Dr. Zenun Gjocaj: Fjalė recenzore, me rastin e promovimit tė monografisė Feniksėt e lirisė 8 /11.11.06/
Tė nderuara familje dhe farefis tė dėshmorėve, bashkėluftėtarė e pjesėmarrės tė tjerė!
Me botimin serik shumėvėllimėshe nė vazhdim tė monografisė me pėrmasa historiagrafike kombėtare Feniksėt e lirisė, i teti ky me radhė, Redaksia po e kryen njė punė madhore e njė pjesė tė borxhit, njė detyrė e njė mision tė rėndėsishėm ndaj dėshmorėve tė historisė mė tė re shqiptare, ndaj mbarė luftės ēlirimtare pėr lirinė e trojeve tė pushtuara. Vepra u ofrohet lexuesve pėr tu njohur me heroizmat e dėshmorėve tė kombit dhe tė UĒK-sė, para tė cilės e kishin dhėnė betimin.
Feniksėt qė po vazhdojnė tė botohen nė seri, tė pėrjetėsohen nė histori e nė vepra artistike, deri te dėshmori i fundit, po bėhet simbol i fuqishėm i figurave tė pėrjetėsuara nė altarin e lirisė e tani edhe nė histori, themel i historiografisė sonė kombėtare tė kohės mė tė re qė e qitėn nė dritė Kosovėn, me efekte rrezatuese nė mbarė trojet etnike, ndėrsa vetė u shkrinė nė rreze lirie pėr ditėt tona tė bardha. Ėshtė material bazė pėr motivimin, frymėzimin dhe ndėrtimin e tė ardhmes sonė tė lumtur, si dhe pėr studimin e historiaografisė letraro-publicistike e shkencore. Pos kėsaj, vepra ėshtė satisfakcion moral pėr dėshmorėt, pėr familjet e tyre, farefisin e pėr mbarė kombin liridashės. Synohet tė vetėkuptohet se pasioni i vetėflijimit pėr liri e atdhe shemb ēdo force pushtuese, qoftė edhe e pabarabartė tiranike, terroriste e kriminale.
Me leximin e Feniksėve tė Lirisė, krijohet pėrfytyrimi pėr heroizmin, atdhedashurinė, virtytet, idealin, trimėritė e figurave me pėrmasa kombėtare tė UĒK-sė nė luftė tė pabarabartė me njė pushtues terrorist e kanibalist, me zot e drejtėsi nė gojė, me terror e krime nė vepėr, si dhe me urrejtje patologjike nė shpirt.
Feniksėt e lirisė, ky i sotmi, tė mėparmit e tė tjerat qė do tė botohen, si histori e dėshmorėve e njė ushtrie ēlirimtare tė njė populli stoik, e qitėn nė dritė vullnetin e pashoq, guximin e gatishmėrinė e mijėra trimave e trimėreshave shqiptare (ndėr ta edhe tė huaj) nė luftė vendimtare pėr jetė a vdekje, deri nė ēlirim, kundėr njė lubie tė rrallė nė historinė e njerėzimit, qė kur spatėn ētu bėjnė ēlirimtarėve, e hapen frontin me fėmijė, gra e pleq tė paarmarosur, duke dalur kėshtu jashtė tė gjitha rregullave luftarake dhe jashtė ēdo parimi njerėzor, pėr ēka hodhėn neveri pėr krimet e tė ligat e bėra.
Ndėrkaq, lufta shqiptaro-serbe qiti nė shesh tė ligat e pushtuesit me qėllime shfarosėse ndaj njė populli tė lindur e tė rritur nė trollin e vet, lakminė pėr hapėsira tė huaja, pėr krime, tė shtytur nga urrejtja patologjike, ēuditėrisht e tėrbuar, e shndėrruar nė terror tė rrallė nė historinė e njerėzimit.
Pėrballė kėsaj lubie del njė ushtri e vogėl me numėr, por e madhe me ideale pėr ēlirim, e bardhė si bora nė shpirt, por e rrebtė si tufani nė luftė, tė edukuar nga Skenderbeu, Mic Sokoli, Azem Galica, Adem Jashari, Fehmi Lladrovci etj, e fuqishme nė qėllime fisnike njerėzore, me tė cilat virtyte doli nė fushė tė mejdanit, e shfaqur nė kohėn e duhur tė historiesė shqiptare. Si e tillė e zgjoi nga gjumi ndėrgjegjen jo vetėm evropiane, dhe e pėrvetėsoi ti dalė nė ndihmė e pėrkrahje nė mėnyrė diplomatike, mediale, ushtarake dhe e bashkoi pėr ndėshkimin e kėtij agresori. Ishte njė krizė politike kur, siē thanė Noli e Fishta nė kohėn e vet, qante nėna pėr njė djalė/ qante pushka pėr lufėtarė/ pėr ti dalė pushtuesit pėr ballė. Kjo epope madhėshtore, me dimensione jo vetėm kombėtare, e la zbrazėt varrin e hapur, e ndali zhbėrjen e Kosovės e serbizimin e dhunshėm tė saj. Dhe mė tepėr, e zbuloi ēerdhėn e fatkeqėsive evidente evropiane. Pėrfundoi njė epokė kalendarike dymijėvjeēare e kėsaj hapėsire dikur dardane, bėri tė pėrfundojė njė epokė e errėt e dhunės mbi njė popull e troll tė robėruar, pėr tė filluar njė tjetėr e shėndritshme jo vetėm pėr shqiptarėt. Pėrfundoi frika , nėnshtrimi, qyqaria, durimi, pėr tu kthyer dinjiteti i nėpėrkėmbur e i humbur kombėtar. Pati zėra nė bote se shqiptarėt nuk mund tė pėrkrahen as tė ndihmohen, nėse nuk e ndihmojnė veten, dmth. nėse, pak a shumė, nuk pėrgjaken a vetėflijohen.. Para njėqind vjetėsh, S. Frashėri pat thėnė se fati e fatkeqėsia janė nė duar tė vetė shqiptarėve.
Shpėrtheu pezmi i grumbulluar i njė gjendje tė rėndė shpirtėrore, fizike, morale, pėrgjithėsisht kombėtare, i krijuar ndėr shekuj kudo ndėr shqiptarėt e robėruar. Premtimet boshe, fjalėt, argumenti e drejtėsia u zėvendėsuan me krisma. Kėshtu, pėrkundėr luftėrave tė mėparme, po kaq tė pėrgjakshme, kur tė vrisnin e stė lenin tė vajtosh, kėtė herė, gjaku i dėshmorėve u shpėrblye me fitore, sė paku me dėbimin e forcave policore ushtarake e shtetėrore serbe nga Kosova e bashkė me tė, arrogancės mesjetare, falė rrethanave tė favorshme politike pėrgjithėsisht kombėtare e ndėrkombėtare, luftės heroike tė Ushtrisė Ēlirimtare shqiptare e mbarė popullit me mjete tė mundshme, sidomos me pushkė tė marra gjithandej nga Malėsia. Kėto pushkė, sado tė vjetra nė model e pėrdorim, ēlirimtarėt i matėn me top e tank tė armikut, me pragė e kaēushė, me raketė e minahedhės, me aeroplan e helikopter. Kėshtu u formua njė ushtri vullnetare, pa nevojė pėr thirrje zyrtare, pa urdhėr e mobilizim tė imponuar, por njė ushtri kierarkike nė mėnyrėn e mundshme, me moral tė lartė patriotik, tė lindur e tė fituar nga edukata familjare, shoqėrore e pėrgjithėsisht kombėtare nėpėr ndeja, gazmende, morte e dasma, nė kuvende, nė kėngė e ēifteli
Morali i lindur dhe edukata e fituar u bėnė dy simbole tė luftės pėr liri. Ndėrkaq, trimėria ėshtė pjellė e moralit tė lartė, qė i ka rrėnjėt nė gjak e forcėn nė zemėr. Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, pėr parim bazė e pati vullnetarizmin, tė pajisur me njė disipline tė lindur. Nė fillim tė luftės, kishte raste kur, pėr mungesė armėsh, vullnetari kthehej nė shtėpi tė vet me lot nė sy. Madhėshtia e njė kombi varet nga madhėshtia e luftėtarėve tė mbijetuar e dėshmorėve, e veprave heroike tė tyre, tė bashkuar nė njė ideal tė vetėm pėr liri.
Lufta ēlirimtare shqiptare e viteve 1998-9 e bindi botėn se pa rrėnimin e tiranisė pushtuese kanibaliste, nuk do tė ketė qetėsi as rend tė ri botėror. Ishte luftė pėr lirinė e Kosovės, tė shqiptarėve, tė Ballkanit e tė vetė serbėve, tė ndrydhur nėn peshėn e rėndė tė ngarkesės pėr urrejtje, shtypje e shfrytėzim tė popujve tė tjerė. Andaj, dėshmorėt e luftėtarėt e mbijetuar, e kanė ditur se po e kryejnė misionin e shenjtė pėr liri, por ata bėnė punė mė madhore se kombėtare, duke luftuar kundėr krimit edhe ndaj njerėzimit. Si tė tillė shkaktuan bashkimin e forcave progresive politike, diplomatike militariste e mediale ndėrkombėtare nė front tė pėrbashkėt pėr mbrojtjen e njė populli qė lufton pėr lirinė e vet, duke marrė hapa pėr pėrkrahjen e kėsaj lufte tė drejtė dhe pėr ndėshkimin e terrorit tė ushtruar mbi tė. Kėshtu, bashkėsia ndėrkombėtare iu bind popullit tonė heroik dhe u vu nė lėvizje me mjetet qė pati, nė mbrojtje e pėrkrahje tė ēlirimtarėve e nė ndėshkimin e terrorit, pėr herė tė dytė nė kėtė shekull, pas luftės antifashiste me pėrmasa botėrore tė shekullit qė e lamė. Kjo luftė shėroi sėmurjen e rėndė kanceroze tė Evropės plakė dhe e bindi se nė praktikėn shekullore kishte gabuar ndaj shqiptarėve.
Me luftėn shqiptaro-serbe nė Kosovė u zhduk ėndėrra serbomadhe e miti i tyre, grykėsia e shfrenuar kanibaliste pėr gėlltitjen e trojeve tė huaja, dėbimin e shfarosjen e popujve nė trojet e veta, po jo edhe nė kokėn e tyre. Kjo dėshmohet edhe sot e kėsaj dite, kur u hartua e u votua me referendum Kushtatuta serbe qė e futi aty Kosovėn si pjesė tė vetėn, duke hpur plagė e varre tė reja mbi tė tjerat, ende tė freskėta, me tė cilėn Kushtetutė e referendum, u bė agresion i ri nė integritetin kushtetues e sovran tė Kosovės sė martirizuar, aktualisht nė pėrkujdesjen e bashkėsisė ndėrkombėtare. Kjo njėherit ėshtė njė sinjal i qartė se duhet tė jemi suēelur, ti pėrcjellim rrjedhat e ti rirrjeshtojmė forcat. Edhe botės i mbetet qė ta asgjėsojė mė tej kėtė lubi tė maskuar, me demokraci nė gojė, qė bashkė me mendimtarė tė vet, nė Evropė ėshtė si njė virus i rrezikshėm jo vetėm pėr shqiptarė. Po shihet qartė se kreu i sotėm politik serb ėshtė vazhdim i politikės sė deridjeshme. Pėrveē kėsaj, mosndryshimi i filozofisė politike e fizike pushtuese serbe, po shihet pėrmes mosdorėzimit tė kriminelėve tė kėrkuar nga Haga e mosndėshkimi i kriminelėve tė tjerė mė tė vegjėl, qė po i mbajnė nėn sjetull, me neglizhencėn e shėndritjes sė fatit tė tė rrėmbyerve shqiptarė, me moskėrkimin e faljes pėr masakrat e krimet e bėra, pėrmes mosndryshimit tė politikės agresive kushtetuese ndaj Kosovės, andaj, qė tė mos shkelet gjaku i dėshmorėve tanė, sė pari lipset ti hapim sytė e tė pėrgatisim armėn si pėr lepur si pėr ujk.
Pėr heroizmin, kthimin e dinjitetit, lirinė e krenarinė qė e patėm pasur, ne do tė pėrkulemi para dėshmorėve, si dhe para atyre qė mbijetuan e sot janė nė mes nesh, nė radhė tė parė, falė veprės heroike tė shqiptarėve, qė nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pastaj qė nga kryengritja pėr ēlirim mė 1945 nė Drenicėn heroike e gjetiu nė Kosovė, qė nga Ohri deri nė Pazar tė Ri. Lufta e fundit e kurorėzuar me fitore, e shkroi historinė e lavdishme me shkronja tė kuqe e tė arta dhe e solli ēėshtjen tonė nė tryeza vendimmarrėse ndėrkombėtare, ku ēdo gjė tani ėshtė e qartė nė Ballkan, nėse bota ka sy. Nė ēaste tė liga, njė popull mund ta shpėtojė vetėm heroizmi, tėrėsia e virtuteve, guximi, trimėria e ideali i pjesėtarėve tė vendosur pėr luftė. Ėshtė fatkeq ai komb qė ska heronj.
Lufta e fundit kundėr pushtuesit serb e mposhti pėrbindshin e egėr, ia grisi perdėn e rrejshme, gjoja progresive, dhe e bėri tė qartė se djepi i bėrė nga dru-mali kosove, pėr tė cilin vajton Serbia, e pėrkund shqiptarin, tash e tremijė vjet me radhė dhe, delet janė tė bjeshkės qė e kullosin, siē pat bėrė pėrpjekje patriku Pavle ta shtrembėrojė kėtė metaforė, duke e krahasuar Kosovėn me bjeshkė e kishat me dele. Dhe mė tej, u pa qartė se shqiptaria e shpėrndarė padrejtėsisht nėpėr shtete tė Balkanit e mė gjerė, deri nė Turqi, Egjipt e Amerikėn e largėt, do tė jetė gacė nė barut, pėrderisa nuk do tė bashkohet, qoftė si etni unike, e integruar nė rrjedhat e rendit tė ri botėror.
Dėshmorėt e Feniksėve tė lirisė 8, si edhe ata tė librave tė mėparshme e tė pastajme, i pėrkasin kėsaj kohe tė lindur pėr mundime, heroizėm e mospėrkulje. E patėn fatin tė pėrgjaken, sepse nuk e pranuan nėnshtrimin, tjetėrsimin, as asimilimin. Jetojnė ata qė bien pėr liri tė popullit tė vet.
Qė nga koha e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, luftėrat e betejat ēlirimtare, ēlirimtarėt e rėnė e tė mbijetuar, ia prishėn planet sllavisė, si dhe e zbuluan lojėn e pėrgjakshme pėr shfarosje tė shqiptarėve, por edhe e penguan planin e zgjerimit sllav.
Nė kundėrshtim me tė gjitha mundėsitė e luftės sė mirėfilltė, ēlirimtarėt i sfiduan forcat terroriste paramilitare e ushtarako-policore serbe qė morėn detyrėn e shenjtė, sipas tyre, pėr formimin e njė shteti nė ato troje ku ka qoftė edhe dy e mė shumė varre serbe, sipas ėndėrrės sė Car Dushanit, tė elaborateve praktike e teorike garashaniane, cvijiējane, andriējane, ēubrilloviējane, rankoviējane e sė fundi, millosheviējane.
Krismat e pushkėve tė ēlirimtarėve shqiptarė nė Kosovė, me gjithė armatimin e dobėt, me gjithė dėmet njerėzore e materiale tė shkaktuara nga terrori serb, bėnė tė mundshme grisjen e perdės mashtruese tė miopisė politike evropiane pėr serbėt si racė e qeveri e trashėguar humane, zgjimin e ndėrgjegjes njerėzore e aktivizimin e pėrkrahjes dhe tė ndihmės sė kėsaj lufte tė drejtė, qė e stopoi krimin kundėr njerėzimit.
Vepra ruan njėsinė e vazhdimėsinė e vėllimeve tė mėparshme nė mėnyrė objektive e tė paanshme, duke i mbetur besnik realitetit objektiv. Kursehet nga emocionet, euforia, folklorizimi, subjektivizmi, patetizmi e ngjyrimet politke, nga urrejtja ndaj armikut, nga shprehjet e fryra e frazat boshe. Si e tillė, ajo ėshtė hap vijues qėllimisht modest, pa gjuhė e frazeologji tė fryer, qė motivon mė tej pėrjetėsimin historiografik tė dėshmorėve nė gjerėsi e thellėsi, tė skalitur me heroizma fillimisht individuale, pastaj me luftė guerilje e sė fundi, tė shkrirė nė organizimin kierarkik militarist e kombėtar. Thjeshtėsia ėshtė madhėshtore.
Nga biografitė e dėshmorėve, lexuesi shqiptar do tė njohė biografinė e popullit tė vet e lexuesi i huaj do tė njohė heroizmin e njė ushtrie e tė njė populli liridashės, trashėguar qė nga koha ilire-dardane, duke ruajtur e mbrojtur, qoftė edhe me gjakderdhje qenien, gjuhėn, gjakun, virtytet e farefisninė e vet ndėr shekuj, qoftė edhe pranė germadhave, anipse pak a shumė tė ndrydhur e tė ngushtuar pėr shkak se pėrherė mbeti nė kufijt e mbrojtjes sė trollit tė vet, nė ligjet e drejtėsisė njerėzore, si dhe nė ndihmėn e respektimin e tjetrit. Shkurt, nuk bėnė ēmundėn e ēu erdhi ndoresh. Shqiptarėt, edhe ushtarėt serbė tė zėnė rober i liruan, ndėrsa armiku, fėmijėt, gratė e pleqt, i i masakroi.
Kombi ynė, me heroizėm tė pashoq, tė pasionuar pėr luftėra pėr mbrojtje e ēlirim, pėr vete e pėr tė tjerėt ndėr shekuj, shpesh i krijoi vetes tragjedi, por edhe krenari tė lakmueshme. Ndėrkaq, pushtuesve u krijoi pamundėsi nėnshtrimi, ndėrsa te vėzhguesit e paanshėm, qofshin ato fuqi shtetėrore, diplomatike e ushtarake, kultivoi simpati, e cila shpresohet tė shndėrrohet nė shpėrblim. Tė shohim.
Hartuesit e Feniksėve tė lirisė dhe kėtij tė fundit, tė kėsaj vepre madhėshtore, meritojnė respekt pėr punėn e mundimshme e me vlerė tė pakrahasueshme pėr mbledhjen, parashtrimin e hartimin e kėsaj historie tė re kranare. Po e kryejnė njė detyrė vullnetare e njė mision tė shenjtė, njė borxh e njė satisfaksion moral pėr dėshmorėt qė i dolėn haptas pėrballė armikut, me gjoksin mburojė, me zemrėn ēelik, me pushkė nė faqe, me gishtin nė kėmbėz, me syrin flakė e me kokėn nė torbė, me Kosovėn ideal, me vdekjen dasmė e lirinė shenjtėri, duke i thėnė vdekjes plaē e pushtuesit ik ose bėhu gati tė shkrihesh bashkė me ne,nėse ke llogari! .. Kėshtu, tė pėrjetėsuar i hapen rrugė letėrsisė, artit, shkencės, sidomos historisė.
Dėshmorėt e luftėtarėt e mbijetuar dhanė shėrbim tė ēmueshėm jo vetėm pėr ne: e ēliruan veten nga pritja e padurueshme pėr tia krisė pushkės, e ēliruan Kosovėn, Ballkanin e mė gjerė nga krimi i rėndė ndaj njerėzimit, duke i ēliruar kėshtu edhe vetė serbėt e ndrydhur nėn diktaturėn e forces sė hekurt tė pushtimit tė trojeve tė huaja e popujve tė tyre.
Libri hap dyert e heroizmit tė 41 dėshmorėve tė kombit, mesatarisht tė moshės 20-25 vjeēare. Nga rėnia heroike e tyre del madhėshtia e betejave, dhe prej andej, madhėshtia heroike e luftės dhe e dėshmorėve. Si tė tillė, bashkė me tė tjerėt, mbetėn nderi, virtyti, frymėzimi e mburrja e atdheut. Tani po i mbushin faqet e historisė me bėma e zulma krenare. Sikur u thane familjeve tė veta, farefisit e shoqėrisė pėrreth: I takojmė brezit tė flijimit, anda,j pa u ēliruar nuk kemi kohė tė jetojmė aq gjatė, as ta shijojmė jetėn e shtrenjtė me kėnaqėsitė e veta, as tė plakem. Ne shkuam tė vetėflijohem pėr tė ardhmen e atdheut. Mos paēim fat tė kthehem, e gėzofshin tė tjerėt!
Pėrgjithėsisht, tė gjithė dėshmorėt kanė biografi tė njėjtė: linden e u rritėn nė Kosovė mė 1998. Iu pėrgigjėn kushtrimit tė atdheut e ranė heroikisht pėr tu pėrjetėsuar nė altarin e lirisė mė 1998-9. Na hoqėn qafe robėrinė e dhunėn mė 1999. Na dhuruan lirinė, krenarinė, mburrjen, historinė e bujshme, si dhe frymėzimin pėr vepra artistike. Na mėsuan si tė luftohet kur duhet, si tė mposhtet terrori e krimi, si tė mbrohet e tė ēlirohet atdheu, si tė bashkohemi rreth njė qėllimi, rreth njė flamuri e njė ideali. I dhanė shembuj botės e brezave tė ardhshėm si duhet bėrė luftė tė drejtė ēlirimtare.