Kultura

(13. 10. 2006) Migjeni, poeti e prozatori i madh shqiptar, qė nuk u kuptua si duhet asnjėherė

Njėri ndėr poetėt mė tė shquar shqiptar, Millosh Gjergj Nikolla, ashtu sikur pati fatin e keq nė jetėn e tij tė shkurtėr, ashtu vazhdon ta ketė fatin e keq jo vetėm krijimtaria e tij e shkėlqyer, por edhe bustet dhe emri i tij. Indiferenca, keqinterpretimet dhe satanizimi qė po i bėhet Migjenit dhe krijimtarisė sė tij, nga disa qarqe nė Shqipėri dhe nė Kosovė, vė nė pikėpyetje tė madhe ndėrgjegjen intelektuale shqiptare nė pėrgjithėsi e nė veēanti papėrgjegjėsinė e organeve relevante shtetėrore, arsimore dhe kulturore tė Shqipėrisė, tė cilat nė 95-vjetorin e lindjes dhe 68- vjetorin e vdekjes sė poetit anashkaluan manifestimet pėr tė.

Asnjė institucion arsimor apo kulturor nė Shqipėri nuk ka njoftuar zhvillimin e ndonjė aktiviteti pėrkujtimor mė 13 tetor, ditėn e 95-vjetorit tė lindjes sė poetit tė madh shqiptar, Millosh Gjergj Nikolla, ka bėrė tė ditur gazeta ‘Shekulli”. Asnjė njoftim nga Ministria e Kulturės, Lidhja e Shkrimtarėve, Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės, Teatri Kombėtar…, ndėrsa derdhen para pėr lloj-lloj aktivitetesh. Emri i Migjenit duket se ėshtė harruar mes projekteve tė lėna sirtarėve tė institucioneve.

Nuk ka faj Migjeni pse kishte emrin Millosh dhe pėr shkak se ishte pjesėtar i fesė ortodokse. Nuk mund t’i vihet faj sot, sepse paska qenė ateist, kur nuk dihet mirėfilli se a ishte i tillė nė jetė, dhe pėr mė tepėr kishte mbaruar njė shkollė fetare ortodokse. Nuk ka faj Migjeni pse ishte keqinterpretuar poezia dhe proza e tij nga disa kritikė tė realizmit socialist.
Mjerisht, “Migjeni duket shumė fatkeq vetėm sepse ka lindur shqiptar”. Po tė kishte lindur nė Hungari, do tė ishte si Shandor Petėfi, ose Adi Endre. Po tė kishte lindur nė Rusi do tė ishte i njohur si Jesenini apo Majakovski. Po tė kishte lindur nė Greqi do tė ishte njė Janis Ricos. Mirėpo fakti se ai ishte shqiptar, ortodoks me pėrkatėsi fetare, tash nė periudhėn e kėtij farė pluralizmi pa fre, ka bėrė qė tė sulmohet nga tė gjithė, e sidomos nga kritika fundamentaliste fetare nė pėrgjithėsi, e nė veēanti nga disa fundamentalistė krishterė tė Shkodrės.

Migjeni, dikur i interpretuar me tė drejt si poet uragan i papėrmbajtur, tash duket edhe mė fatkeq, sesa ishte realisht nė jetė. Padrejtėsia qė po i bėhet kėtij gjeniu tė letrave shqipe ėshtė njė damkė e madhe nė ndėrgjegjen e vėrtetė intelektuale, sepse letėrsia shqiptare njeh njė Migjen, njė poet e prozator realist, qė barazohet me tė drejtė me poetėt mė tė mėdhenj tė letėrsisė botėrore, tė periudhės sė realizmit. E tėrė krijimtaria e Migjenit ėshtė krejtėsisht e angazhuar dhe nė shėrbim tė njeriut, nė shėrbim tė shqiptarit tė kohės, kur jetoi poeti. Vepra dhe jeta e tij ishte njėzuar nė njė protestė tė mirėfilltė shoqėrore, protestė e cila nuk e bėri mė tė mirė Shqipėrinė e kohės sė regjimit tė Ahmet Zogut, por diagnostifikoi sėmundjen e vėrtetė tė Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve tė asaj kohe, tė asaj Shqipėrie aq tė vockėl, sa nxėnėsit e tij mezi e gjenin nė hartėn e botės.

Duke parė vuajtjet e skamjen e shumicės shqiptare, duke qenė edhe vetė bashkėvuajtės e bashkėskamor, Migjeni arriti jo vetėm tė identifikojė shkaktarėt e vėrtetė tė mjerimit, por edhe t’ i satanizojė dhe t’ i diskreditojė me aq sa mund tė bėnte kėtė punė njė poet, te i cili rrihte delli i gjenit tė pastėr njerėzor e kombėtar.
Asnjė poet tjetėr i kombit shqiptar nuk ka qenė aq diskret nė pėrshkrimin realist tė gjendjes shoqėrore tė Shqipėrisė, nė kohėn kur jetoi dhe krijoi Migjeni.
Ai nuk ishte njė uragan, qė mund tė ta bėnte mė tė mirė Shqipėrinė, nuk ishte njė “Pontifex maximus”, as njė Papė, sikur thotė pėr veten e vet, por ishte njė poet guximtar, qė i nxori nė sipėrfaqe tė palarat, prapambetjen, injorancėn, fudullėkun, bajraktarizmin e pse jo edhe mungesėn e shprehur tė qytetarisė nė shoqėrinė e kohės, tė asaj kohe tė zezė kur ai jetoi. Ishte njė grusht pothuajse i vetmuar qė donte ta godiste “malin qė nuk bėzante”, ndėrsa mali nuk tundej dot, pėr mė keq ai heshtte ndėrsa poeti vuante dhe nė vuajtje do tė vdiste.

Migjeni ishte i vetėdijshėm se fjala e tij e guximshme do ta dėmtonte dhe do ta rrezikonte, por ai nuk e tradhtoi ndėrgjegjen, sikur bėnė shumė poetė tė asaj kohe, veprat e tė cilėve nuk prekin dot nivelin artistik dhe pėrmbajtjen e fuqishme tė krijimtarisė sė Migjenit, edhe pse kritikė tė ndryshėm mundohen t’i paraqesin si vepra tė arrira.
Migjeni ishte njė gjeni tipik shqiptar, ndoshta edhe me tipare tipike tė intelektualit ballkanik, pėr kohėn kur jetoi. Ai me kohė dhe nė mėnyrė autentike kishte zbuluar gėnjeshtrėn, qė fshihnin priftėrinjtė e hoxhallarėt nėn petkun e tyre fetar. E njihte religjionin, e njihte realitetin ekzistues, kishte lexuar veprat e shumė filozofėve tė kohės, kishte tė dhėna pėr Revolucionin socialist tė Tetorit dhe pėr pėrpjekjet qė po bėnte bota nė luftė pėr t’ u ēliruar nga robėria e shfrytėzimi imperialist. Megjithatė, ai nuk ishte komunist, dhe nuk u anėtarėsua nė “Grupin Komunist tė Shkodrės”, edhe pse kishte shumė simpatizantė nė mesin e atij grupi. Ai ishte njė simpatizues i socializmit dhe i barazisė shoqėrore.

“Dielli alegorik” i Migjenit, pėr tė cilin aq shumė ėshtė spekuluar, nuk ėshtė e thėnė tė ketė qenė “Revolucioni i Tetorit” i vitit 1917 nė Rusi. Mund tė vėrehen refleksione tė tilla, por nėse lexohet me vėmendje dhe nėse kuptohet drejt tėrė aktiviteti i tij krijues, do tė bindemi se “Dielli alegorik” i Migjenit” ishte fiksioni i tij poetik, dėshira e tij e zjarrtė pėr njė jetė mė tė mirė, tė cilėn ai e aspironte me vullnetin e tij dhe dėshirėn e madhe pėr zgjim, pėr “liri tė shprehjes dhe tė mendimit tė lirė”, pėr shfrim pozitiv tė vullneteve tė ndrydhuna.


“ Ndėr tru tė njerėzimit Zoti galuc ka ndejtun”

Nuk ėshtė antifetare krijimtaria letrare artistike e Migjenit, ndonėse notat shpeshherė nihiliste dhe pesimiste arrijnė tė shprehin efekte ankthi edhe kundėr vetė krijuesit, madje edhe kundėr predikuesve tė feve.
Edhe pse ėshtė spekuluar me dekada tė tėra, nė kohėn e interpretimit marksist leninist tė letėrsisė dhe tė rrethanave shoqėrore e ekonomike, si poezi ateiste, poezia e Migjenit nuk ėshtė aspak ateiste, nuk ėshtė blasfemuese, por ėshtė njė kritikė e rreptė shoqėrore, kritikė drejtuar klerit hipokrit, kritikė drejtuar institucioneve tė mekuna dhe tė zhytura nė korrupsion e degjenerim, dhe kritikė drejtuar tėrė njė populli, i cili ishte pajtuar me mjerimin dhe me rezignatėn e vet tragjike dhe bėhej sikur po priste vdekjen kolektive.
Nė njė kaos tė tillė, nė njė gjendje mjerimi ku ishte katandisur Shqipėria nė vitet ‘30, Migjeni nuk shihte rrugėdalje tjetėr pėrveē ndryshimit rrėnjėsor tė gjendjes. Dhe, ai i besonte njeriut, i besonte madje nė formė virtuale edhe “mbinjeriut”, nga i cili do tė kėrkonte shpėtim, edhe pse shpėtimin nuk do ta gjente dot.
Por kjo nuk ėshtė e tėra. Migjeni ishte shumė realist, pėr tė besuar nė trajtat e mbinjeriut. Ai nė brendi tė shpirtit tė tij kryengritės, po mundohej tė gjente njė formulė shpėtimi pėr popullin, pėr Shqipėrinė, duke harruar edhe vetveten, edhe shėndetin e dobėt, edhe sėmundjen fatkobe, e cila e mori nė lulen e rinisė. Dhe, nė rrugė pėr tė gjetur njė formulė tė tillė, ai do tė kėrkonte shpėtim edhe nga njė “mbinjeri”, nga njė “Pontifex maximus” tė cilit nė esencė nuk i besonte.

Migjeni nuk e qesėndis religjionin si tė tillė, por i vė para sprovave tė ndėrgjegjes njerėzore klerikėt, ata tė cilėt mėsonin dhe interpretonin pėrmendsh mėsimet e Biblės dhe tė Kuranit, nė njė vend ku vdisej urie, ku foshnja ngrinte nga tė ftohtit, ku malėsorja tregtonte me nderin pėr tė shpėtuar djalin e sėmurė, filizin e vetėm tė qenies sė vet, ku hajni i vogėl, i cili kishte vjedhur vetėm aq, sa pėr ta bėrė zap vetėm pėr njė ēast urinė, nuk gjente dot strehė as nė kishė, sepse prifti predikonte dhe kėrcėnonte me ferr ata qė vidhnin, por nuk i tregonte vjedhėsit se si tė jetonte ai nga lėmosha, kur po kėta priftėrinj e hoxhallarė nuk jepnin lėmoshė, por mjaftoheshin duke uruar gjithandej me fjalėt tashmė monotone: “Zoti tė dhashtė”. E Zoti ishte diku larg, ai si duket kishte harruar tėrė njerėzimin se lėrė mė shqiptarėt, konstatonte me keqardhje dhe i kapluar nga pesimizmi, shpirti shumė i ndjeshėm, dhe po aq i zemėruar, i Migjenit.
Interpretimi i tillė i plagėve shoqėrore nga Migjeni, doemos se do ta konfrontonte atė, jo me Shqipėrinė, por me sunduesit matrapazė dhe satrapė tė saj, jo me religjionin, por me interpretuesit dhe pėrfituesit nė emėr tė religjionit, jo me moralin e pastėr ekzistues patriarkal, por me ata qė e shalonin moralin duke u fshehur pas tij.

I tillė ishte Migjeni, tė paktėn i tillė del nga vetė vepra e tij, tė cilėn dikur e kishim edhe ushqim shpirtėror, dhe tė cilėn e kemi interpretuar sipas tekeve tona, pėr ta lėnė nė harresė tani, kur nė disa segmente, nė trojet etnike shqiptare po trashet mjerimi, po “lulėzojnė” trafiqet, degjenerimi, shfrytėzimi dhe tė gjitha tė ligat tok, por nė forma dhe trajta tė reja tė botės sė sotme, madje nė disa segmente edhe mė tė ēoroditura se nė kohėn skėterrė tė Migjenit.


Kėngėt e mia tė pakėndueme, djepi dhe varri im

Pėr dallim nga tė gjithė poetėt shqiptarė tė kohės, Migjeni dispononte njė botė tė veēantė tė ndjesive. Nė thellėsi tė shpirtit tė tij kryengritės jetonte Migjeni humanist, altruist, njeriu qė vuante me tė gjithė tė vuajturit e botės, sepse nė vuajtjet e tyre identifikonte vuajtjet dhe mjerimin njerėzor, vuajtjet e njerėzve qė nuk arrinin t’ i shijonin tė mirat dhe kėnaqėsitė e kėsaj bote, ndėrsa pėr botėn “tjetėr” nuk e ēante kokėn.

Migjeni vuante me vuajtjet e nxėnėsve, me hallet dhe brengat e punėtorėve e tė fshatarėve, me afshin djaloshar, qė nuk arrinte tė shprehej nė rrugė normale, por gjente shtigje tė shprehjes sė degjeneruar, tė ndragėt e tė zvetėnuar.
Pėrse ky krijues vuante, jo vetėm me bashkėkombėsit e tij por me tė gjithė tė pėrvuajturit e kėsaj bote?
Migjeni, mbi tė gjitha, nė jetė dhe nė vepėr ka qenė humanist, i gatshėm pėr tė ndihmuar, i gatshėm kurdoherė pėr t’ u sakrifikuar pėr tė mirėn e pėrgjithshme. Po ashtu ishte i gatshėm tė denonconte ēdo padrejtėsi dhe tė stigmatizonte ēdo shpėrdorues tė moralit, ēdo mashtruese e abuzues, sepse vetė ishte njeri i drejtė, i dashur, jo vetėm sepse ishte njė tip i veēantė dhe i padjallėzuar, por sepse kishte shpirt dhe bindje tė intelektualit tė shkolluar e tė emancipuar. I vetėdijshėm se pozita e intelektualit tė njėmendtė nuk ėshtė rehatia e tij shpirtėrore, llokma dhe pėrfitimi vetjak, Migjeni kishte pranuar jetėn e Sokratit tė vuajtur, e jo tė derrit tė kėnaqur.

Kėngėt e tij tė “kėndueme” e tė “pa kėndueme” i kushtoheshin njeriut, njeriut tė thjeshtė, qė pėrpiqej ta gjente rrugėn e mbijetesės, rrugėn e njerėzisė, rrugė e cila trasohej me shumė mund e sakrifica. Dhe ato kėngė ishin djepi ku ai flinte dhe rehatohej pėr njė ēast, por edhe arkivoli ku do t’i pushonin eshtrat nė pėrjetėsi.

Hesht more, hesht! por qindro o shpirt!

Nė rrugėn e tij tė shkurtėr jetėsore, por shumė tė gjatė me vuajtje e mjerime, Migjeni ishte ballafaquar me grushtet e rėnda tė jetės. Dhe, pėr mė keq ai vuante edhe me mjerimin e tė tjerėve, vuante me vuajtjen e tė gjithė tė mjerėve tė kėsaj bote. Nė njė gjendje tė tillė shpirtėrore, i trajtuar keq materialisht dhe i sėmurė nga kushtet e rėnda tė jetės, ai me vizionin e tij tė fuqishėm artistik krijoi njė diskurs tė veēantė komunikativ me lexuesin e kohės kur jetoi dhe veproi.
E dinte Migjeni se sfida kundėr tė ligave tė shumta ishte e rėndė dhe shumė e pabarabartė, Ishte i vetėdijshėm po ashtu se nuk do ta fitonte luftėn kundėr tė ligave, kundėr padrejtėsive dhe nopranive njerėzore.
Shėndeti i dobėt, shokėt, motrat dhe tė gjithė ata qė e donin ia preferonin heshtjen. Edhe regjimi kėrkonte qė ai tė heshtte. Kishte ēaste dėshpėrimi kur edhe vetė Milloshi fizik i thoshte, hesht, Milloshit krijues, por nuk i bėnte dot shpirti pėr tė heshtur para tėrė asaj katrahure, tėrė asaj bote tė zhytur nė padituri, nė skamje e mjerim.
Dhe poeti nuk do tė heshtė deri nė rėktimėn e fundit tė shpirtit, deri kur kishte shkruar tri radhėt e fundit te shėnimi “I fundi Skanderbe” “Ku janė orat dhe muzet?
Shtojzovallet e zanat ku janė?
S’ po flitet ma pėr vallet e tyne,
As pėr sytė e tyne qė tė shitojnė, as tė bajnė fatbardhė,
S po flitet ma!”

Dhe, nuk shkroi mė poeti i madh shqiptar, Millosh Gjergj Nikolla, i cili jetoi vetėm 27 vjet. Kishte lindur njė vit para shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe vdiq njė vit para pushtimit italian tė Shqipėrisė.
Vdiq nė Torre Pelice tė Italisė.
Sot 68 vjet pas vdekjes, Shkodra loke, tė cilėn aq shumė e deshi, Shkodra, “dashnorja e shekujve”, Shkodra, pėr tė cilėn thoshte se dėshirat e tij pėr atė qytet ishin shumė mė tė sinqerta e mė tė mėdhaja, sesa dėshirat qė pati Perėndija kur e krijoi botėn, nuk e pėrkujton dot poetin, ose e pėrkujton fare pak, sepse duket sikur ėshtė e sėmurė me “akrobacionin dallėndyshuer”. Shkodra, Ballkani, Evropa, Bota mbarė ėshtė sėmurė prej kėtij akrobacioni, prej kėsaj gare marramendėse dhe prej indolencės sė sėmurė....




Copyright © 1999-2005.  Të gjitha të drejtat të rezervuara nga Radio - Kosova e Lirë.
Disenjuar dhe Programuar nga add online