringjallja ai ka segmentuar gjerė e gjatė moralin e botės sė krishterė, duke i bėrė njė analizė tejet tė fuqishme moralit tė proklamuar nga bibla dhe moralit tė turmave pėr tė arritur nė pėrfundim pesimist se shkelja e kurorės nuk mund tė falet dhe nuk mund tė ndreqet me asnjė ēmim, me asnjė pėrkushtim dhe me asnjė pendesė...
Duke marrė pėr subjekt tė veprės Sonata e Krojcerit njė tragjedi tė njė familjeje borgjeze tė kohės, shkrimtari ka pasqyruar rrethanat shumė tė mprehura dhe tė acaruara tė moralit tė shoqėrisė ruse, duke i vėnė pėrballė raportet shoqėrore e morale, tė cilat nuk e bėjnė dot zap lakminė, tradhtinė bashkėshortore duke anashkaluar qoftė edhe mundėsinė teorike barazisė gjinore, meqė kėtė barazi e ka penguar dhe e pengon feja, por edhe tradita e shoqėrisė njerėzore, duke u nisur nga bindja se gruaja ėshtė e krijuar nga Zoti pėr tė qenė shėrbėtore e mashkullit.
Femra nė tė kaluarėn por edhe nė shoqėrinė e sotme bashkėkohore ėshtė abuzuar dhe abuzohet, shfrytėzohet dhe keqtrajtohet nė tė gjitha mėnyrat ndėr mė perverset dhe me hipokritet. Tolstoi gjenial kishte vėrejtur se femra gjatė tėrė historisė sė zhvillimit tė shoqėrisė njerėzore ka qenė e keqtrajtuar, ku mė shumė e ku mė pak, por nė esencė ajo ka qenė dhe ka mbetur pre e epsheve tė pangopura tė individėve, sidomos pushtetarėve, tė cilėt kanė arritur qė nga femra tė nxjerrin pėrfitime tė shumta. Pėr shkak tė bukurisė sė saj, xhelozisė, grabitjeve nė botė janė zhvilluar edhe lufta tė tmerrshme, ku femra ka qenė shkaktar kryesor i tragjedive tė tilla, madje janė shkaktuar edhe tragjedi me pėrmasa kolektive, sikur ishte lufta e Trojės e tė tjera.
Nė fillim tė veprės, Sonata e Krojcerit Tolstoi paraqet disa pikėpamje lidhur me moralin dhe femrėn, tė cilat i shprehin individė tė ndryshėm nė njė vagon tė udhėtarėve nė tren, kur rastis qė nė mesin e tyre, pėrveē shkrimtarit tė jetė edhe njė fisnik, i cili ka vrarė gruan e tij, meqė e ka zėnė nė flagrancė me njė burrė tjetėr. Ndėrtimi i strukturės sė romanit ėshtė shumė i thjeshtė, por tejet domethėnės, meqė shkrimtari ka marrė si pikėnisje njė fabul tė rėndomtė, ose tė shkėputur nga gazetat e kohės. Personazhi kryesor i romanit Pozdnishevi, fillimisht shpreh bindjet e tij rreth dashurisė, moralit dhe gruas, dhe gjatė shprehjes sė opinioneve me udhėtarėt nė vagon zbulohet se ai kishte vrarė bashkėshorten.
Ky personazh i pėrmbaruar dhe mjaft i tipizuar i kohės, i cili po me kėto cilėsi e karakteristika ėshtė pasqyruar edhe te veprat e Dostojevskit, Gogolit, Shēedrinit, Lermontovit e shkrimtarėve tė tjerė rusė, ėshtė pėrfaqėsues tipik i borgjezisė sė kohės. Pozdnishevi ishte njė njeri mondan, i cili kishte kryer shkollė dhe kishte bėrė karrierė dhe pėr mė tepėr kishte abuzuar sa e sa femra, ndėrkohė qė kur martohet i vė fre lakmisė. Mirėpo me rastin e njohjes me njė vajzė tė bukur ai dashurohet dhe martohet me tė. Asaj i kishte rrėfyer pėr tė kaluarėn e vetė tė zezė, nisur nga sinqeriteti, pa menduar pėr pasojat e mundshme dhe duke menduar mendjelehtėsish se bashkėshortja e ardhme do t ia falte fajet e beqarisė. Pozdnishevi, vetėm pasi kishte vrarė bashkėshorten zbulon shkaktarėt e vėrtetė, qė e quan nė tragjedinė familjare.
Ai nuk ndihej fajtor se para martesės kishte abuzuar me femra, sepse ashtu abuzonin tė gjithė meshkujt pa dallim, por edhe prindėrit e tyre i cytnin tė bėjnė veprime tė tilla. Nė kėtė mėnyrė ai bie pre e moralit tė prishur tė shoqėrisė sė kohės, pa arritur te rezonojė pėr pasojat e mėpastajme, meqė ai nuk ishte pėrjashtim, por njė i ri i dhėnė pas qejfeve e seksit, ashtu sikur tė gjithė tė rinjtė e tjerė, tė cilėt tė mėsuar me njė jetė tė shfrenuar pasi tė martohen, nuk mund tė jenė indiferentė ndaj grave tė tjera qė parapėlqejnė. Tolstoi lė pėr tė kuptuar se nė njė shoqėri tė pamoralshme nuk mund tė lindin e tė rriten njerėz tė moralshėm, pėrveē nė raste tė veēanta. Ai kishte marrė pėr bazė njė fjali nga Ungjilli ku thuhet se Ai qė e shikon gruan e tjetrit me sy tė lig, ėshtė sikur tė ketė fjetur me tė, duke lėnė tė kuptohet se kėto fjalė kanė tė bėjnė pėr gruan e botės, por edhe pėr tė veten.
Shkrimtari, niset nga parimet bazė tė fesė, e cila kudo nė botėn e krishterė por edhe nė Rusi nuk ishte pranuar nė fondamentin e saj, por vetėm nė formėn deklarative, sipėrfaqėsore. Madje duke folur pėr tradhtinė bashkėshortore tė krishterėve, Tolstoi, pėrmes dialogut me Pozdnishevin vėren se burrave u prishet qejfi kur gratė lindin. Fėmijėt bėhen pengesa pėr dėfrimet e tyre, dhe mashkulli shikon si tė zbrazė epshin e tij tė pangopshėm seksual. Nė raste tė tilla vjen poligamia, jo e hapėt dhe e ndershme sikur ndėr myslimanė, por e poshtėr, hipokrite dhe gėnjeshtare sikur ėshtė ajo e evropianėve. Skllavėria e gruas vjen nga fakti se ajo konsiderohet si mjet i kėnaqėsisė seksuale. Edhe atėherė kur asaj i japin tė drejta, burrat prapė fillojnė ta trajtojnė si njė objekt pėr dėfrimin e tyre. Kjo ide ngulet nė shpirtin e ēdo mashkulli, kėshtu qė gruaja mbetet njė skllave e poshtėruar dhe e kompromentuar.
Shkrimtari i madh rus, e kishte kuptuar mirėfilli se edukata e gruas duhet tė rrjedhė nga njė pikėpamje e drejtė dhe jo e gabuar mbi rolin e saj nė jetėn shoqėrore. Mirėpo, ai, po ashtu kishte vėrejtur se aktualisht, nė shoqėrinė e kohės roli i gruas ėshtė qė tė englendisė burrin, prandaj edhe edukata e saj ndjek kėtė qėllim. Dhe pėrderisa ideali i saj mė i lartė do tė jetė martesa e jo virgjėria, gruaja do tė jetė skllave, konstaton Pozdishevi, i cili kishte ėndėrruar njė jetė tė harmonishme bashkėshortore, por nuk kishte arritur ta pėrmbaronte atė dhe pėr mė keq, duke hetuar se gruaja po e tradhtonte me njė muzikant tė degjeneruar, e vret bashkėshorten, ndėrsa e degdis dhe e prish familjen.
Trajtimi qė Tostoi humanist i bėn nevojės sė barazisė sė gruas ėshtė fenomenal dhe mbėshtetet mbi principet e domosdoshmėrisė sė barazisė gjinore. Ai duke pėrshkruar shembuj tė tragjedive familjare, tė cilat kanė motiv kurorėthyerjen, vėren se pasojat e kėsaj gjendjeje janė shkaktarėt e degjenerimit moral tė shoqėrisė, e cila jo vetėm qė ėshtė e paaftė pėr tė ndryshuar gjendjen, por nuk bėn as edhe pėrpjekjen mė tė vogėl pėr tė bėrė ndonjė ndryshim. Tostoi ka vėrejtur me shumė vėmendje se 10 urdhėresat e Hyjit, tė cilat janė transmetuar njerėzimit pėrmes profetit Mojsi janė bazamenti moral i shoqėrisė njerėzore, por ėshtė lakmia ajo qė te shumica e njerėzve prish ekuilibrin mes ndjenjės dhe arsyes.
Me qėllim pėr tė dhėnė njė mėsim universal pėr domosdoshmėrinė e ruajtjes sė moralit, Tostoi pėrmes figurės sė Pozdnishevit ka arritur tė pėrmbarojė njė monument tė fuqishėm letrar, njė traktat moral filozofik, me qėllim qė vepra tė ushtrojė ndikim, duke paraqitur shembuj konkretė tė tragjedisė dhe jo vetėm duke bėrė thirrje deklarative pėr moral sikur bėn kisha, ndėrsa me hipokrizinė mė tė madhe e pėrdhunon bazėn morale tė shoqėrisė, duke qenė gjithnjė nė shėrbim tė borgjezisė kapitaliste, nė sundimin dhe dominim tė botės dhe duke u mbėshtetur vetėm nė institucionin e faljes, pendimit dhe mėshirės.
Si krijues gjenial, shkrimtari me reputacion botėror dhe njėri ndėr shkrimtarėt mė tė lexuar kudo nė botė, Leon Tolstoi ka lėnė nė romanet e tij shembuj tė shumtė tė ngjarjeve, qė ka sajuar e shtjelluar me mjeshtėri nė veprat e tij dhe qė shumica syresh lidhen me degradimin moral tė shoqėrisė borgjeze e kapitaliste, e cila edhe sot e kėsaj dite, edhe pse ēirret pėr barazi gjinore, nė fondamentin e saj ka garėn marramendėse pėr ta paraqitur dhe pėr ta reklamuar lakuriqėsinė e femrės dhe tė gjitha llojet e perversiteteve njerėzore, deri edhe te legjitimimi i pederastisė dhe anomalive seksuale. Shoqėria e sotme kapitaliste e shfrytėzon, e keqtrajton dhe e pėrbuzė femrėn nė format ndėr mė tė ndryshmet, duke e bėrė atė pre tė egoizmit, lakmisė dhe pėrfitimeve kolosale nga drejtuesit e kompanive tė seksit, drogės, krimit dhe prostitucionit.