Kultura

Agron Y. Gashi: Kafka i Lindjes, Volteri i Ballkanit (Nė 70 vjetorin e lindjes sė Akademik Rexhep Qoses)

Profesor Rexhep Qosja kėto ditė mbushi 70 vjet jetė, dhe rreth dyzet vjet punė tė mirėfilltė shkencore. Krijuesit e mėdhenj, thonė, kanė vetėm ditėlindje, sepse i bėn tė pavdekshėm vepra e tyre. Rexhep Qosja ėshtė njė ndėr figurat mė tė shquara tė letėrsisė dhe kulturės sonė qė meriton respektin mė tė madh pėr tė gjallė tė tij, sepse me veprėn e tij ka dėshmuar se ėshtė njė studiues dhe intelektual i pėrmasave evropiane.
Veprimtaria e tij letrare dhe shkencore ėshtė e gjerė dhe e shumanshme. Ai ka lėnė gjurmė tė mėdha nė tė gjitha fushat shkencore e artistike; qoftė si historian i letėrsisė dhe kritik letrar, po ashtu si prozator dhe dramaturg, qoftė si eseist dhe publicist, po ashtu edhe si polemist i shquar.
Akademik Rexhep Qosja ėshtė shembulli i intelektualit tė devotshėm, misionarit tė luftės e tė paqes, udhėrrėfyesit tė lirisė, profesorit tė urtė dhe vizionarit qė me tėrė qenien i pėrkushtohet atdheut dhe kombit tė vet.
Ai ėshtė njė erudit i madh i llojit tė veēantė, njė rilindės i vėrtetė i kohės moderne. Jo me kot, atė e kanė krahasuar me shkrimtarė e filozofė tė mėdhenj botėror si: me Volterin e Rusoin, Zolėn e Eliotin; tek ne; me Nolin e Konicėn etj. Ai ėshtė njė ndėr apologjetėt mė tė mėdhenj tė ēėshtjes sonė kombėtare.

Historiani i letėrsisė dhe kritiku letrar

Profesor Rexhep Qosja ėshtė studiuesi, historiani i letėrsisė qė mbi supe ka bartur tėrė peshėn e rėndė shkencore. pėr t’i dhėnė fizionominė e duhur kėsaj fushe. Nė studimet e tij, ai ka pėrmbledhur me objektivitet tė madh njė letėrsi tė tėrė qė po lėngonte nga pritja e njė dore tė artė, qė ta vendoste atė nė vendin e duhur.
Rexhep Qosja ėshtė studiuesi qė historinė e letėrsisė shqipe e bėri shkencė, e shkencės mbi letėrsinė i dha vepra tė papėrsėritshme deri mė sot. Veprat si: “Historia e letėrsisė shqipe –Romantizmi I.II. dhe III” (1984), “Prej tipologjisė deri te periodizimi” (1979), “Shkrimtarė dhe periudha” (1975) dhe ndonjė tjetėr si kėto, janė njė ndėr studimet mė tė plota dhe mė gjithėpėrfshirėse pėr letėrsinė shqipe. Pa harruar kėtu studimet shteruese, monografitė: “Asdreni-jeta dhe vepra e tij” (1972) dhe “Porosia e madhe” (1986) e cila i kushtohet veprės sė poetit kombėtar, Naim Frashėri.
Rexhep Qosja ėshtė ndėr kritikėt e parė letrarė tė viteve 60-tė, qė solli vlera tė reja nė kėtė fushė. Kritika e tij letrare ėshtė e zhveshur nga dogma, skema dhe retorika e tepruar. Njė kritikė jo hermetike, qė shkonte mė shumė nga shkolla dekartiane, sepse ēmonte pėrgjithnjė qartėsinė si parim krijues.
Jo rastėsisht, atė e kanė shquar si njė ndėr kritikėt mė produktiv tė Ballkanit. Nė veprat e tij kritike, vlerėsohen veprat e autorėve tė periudhave tė ndryshme letrare qė meritonin tė zėnin vend nė piemontin artistik, ndėrkohė qė pėr pseudovlerat letrare e shkencore ishte i pakompromis.
Rexhep Qosja nė fushė tė kritikės letrare ka shkėlqyer si rrallė kush, sidomos gjatė tri dekadave tė para tė veprimtarisė sė tij letrare. Qė nga “Episodet letrare” (1967), “Dialogė me Shkrimtarė” (1968), “Kritika letrare” (1969), “Kontinuitete” (1972), “Panteoni i rralluar” (1973), e deri te pėrsiatja mė e re studimore, “Tri mėnyrat e shkrimit shqip” (2005), Rexhep Qosja zotėroi njė epokė tė tėrė, duke u shndėrruar nė njė kodifikues, jo vetėm tė kritikės letrare, por edhe tė njė pjese tė madhe tė letėrsisė shqipe.
Kritika e tij veēohet pėr mprehtėsinė e gjykimit dhe thellėsinė e vrojtimit, duke u pėrqendruar nė mesazhet letrare, risinė artistike e estetike, nė poetikėn e formave dhe tipologjinė e zhanreve, nė strukturat prozaike dhe metrike, nė veēantitė e kompozicionit, tė gjuhės dhe figuracionit stilistik.
Nė kritikėn e tij, koekzistojnė filozofia dhe estetika, teoria dhe praktika, klasikja dhe modernia, realja dhe idealja, dhe njė sėrė vlerash dhe dijesh qė hyjnė nė funksion tė botės sė artit, botės sė letėrsisė. Kėshtu, kritika e tij letrare, hera herės, del si trajtesė subjektive, e herė si trajtesė objektive, hera herės pėrshkruese e herė interpretative, varėsisht prej objektit dhe qėllimit tė shqyrtimit. Ai ishte bėrė njė idhull i vėrtetė pėr krijuesit e rinj dhe tė vjetėr, kudo qofshin ata.

Prozatori dhe dramaturgu

Rexhep Qosja ėshtė njė ndėr prozatorėt dhe dramaturgėt mė tė mirė tė letėrsisė shqipe. Atij i janė dhėnė epitete nga mė tė ndryshmet qė mund t’i jepen njė shkrimtari si; “Kafka i lindjes”, “Volteri i Ballkanit”, “Shkrimtari mė i mirė shqiptar jashtė trungut shqiptar….” etj. “Vdekja mė vjen prej syve tė tillė”, shėnjon modelin mė tė mirė tė romanit modern, qoftė pėr procedurėn e shkrimit dhe strukturėn e rrėfimit, po ashtu pėr botėn e personazheve dhe tematikėn e cila i takon letėrsisė sė pėrbotshme.
I strukturuar nė trembėdhjetė tregime, romani “Vdekja mė vjen prej syve tė tillė” reflekton njė polivalencė kuptimesh e mesazhesh interesante, ku vihen nė sprovė bota dhe kundėrbota psikologjike e intelektuale, pėrballė sfidave tė kohės.
Pėrderisa, “Vdekja mė vjen prej syve tė tillė” shkon kah njė roman filozofiko-psikologjik, romani mė i ri “Njė dashuri dhe shtatė faje” cilėsohet si njė vepėr ku janė sinkronizuar mirė elementet e prozės moderne dhe postmoderne. Ky ėshtė roman ndėrthurjesh zhanresh tė ndryshme, nga reportazhi e ditari, deri te komenti e drama, tė cilat funksionojnė si copėza intertekstesh pėr tė dhėnė njė formė tė pėrkryer tė romanit modern.
Pėrgjithėsisht, proza e Rexhep Qosjes, pėrfshirė edhe atė satirike “I ringjalluri i penduar”, ngėrthen nė vete tė gjitha format e ligjėrimit letrar e artistik. Ajo ėshtė prozė e dramave tė mėdha individuale e tė pėrgjithshme, e rėnieve dhe ngritjeve intelektuale, e zėrave interesantė qė simbolizojnė vlera tė dyfishta.
Nė fakt, proza e Rexhep Qosjes shtron njė dialog tė pėrhershėm me kohėn, historinė, duke zbuluar fytyrėn e saj tė vėrtetė pėrballė situatave tė reja.
Ajo ėshtė prozė qė nė pjesėn mė tė madhe ndėrtohet mbi alegorinė, njė prozė e kuptimeve tė thella dhe si e tillė, ajo nė ēdo kohė risemantizohet.
Jo mė pak tė rėndėsishėm Qosjen e shohim edhe nė dramė.
Kėtė e dėshmojnė dramat “Sfinga e gjallė”, “Beselam, pse mė flijojnė”, “Vdekja e njė mbretėreshe”, dhe “Bardha”, tė cilat janė tė pėrfshira nėn titullin pėrmbledhės “Mite tė zhveshura” (1978). Nė fakt, dy tė fundit formalisht kategorizohen si monodrama.
Sidoqoftė, dramatika e Qosjes ndėrtohet mbi mitin, legjendėn dhe historinė. E para thuret sipas mitemės biblike, e dyta sipas mitemės gojore, e treta sipas mitemės historike dhe mitologemave pėr tė. Monodrama “Bardha” si tekst mė i ri i Qosjes, shėnon kalimin nga miti nė realitet.
Pėrderisa, drama “Sfinga e gjallė” objektivon vėllavrasjen duke zgjedhur njė mitemė biblike; Abelin dhe Kainin si arketipe tė Kabilit dhe Habilit, “Beselam, pse mė flijojnė” dramatizon mitin e flijimit tė gruas nė themel tė urės, mitemė kjo e trajtuar shpesh nė letėrsinė tonė. Nė fakt, kėto dy drama duke qenė tekste tė mbindėrtuara mbi mitin dhe legjendėn, mund tė merren edhe si hipertekste dramatike.
Nė anėn tjetėr “Vdekja e njė mbretėreshe’”, siē ėshtė thėnė, paraqet (mono)dramėn e personalitetit. Kėsisoj, miti pėr mbretėreshėn Teutė shndėrrohet nė mitologemė, kur e kur demitizohet, pėr tė hapur strukturėn semantike tė dramės dhe pėr t’i dhėnė tė gjitha atributet e njeriut modest.
Sė kėndejmi, tekstet dramatike tė Qosjes i kanė tė gjitha kategoritė themelore tė dramės moderne, pavarėsisht pse kompozicionalisht qėndrojnė brenda strukturės klasike e cila zhvillohet si ligjėratė poetike. Kjo provohet tek “Sfinga …” dhe deri diku tek “Beselam, pse mė flijojnė’”.
Pėrfundimisht, drama e Qosjes, ka strukturė polifonike prej tė cilės shtresohen kuptime tė ndryshme dhe zbėrthehen ide dhe koncepte tė mėdha njerėzore.

Publicisti dhe polemisti i shquar

Rexhep Qosja ėshtė intelektuali qė pas vetes ka njė sėrė veprash tė natyrės publicistiko –historike.
Shkrimet e kėsaj natyre i karakterizon njė spektėr i gjerė gjykimi e vrojtimi. Nė veprat e tij publicistike, ai do tė shtrojė shumė ēėshtje interesante, mė pak tė vogla dhe mė shumė tė mėdha; tė veēanta e tė pėrgjithshme, letrare e filozofike, politike e historike.
Publicistika e tij nuk e ka natyrėn e vėshtrimeve dhe analizave tė pėrkohshme gazetareske. Publicistika e tij ėshtė e rrallė dhe e jashtėzakonshme. Ajo ka pėrmasat e trakteve tė mėdha filozofike–politike, e projekteve tė mėdha kombėtare. Nė kėtė kontekst, Rexhep Qosja na shfaqet njė projektues i madh i ēėshtjes kombėtare shqiptare.
Ky “kapedan i shqiptarizmės”, siē e quan Agolli, nga vepra nė vepėr,. ngriti zėrin e tij burrėror pėr padrejtėsitė qė i bėheshin dhe i bėhen kėtij populli, pėr dhunėn dhe tė vėrtetėn politike e historike. Shembulli mė i mirė pėr kėtė janė veprat tashmė tė njohura tė kėsaj fushe si: “Populli i ndaluar” (1990), “Strategjia e bashkimit shqiptar” (1992), “Ēėshtja shqiptare-historia dhe politika” (1994), “Ligjėrimet paravajtėse” (1996), “Fjalori demokratik” (1997), “Paqja e pėrgjakshme” (1999), “Tronditjet e shekullit I. II”(2001), “Demokracia e shpėrdorur” (2005), e deri te pėrmbledhja e projekteve famėkeqe serbe pėr Kosovėn “ Shpėrngulja e shqiptarėve nga Kosova” (2005). Nė secilėn libėr shpėrfaqet filozofia e tij politike. Ajo ėshtė e qartė dhe e qėndrueshme, nė frymėn e politikės historike tė kombeve dhe njerėzimit. Ajo ėshtė filozofi e mbėshtetur nė tabanin e historisė sonė kombėtare, nė projektet e mėdha shekullore, njėkohėsisht, edhe nė zhvillimet dhe teoritė e reja tė politikės ndėrkombėtare. Qosja, nuk deshi qė asnjėherė kombi t’i shtrohet politikės. Nė kėtė pikė, filozofia e tij ėshtė filozofi pragmatike, e vizionit tė qartė atdhetar.
Rexhep Qosja mė vite tė tėra u bė udhėrrėfyes i lirisė. Por, edhe kur liria ia bėhu, Qosja nuk u pajtua me tė, sepse nuk u pajtua me lirinė pa liri, me lirinė e keqkuptuar, me demokracinė pa demokraci, me ‘demokracinė e shpėrdorur’. Zaten ky ėshtė mision i udhėrrėfyesve tė mėdhenj, tė kombeve tė mėdha e tė vogla. Ky ėshtė edhe mision i tij i pėrjetshėm.
I vetėdijshėm se nuk do tė mjaftojė vetėm tė thuash tė vėrtetėn, por edhe tė mbrosh atė kurdoherė, akademiku ynė u lėshua nė logun e polemikės. Jo pse dėshironte tė hapte “fronte” tė reja, por pse ishte i detyruar ta bėnte atė. Dhe, ai kishte dell prej polemisti. Polemikat e tij, janė ndėr mė interesantet nė historinė e polemikės shqiptare. I rreptė por edhe i arsyeshėm, i mprehtė dhe i pakompromis, i ngjeshur nga vokabulari dhe i saktė nga argumentimi, Rexhep Qosja, si njė uragan do tė ngadhėnjejė nė tė gjitha polemikat, qoftė nė ato letrare, aq mė tepėr nė ato tė karakterit politik e historik, qoftė nė ato me individė tė caktuar, po ashtu edhe nė ato me grupe dhe institucione tė ndryshme, brenda dhe jashtė vendit.
Nė polemikat e natyrės politike e kombėtare, Rexhep Qosja, si njė shkėmb qė i pret rrufetė, mbronte ēėshtjen e pazgjidhur shqiptare me gjuhėn e argumentit. Nė kėtė mėnyrė, ai u bė sinonim i fjalės sė lirė dhe i mendimit tė guximshėm.
Rexhep Qosja dha njė model tė mirė se si shkruhet dhe si shtrohet polemika akademike, si duhet tė jetė ajo dhe ndaj kujt duhet bėrė atė.
Nė polemikėn e tij, me mendimet e tyre parakalojnė figura tė njohura tė artit dhe letėrsisė, tė filozofisė dhe shkencės, tė politikės dhe historisė, tė tė gjitha vendeve, tė tė gjitha kulturave.
Nė kėtė fushė, ai shkėlqeu mė shumė se kushdo tjetėr, andaj mund tė krahasohet me Nolin, Konicėn, Fishtėn e shumė e shumė tė tjerė tė cilėt me gjuhėn e argumentit dėrmonin ēdo gjė qė binte ndesh me tė vėrtetėn.
Prandaj, pėrfundimisht duhet thėnė se me ardhjen e Rexhep Qosjes nė botėn e kulturės, letėrsia shqipe fitoi historianin e madh dhe kritikun e mprehtė, dramaturgun dhe prozatorin modern, publicistin dhe polemistin e shquar, i cili i dha identitet letėrsisė shqipe, sidomos asaj tė Rilindjes Kombėtare, e nė kėtė mėnyrė, edhe kulturės shqiptare nė pėrgjithėsi.
Qershor, 2005




Copyright © 1999-2005.  Të gjitha të drejtat të rezervuara nga Radio - Kosova e Lirë.
Disenjuar dhe Programuar nga add online