Prof. dr. Mehdi POLISI: SAMI FRASHĖRI eruditi qė zotėroi shumė fusha tė diturisė
1. Sami Frashėri, me punėn e tij vėllimore e tė shumanshme nga njėra anė, dhe cilėsore nga ana tjetėr, i ka bėrė borxh brezat pas tij qė ti kthehen vazhdimisht veprės sė tij - ishte shprehur nė njė rast, me plot tė drejtė, profesor Rexhep Ismajli. Jemi krenar dhe, do tė thosha, tė privilegjuar qė i ka rėnė hise edhe brezit tonė tė shkruajė pėr figurėn madhore tė kombit tonė.
Interesimi im pėr veprėn e Samiut filloi qė nga viti 1982 kur gjatė njė qėndrimi nė Turqi pėr hulumtime shkencore mė ra nė dorė romani i tij Taaŗŗuk-i Talat ve Fitnat, i cili, sipas historianėve tė letėrsisė turke ėshtė romani i parė nė letėrsinė moderne turke. Romani mė pėlqeu dhe e pėrktheva atė vit nė gjuhėn shqipe. Fillimisht u botuan disa fragmente nė Jeta e Re, Fjala, Flaka etj. pėr tu botuar i plotė dhe pėr herė tė parė nė gjuhėn shqipe mė 1984 nė serinė e botimeve tė veprės sė Sami Frashėrit nga Shtėpia Botuese Rilindja nė Prishtinė. Romani u prit shumė mirė nga lexuesi shqiptar. Kjo pėr mua ishte njė nxitje qė nė vazhdimėsi ti pėrkushtohem veprimtarisė sė Samiut duke studiuar dhe pėrkthyer edhe vepra tė tjera tė tij, tė panjohura ose fare pak tė njohura deri atėherė pėr lexuesin shqiptar, si: Personalitetet shqiptare nė Kamus al-alam tė Sami Frashėrit; Medeniyyet-i Islamiyye (Qytetėrimi islam); Lisan (Gjuha); Letaif (Anekdota) dhe, pėr tė nderuar personalitetin shkencor e patriotik tė tij, mė 2004, kur ishin mbushur 100 vjet prejse Samiu ishte ndarė nga kjo botė, pra me rastin e Jubileut tė madh, Shtėpia Botuese Logos-A nė Shkup, nė krye tė sė cilės ėshtė zotėria mr. Adnan Ismaili, dashamirės i kulturės, kishte nė projekt tė botonte veprėn mė tė plotė tė Samiut nė gjuhėn shqipe. Ai shprehu dėshirėn qė ky botim tė plotėsohet edhe me vepra tė tjera tė Samiut. Kjo dėshirė e tij qe dhe dėshira ime. Prandaj, mora pėrsipėr tė zgjedh disa vepra tė enciklopedistit Sami, tė cilat do tė botoheshin pėr tė parėn herė nė gjuhėn shqipe: Gök (Qielli); Yer (Toka); Insan (Njeriu); Yine Insan (Pėrsėri njeriu); Esatir (Mitologjitė). Megjithėse, duke mbajtur parasysh se kėto vepra janė me shkrimin arab-osman, kohėn kur janė shkruar, stilin e gjuhės sė Samiut, pėrdorimin e terminologjisė shkencore (nga astronomia, gjeologjia, antropologjia, anatomia krahasimtare dhe mitologjia), tė cilėn Samiu, si filolog dhe gjuhėtar i shkėlqyeshėm e ka pėrdorur herė arabisht, herė persisht, herė turqisht, e herė nė gjuhėt evropiane, realizimi i kėtij projekti pėr njė kohė relativisht tė shkurtėr nuk ka qenė punė e lehtė. Por tė gjitha vėshtirėsitė janė kapėrcyer me dėshirėn e madhe qė nė kėtė mėnyrė tė plotėsohej literatura shqipe e kėtyre fushave, nga njėra anė, dhe tė nderohej autori i tyre, dijetari i madh shqiptar i shekullit 19, Sami Frashėri. Pėrkthimi dhe botimi i kėtyre veprave nė gjuhėn shqipe ka qenė i mirėpritur, sepse shumė studiues shqiptarė i kanė shfrytėzuar kėto vepra pėr studimet e tyre.
Pėr Sami Frashėrin janė shkruar deri mė tash shumė studime e shkrime tė rėndėsishme, prej tė cilėve do tė pėrmendim disa. Dhe, pas gjithė kėtyre shkrimeve, shtrohet pyetja se a ka mbetur diēka pa u thėnė pėr tė? Duke u thelluar mė tej nė veprėn origjinale tė tij, mė duhet tė them se ka pasur tė drejtė profesor Hasan Kaleshi, kur nė punimin e tij Sami Frashėri nė Letėrsinė dhe Filologjinė turke thotė se vepra e Sami Frashėrit ėshtė studiuar njėanshėm dhe nuk ėshtė bėrė pėr tė njė monografi e plotė dhe gjithėpėrfshirėse. Kėtė e meriton Samiu, thotė Kaleshi.
2. Sami Frashėri lindi nė Frashėr mė 1 qershor tė vitit 1850. Mėsimet e para i mori nė fshatin e lindjes. Nė moshėn nėntėvjeēare i vdiq i ati, e dy vjet mė vonė edhe e ėma. Prandaj, pėr tė dhe pėr tėrė familjen do tė pėrkujdesej vėllai mė i madh, Abdyli. Meqė Frashėri ishte vend malor, Abdyli nuk shihte ndonjė tė ardhme aty, prandaj, pėr tu mundėsuar shkollimin vėllezėrve tė tij mė tė vegjėl dhe pėr tė krijuar kushte mė tė mira, vendosi ta shpėrngulte familjen nė Janinė. Pasi u vendosėn nė Janinė nė vitin 1861, Samiu bashkė me tė vėllanė, Naimin, u regjistrua nė gjimnazin e njohur Zosimea, tė cilin e mbaroi para kohe: pėr shtatė vjet nė vend pėr tetė sa ishte paraparė , gjė qė tregon aftėsitė intelektuale tė tij. Samiu kėtu kishte marrė njohuri pėr greqishten e vjetėr dhe tė renė, latinishten, frėngjishten, italishten, si dhe pėr historinė, historinė e natyrės, gjeografinė, matematikėn, filozofinė, kozmografinė, anatominė etj. Do theksuar se Samiu, krahas vijimit tė mėsimit nė gjimnaz, do tė vazhdojė tė mėsojė nė mėnyrė sistematike, ashtu si nė Frashėr, edhe turqishten, arabishten dhe persishten te myderrizi Jakup Efendiu.
Pėr shkencėtarin tonė tė ardhshėm edhe Janina, qė asokohe ishte kryeqytet i vilajetet tė Janinės, u bė e vogėl. Samiu, pasi punoi aty nja 2-3 vjet pas mbarimit tė gjimnazit, mė 1871, si 21 vjeēar, do tė shpėrngulej edhe nga Janina pėr tu vendosur nė ndonjė qendėr mė tė pėrshtatshme. E zgjodhi Stambollin, atėherė kryeqendėr e Perandorisė Osmane, ku dhe vdiq mė 18 qershor 1904.
Samiu kėtu nė Stamboll nuk priti shumė, sepse ende pa u vendosur mirė, menjėherė u hodh nė botėn e letrave. Arsyet pėr njė nguti tė tillė mund tė kenė qenė, nėse mund tė shprehem kėshtu, pėr tri arsye kryesore:
E para, pėr shkak se i porsaardhur nė njė rreth tė ri, nė njė ambient tė panjohur, duhej tė punonte shumė pėr tė siguruar disi kafshatėn e gojės ose, sė paku, pėr tė krijuar kushte mė tė mira jetese pėr vete;
E dyta, pėr shkak tė rrethanave politike jo tė qėndrueshme, kulturore tė ulėta dhe sociale tė mjerueshme qė kishin pėrfshirė Perandorinė. Ishte fundshekulli i 19-tė, plotė ngjarje e kthesa;
E treta, pėr shkak se duhej tė shpėrthente e ti pėrhapte njohuritė e akumuluara nė atė moshė djaloshare, tė fituara nė Frashėr e nė Janinė. Dhe, vėrtet, mund tė bindemi se kjo pikė mund tė jetė e saktė dhe e qėndrueshme sepse ai do tė shprehet vazhdimisht nė shkrimet e tij tė mėpastajme se punon pėr tė qenė i dobishėm edhe pėr tė tjerėt, sipas motos ēbėnė paraardhėsit pėr ne, e ēbėjmė ne pėr pasardhėsit.
Njohja thellėsisht e gjithė atyre gjuhėve, tė Lindjes e tė Perėndimit, mėsimi sistematik i fushave tė ndryshme tė dijes, guximi shkencor e intelektual, i ndihmuan Samiut, kėtij gjeniu, tė shtrihet e tė shkelė nė shumė disiplina kulturore e shkencore, duke filluar nga viti 1872, kur del pėr herė tė parė me shkrime para opinionit, e deri nė vdekje mė 1904.
Tė shkruash gjithė ato vepra ( e kam thėnė edhe mė parė dhe detyrohem ta them pėrsėri, mbi 65 vepra , disa me mė shumė vėllime, ose shprehur me faqe, mbi 20 mijė faqe, pa llogaritur veprat e tij nė dorėshkrim dhe artikujt e shumtė nėpėr gazetat e revistat e kohės) me tema nga mė tė ndryshmet (pėr disa prej tyre nismėtar) dhe nė gjuhė tė ndryshme: shqip, turqisht, arabisht, frėngjisht etj., pėr njė periudhė, siē del aty, 32 vjeēare, ėshtė pa diskutim punė e madhe, punė qė vetėm mendja e ndritur e Samiut ka mund ta bėjė.
Si studiues i veprės origjinale tė Samiut kam vėnė re nė tė dy gjėra kryesore: 1. se tė gjitha veprat dhe punimet e tij, ndonėse para njėqind e sa vitesh, janė punuar e shkruar nė atė mėnyrė qė janė thuajse nė pėrputhje me kriteret e sotme shkencore: kanė qėllimin, hyrjen, brendinė dhe pėrfundimin dhe, sado e vogėl tė jetė vepra, megjithatė, tė bėn tė besosh se tema ėshtė shtjelluar nė tėrėsi; kjo do tė thotė se Samiu ka njohur shumė mirė teknikėn dhe metodologjinė e punės shkencore dhe, 2. temat qė trajton Samiu nuk janė tema tė zgjedhura rastėsisht, domethėnė se kanė njė pikėsynim, gjė qė tregon se Samiu ka ndjekur nė vazhdimėsi dhe me kujdes jetėn e shoqėrisė pėrgjithėsisht.
Pėr tė pasur njė ide se nė cilat fusha tė dijes lėvroi Samiu, do tė ndalemi nė disa prej tyre ose sė paku nė njė vepėr pėrfaqėsuese tė asaj fushe, sepse tė pėrfshihen tė gjitha do tė duhej tė shkruheshin disa monografi. Madje ky punim nuk synon atė.
3. Samiu punėn e tij krijuese e nisi njėkohėsisht nė gazetari dhe nė letėrsi, jo rastėsisht. Unė mendoj se jo vetėm pėr shkak se, siē ėshtė bėrė zakon tė thuhet pėr tu stėrvitur nė gjuhėn turke, ku ai ēalonte nė fillim. Kjo, natyrisht, ka mundėsi tė jetė njė arsye, sepse Samiu nė fund tė fundit gjuhė tė nėnės e kishte shqipen. Por, gjykuar sipas shkrimeve tė Samiut tė publikuara nėpėr gazetat e kohės, mendoj se hyrja e tij nė gazetari ka qenė mė shumė kėrkesė e kohės, sepse ēėshtjet dhe problemet sociale, politike, kulturore e diturore kėrkonin zgjidhje tė meritueshme, me fjalė tė tjera, Samiu do ti shfrytėzonte ato si mjet pėr mbrojtjen e interesave dhe tė drejtave tė shoqėrisė pėrgjithėsisht dhe tė shoqėrisė shqiptare nė veēanti. Kjo mund tė shihet nė gazetėn Zėdhėnėsi i Lindjes (Tercuman-i Ŗark), redaktor i sė cilės nga numri 74 deri nė numrin 179 qe Samiu , kohė kjo qė pėrkon me Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit dhe tė mbajtjes sė Kongresit tė Berlinit (1878), vendimet e tė cilit dihen fare mirė nga historia nė kurriz tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Artikujt e botuar nė kėto numra tė kėsaj gazete me titujt: Ēėshtja e Lindjes Kongresi; Intrigat e sllavėve dhe tė grekėve; Duke provuar tė vėrtetėn; Tė dhėna statistikore mbi Epirin dhe shumė artikuj me titujt Shėnime politike, janė dėshmi e mjaftueshme qė tregojnė luftėn e vazhdueshme qė ka zhvilluar Samiu me pendėn e tij pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė pazgjidhur shqiptare.
Edhe botimi i revistės sė pėrjavshme letrare, shkencore dhe artizanale Hafta (Java), botuar nė Stamboll mė 1298/1881 nė 20 numra (1-20) me gjithsej 320 faqe, e cila fund e krye ėshtė shkruar nga vetė Samiu, ka njė qėllim tė caktuar: ėshtė nė funksion tė ngritjes sė nivelit tė shoqėrisė nga aspekti arsimor, letrar e shkencor. Ėshtė me tė vėrtetė revistė shumė serioze, ėshtė thesar temash. Nė tė pėrfshihen mbi 70 tema qė kanė tė bėjnė me edukimin, arsimin, kulturėn, fizikėn, kiminė, gjuhėn, letėrsinė, higjienėn, historinė, qytetėrimin, filozofinė, pikturėn, muzikėn etj. Nė dy faqet e fundit tė ēdo numri tė revistės Hafta, Samiu ka botuar dhe: kuriozitete (ēudira), fjalė tė urta, anekdota dhe gjėegjėza, natyrisht, pėr tė kėnaqur edhe lexuesit e tyre. Samiu ka nxjerrė vetė edhe revistėn Aile (Familja) nė tri numra.
4. Jo rastėsisht Samiu qė nė fillim tė krijimtarisė sė tij hyn edhe nė fushėn e letėrsisė. Nė vitin 1872, si 22 vjeēar ai do tė botojė veprėn e tij tė parė origjinale, romanin Taaŗŗuk-i Talat ve Fitnat (Dashuria e Talatit me Fitnetin). Botimi i kėtij romani, pa hyrė nė analizėn e thellė tė tij, ka dy vlera tė pėrgjithshme, njėra i takon aspektit historik, sepse, siē u tha mė lart, si roman i parė modern, hap njė kapitull tė ri nė letėrsinė moderne turke dhe tjetra i takon aspektit tematik, sepse trajton njė problem tė rėndė shoqėror qė mbretėronte nė atė kohė tė disa popuj nėn Perandorinė Osmane, prandaj edhe te populli shqiptar-martesa e vajzave pa pėrfillur dėshirat e tyre. Pėr Samiun ka edhe njė vlerė mė tepėr, sepse ai, sipas njohurive tona, ėshtė i pari shqiptar qė shkruan romane. Sipas historianėve tė letėrsisė, Samiu shkruan edhe dy romane qė kanė mbetur dorėshkrim.
Kontributi i Samiut nė fushė tė letėrsisė nuk ėshtė i vogėl as nė dramaturgji. Edhe nė kėtė gjini letrare Samiu radhitet ndėr dramaturgėt e parė nė letėrsinė turke pas Ibrahim Shinasiut dhe Namik Qemalit.
Nė kėtė fushė Samiu doli i suksesshėm, duke shkruar gjashtė drama, tri prej tė cilave botohen: Besa, yahud Ahde-i Vefa (Besa ose premtimi i dhėnė), Seydi Jahja dhe Gave.
Ndonėse Samiu tani ndodhej larg atdheut dhe popullit tė tij, ai, megjithatė, jetonte shpirtėrisht me tė, i mbante lidhjet shpirtėrore me tė, nuk i shkėpuste ato lidhje. Prandaj, njė natė tė fundit tė shkurtit tė vitit 1874 shfrytėzon imagjinatėn dhe kapacitetin intelektual e krijues tė tij. Temėn qė e kishte marrė me vete nga trualli i tij shekullor dhe nga populli i vet qė se harroi kurrė, Samiu do ta nxjerrė nė letėr pėr njė kohė shumė tė shkurtėr, pėr jo mė shumė se dy javė, duke shkruar veprėn letrare, dramėn Besa. Qėllimin dhe zgjedhjen e kėsaj teme, nuk ėshtė vėshtirė pėr ta kuptuar dhe pėr ta identifikuar. Po ti referohemi parathėnies sė veprės Besa, do tė vėmė re se Samiu nuk ka lėnė zbrazėti e as dykuptimėsi pėr tu kuptuar. Ideja pėr tė shkruar njė vepėr teatrale ku do tė dilnin nė shesh disa virtyte e zakone tė popullit shqiptar kishte kapluar fantazinė time qė prej kohėsh thotė Samiu nė parathėnien e saj. Kėtė e kam bėrė vazhdon Samiu - jo pse i takoj kėtij populli (popullit shqiptar), por pėr shkak se kam vėnė re se te ky popull ka disa cilėsi e vlera tė larta, siē janė dashuria pėr atdheun, flijimi pėr tė, mbajtja e besės a fjalės sė dhėnė etj. qė meritojnė tė vihen nė skenė. Ėshtė pėr tu befasuar se pėrkthyesi i saj, Abdyl Ypi, nuk e kishte pėrkthyer kėtė parathėnie tė rėndėsishme, ku shfaqen shumė koncepte tė Samiut. Pas tė gjitha gjasave parathėnien e pėrmend pėr herė tė parė prof. Hasan Kaleshi Nė dramėn Besa trajtohen edhe shumė tema tė tjera nga jeta shqiptare, si: problemi i dashurisė pėr punėn, problemi i hakmarrjes, angazhimi i femrės shqiptare pėr mirėmbajtjen e familjes etj. Pėr Besėn janė bėrė studime tė shumta nga studiues tė ndryshėm, sa herė qė ėshtė paraqitur nevoja. Prandaj, pa u zgjatur, do tė theksoja edhe kėtė se drama Besa pėr herė tė parė ėshtė vėnė nė skenė nė teatrin Osman nė Stamboll nė mbrėmjen e 5 prillit 1874 dhe ėshtė pritur shumė mirė. Kėshtu shkruan nė anėn e prapme tė kapakut tė veprės.
Samiu, siē u tha edhe mė lartė, ka botuar edhe dy drama origjinale: Sejdi Jahja , ngjarja e sė cilės zhvillohet nė Spanjė dhe Gave , ngjarja e sė cilės zhvillohet nė Iran.
Lista e veprave tė Samiut nė fushė tė letėrsisė ėshtė e gjatė. Aty mund tė hyjnė edhe veprat: Letaif (Anekdota) , Emsal (Fjalė tė urta) , vepra kėto ku Samiu shpreh mendime filozofike, letrare, edukative, arsimore etj.; antologjitė: Bakinin Esar-i Muntehabesi (Vjersha tė zgjedhura tė Bakiut) , Ali bin Ebi Talib Esar-i Muntehabesi (Poezi tė zgjedhura tė Ali Bin Talibit) , Hurdeēin (Pėrmbledhje e poezive tė zgjedhura tė poetėve persianė) . Samiu ka lėnė edhe tri antologji tė tjera tė cilat nuk janė botuar, por kanė mbetur dorėshkrim. Do ta pėrmend kėtu vetėm antologjinė Zübde-i Ŗahname(Thelbi i Shahnamesė).Pėr ti hyrė leximit tė 60 mijė vargjeve (nė persisht), sa pėrmban Shahnameja, dhe prej tyre tė nxjerrė thelbin e saj, Samiun e kishin detyruar dy gjera kryesore: Firdusi, autori i saj, dhe vlera e madhe e Shahnamesė. Kėto vlera Samiu do ti shprehė nė parathėnien e saj prej katėr faqesh nė osmanishte.Shah-nameja ėshtė njė vepėr, e cila meriton tė pėrmendet si kryevepėr e letėrsisė persiane dhe kryevepėr e letėrsisė islame.
Vepra Shahnameja ėshtė njė vepėr e cila ėshtė bėrė njė herė dhe nuk mund tė bėhet pėr herė tė dytė. Kjo vepėr ėshtė ndėr ato vepra tė rralla, qė kanė hyrė nė histori si monumente. Kjo, sė bashku me Ramajanėn e Indisė sė vjetėr dhe Iliadėn e Greqisė sė vjetėr, janė vepra monumentale e madhėshtore, tė cilat do tė ekzistojnė, sa tė ekzistojė bota. Ndėrkaq, Firdusi, me tė vėrtetė ėshtė poeti mė i madh i Iranit. Ai ėshtė njėri nga poetėt mė tė mėdhenj tė botės... kėshtu e nis Samiu parathėnien e kėsaj vepre.
Nė qoftė se veprave tė Samiut nė fushė tė letėrsisė u shtojmė edhe veprat e pėrkthyera letrare nga gjuhė tė ndryshme sidomos nga gjuha frėnge , numri i tyre do tė rritet shumė, nė rreth 20. Kjo tregon se analiza e ideve letrare tė Samiut nė pėrgjithėsi, tė pėrfaqėsuara nė kėto vepra dhe nė shkrime tė tjera tė tij, tė botuara nėpėr gazeta e revista, si dhe nė ato qė mbetėn nė dorėshkrim, mund tė bėhet vetėm nė suaza tė njė monografie tė veēantė.
5. Sami Frashėrin, kėtė dijetar tė madh, e shqetėsonte sė tepėrmi mėnyra e tė mėsuarit tė nxėnėsve nėpėr shkolla. Kjo mėnyrė e mėsimdhėnies dhe pėrgatitja e teksteve shkollore pėr Samiun ishte e vjetruar dhe tani e tejkaluar. Pėr tu dalė nė ndihmė nxėnėsve qė jo tė mundohen shumė e tė fitojnė pak, por tė mundohen pak e tė fitojnė shumė, Samiu, duke shfrytėzuar sigurisht tekstet shkollore tė pėrgatitura nė Evropė dhe pėrvojėn e tij personale, do tė nis hartimin dhe botimin e serisė sė veprave didaktike, tė teksteve shkollore. Edhe nė kėtė fushė Samiu do tė jetė shumė i suksesshėm, sepse nga mendja dhe dora e tij do tė dalin disa vepra shkollore pėr tė gjitha nivelet. Nė gjuhėn shqipe pėr kėtė qėllim do tė botojė veprat Abetare e gjuhėsė shqip, Dheshkronjė, Shkronjėtore e gjuhėsė shqip etj. Kėto tekste Samiu ynė i bėri nė kohė tė duhur, nė kohėn kur shqiptarėt dhe shkolla shqipe kishin nevojė mė sė shumti pėr to. Nė veprėn Abetarja e gjuhėsė shqip, e vogėl pėr nga vėllimi, por me peshė tė rėndė kulturore e shoqėrore u shfaqen edhe njė herė dhuntitė e jashtėzakonshme tė Samiut si pedagog, si psikolog, si gjuhėtar, si shkrimtar dhe nė tė njėjtėn kohė mendimi i tij i lartė patriotik. Tekstet e pėrfshira nė tė, Samiu i kishte zgjedhur nė mėnyrė qė sė bashku me mėsimin e gjuhės amtare tu ngjallė fėmijėve ndjenja fisnike si dashurinė pėr punė e dituri, respektin pėr njerėzit dhe mbi tė gjitha dashurinė pėr gjuhėn shqipe dhe pėr Shqipėrinė. Sa pėr vlerėn e veprės Shkronjėtore e gjuhėsė shqip, qė njihet si Gramatika e gjuhės shqipe e Sami Frashėrit, fjalėn e vet e kanė thėnė specialistėt e kėsaj fushe: prof. Idriz Ajeti, prof. Rexhep Ismajli, prof. Anastas Dodi etj. sa herė qė ka qenė e nevojshme.
Edhe pėr mėsimin e arabishtes dhe turqishtes Samiu pėrpiloi disa vepra didaktike, si: Tasrifat-i Arabiyye (Lakimet arabe); Kavaid-i Sarfiyye-i arabiyye Rregullat e gramatikės arabe); Kavaid-i Nahviyye-i Arabiyye (Rregullat e sintaksės arabe); Tatbikat-i Arabiyye (Ushtrime arabe); Küēük elifba (Abetare e vogėl e turqishtes); Yeni Usul Elifbay-i Türki (Abetare e turqishtes sipas metodės sė re); Nev Usul Sarf-i Türki ( Gramatika e turqishtes sipas metodės sė re).
6. Erudicioni i Sami Frashėrit shihet edhe nė veprat e tij tė botuara nė kuadėr tė tė ashtuquajturės Cep Kütüphanesi (Biblioteka e xhepit) nė tė cilėn Samiu botoi 11 vepra shkencore-popullarizuese.
Biblioteka e xhepit hapet me veprėn Qytetėrimi islam. Edhe kėsaj teme islame Samiu i hyri jo pa qėllim. I vetėdijshėm pėr pikėpamjet shumė tė gabueshme e tendencioze qė ekzistonin asokohe lidhur me qytetėrimin islam, Samiu e mori pėr detyrė tė sqarojė tė mirat qė i ka sjellė njerėzimit ky qytetėrim, se ēfarė roli luajti ai nė zhvillimin e qytetėrimit evropian. Ai me argumente bindėse sqaroi se ishin dijetarėt islamė ata qė tė parėt nxorėn nė dritė emrat e dijetarėve tė lashtė grekė (Platonin, Aristotelin, Ptolemeun, Euklidin etj.) dhe veprat e tyre, duke i pėrkthyer ato vepra nė gjuhėn arabe, prej nga i morėn evropianėt. Kjo, thotė Samiu, ėshtė njė e vėrtetė qė ėshtė dėshmuar sot me anė tė historisė dhe pėr kėtė nuk mund tė ketė ndonjė kundėrshtim, dyshim a luhatje. Edhe tezėn e njė grupi tė dijetarėve evropianė qė njėjtėsonin qytetėrimin islam me qytetėrimin arab, Samiu e hedh poshtė kategorikisht. Edhe kėtė e argumentonte me faktin se nė pėrparimin e qytetėrimit islam marrin pjesė tė gjithė popujt qė kanė pėrqafuar Islamin. Njė vend tė veēantė nė veprėn e Sami Frashėrit Qytetėrimi islam zėnė arritjet e dijetarėve islamė nė disiplina tė veēanta tė shkencės si: astronomia, kozmografia, matematika, fizika, kimia, gjeografia, shkencat natyrore, mjekėsia, filozofia, jurisprudenca, letėrsia, historia, duke u ndalur nė zbulime tė ndryshme, siē ishin zbulimi i letrės, i barutit, i busullės etj. Vepra ėshtė e mbushur edhe me shumė tė dhėna tė tjera faktike, por ajo qė do theksuar nė mėnyrė tė veēantė ėshtė fryma shkencore objektive qė mban Samiu pėr qytetėrimet pėrgjithėsisht.
Dijetari ynė i madh, Sami Frashėri, nė kuadėr tė Bibliotekės sė xhepit boton njė libėr tė veēantė me titullin Esatir (Mitologjitė) , vepėr kjo e para e kėtij lloji nė gjuhėt lindore. Duke hetuar mungesėn e kėsaj dege tė historisė, e cila mėsohet nė shkollat perėndimore si njė shkencė e veēantė dhe e respektuar me titullin mitologji, e kemi parė tė arsyeshme e tė nevojshme, thotė Samiu, tė hulumtojmė e tė tubojmė mitologjitė e ndryshme tė popujve tė lashtė, e tė shkruajmė nė mėnyrė tė pėrmbledhur pėr to. Dhe, pėr ta plotėsuar kėtė boshllėk, Samiu ndėrmori botimin e kėsaj vepre, duke shkruar pėr mitologjinė e popujve tė ndryshėm tė botės: tė grekėve dhe romakėve; tė etruskėve; tė koptėve; tė fenikasve dhe tė kartagjenasve; tė asirianėve; tė sirianėve; tė skitėve; tė persėve; tė indianėve; tė kinezėve etj.
Nė veprėn Gök (Qielli) , qė ėshtė botuar po ashtu nė kuadėr tė Bibliotekės sė Xhepit, Samiu trajton ēėshtjen e trupave qiellorė, temė kjo qė i pėrket astronomisė. Ndėrkaq, nė veprėn Yer (Toka) , tė cilėn Samiu e konsideron motėr tė veprės Qielli, trajton pėrbėrjen e tokės, shtresat e saj etj. Temė qendrore e kėsaj vepre pra ėshtė gjeologjia.
Nė serinė e Bibliotekės sė Xhepit Samiu do tė botojė edhe dy vepra qė bėjnė fjalė pėr njeriun. E para titullohet Insan (Njeriu) , kurse e dyta Yine Insan (Pėrsėri njeriu) . Qė nė fillim tė veprės Njeriu, Samiu i drejtohet opinionit pėr tė arsyetuar botimin e kėsaj vepre: Nė dy veprat qė i kam botuar para kėsaj, thotė Samiu, kam bėrė fjalė pėr qiellin dhe tokėn, Pasi ėshtė bėrė fjalė pėr krijime aq tė mėdha tė Krijuesit tė Madhėrishėm, dilte e nevojshme dhe e domosdoshme tė thuheshin disa fjalė dhe pėr njė krijesė shumė tė vogėl, pėr tė thėnė mė poshtė: Sado qė qielli pėrfshin miliona trupa si rruzulli tokėsor, pėr ne ėshtė mė e nevojshme dhe mė e domosdoshme tė dimė mė shumė pėr tokėn, sepse toka ėshtė vendbanimi ynė. Edhe njeriu, vazhdon Samiu, sado qė ėshtė njė pjesė e vogėl nė krahasim me kėtė rruzull tokėsor, pėr shkak se ėshtė lloji ynė, duhet dhe kemi nevojė tė madhe tė dimė pėr gjendjen dhe pėr rrethanat e tij mė shumė se pėr ēdo gjė tjetėr.
Ndėrkaq, nė faqet e para tė veprės Pėrsėri njeriu Samiu shprehet: Tema pėr njeriun ėshtė aq e gjerė dhe aq e gjatė sa qė, po tė shkruheshin jo njė vepėr e vogėl e kėtillė, por vėllime e libra tė shumtė, pėrsėri do tė mbetej diēka pėr tu thėnė. Nė veprėn me titullin Njeriu, u bė fjalė, thotė Samiu, pėr mėnyrėn e shfaqjes sė gjinisė njerėzore mbi faqe tė dheut dhe gjendjen e tij fillestare, pėr periudhat qė nuk mund ti kap historia, pėr mėnyrėn e jetesės sė tė parėve tanė nėpėr male e shpella; janė pėrshkruar luftėrat e tyre kundėr shtazėve tė mėdha tė cilave u ėshtė shuar fara, duke qenė tė pajisur me armė dhe pėr fosilet e tyre tė gjetura nė shtresat tokėsore. Tema e asaj vepre i pėrkiste gjeologjisė mė shumė se historisė. Nė kėtė vepėr (Pėrsėri njeriu) ndėrkaq, vazhdon Samiu, do tė bėhet fjalė pėr kategoritė dhe racat e gjinisė njerėzore, pėr gjendjen e sojeve tė tė gjithė popujve e kombeve qė jetojnė nė rruzullin tokėsor. Nė bazė tė kėsaj pra, tema e kėsaj vepre, thotė Samiu, i pėrket historisė sė natyrės. Sido qė tė jetė, vazhdon Samiu mė poshtė, ndonėse kėto dy shkenca ndahen nga njėra tjetra, meqenėse trajtojnė gjininė njerėzore dhe lidhja nė mes tyre ėshtė e mundshme, ndėrthuren nė shkencėn e pėrbashkėt tė quajtur antropologji. Qėllimi i botimit tė kėtyre veprave ėshtė i nėnkuptueshėm vetvetiu: pėrhapja e njohurive shkencore te masat e gjėra tė popullit, domethėnė, zgjimin e masės sė popullit.
7. Njė nga fushat kryesore nė tė cilat Sami Frashėri dha kontributin e tij tė ēmuar ėshtė pa dyshim gjuhėsia. Pikėpamjet e tij pėr gjuhėn nė pėrgjithėsi, si dukuri shoqėrore, dhe pėr shumė gjuhė veē e veē (pėr shqipen,turqishte,arabishten, persishten,frėngjishtes,latinishten, greqishten etj), tė pėrfaqėsuara nė gazeta e revista tė kohės, nė veprat e tij Lisan (Gjuha) dhe nė Usul-i Tenkit ve Tertip (Shenjat e pikėsimit dhe tė radhitjes) , nė parathėniet e fjalorėve tė tij tė mirėnjohur, nė Enciklopedinė e tij gjashtė vėllimore, Kamus al-alam, nė kontekste tė shumė veprave tė tij letrare, nė polemika e debate qė ka zhvilluar ai lidhur me probleme tė ndryshme gjuhėsore etj. edhe pas njėqind e sa vitesh vazhdojnė tė mbesin vlera dhe, si tė tilla, i kanė qėndruar kohės dhe kanė bėrė qė tė tėrheqin vėmendjen e studiuesve. Janė bėrė mjaft studime tė vlershme pėr Samiun si gjuhėtar, si filolog, dhe kjo nuk mund tė kontestohet nė asnjė mėnyrė. Por ajo qė mua mė ka rėnė nė sy nė kėto punime, nė krahasim me veprėn origjinale, ėshtė fakti se, studimet e bėra nė kėtė drejtim nuk trajtojnė nė thellėsi dhe nė mėnyrė tė gjithanshme problemet gjuhėsore e filologjike tė Samiut. Arsyet mund tė gjenden aty se disa studiuesve, ndonėse gjuhėtarė, u mungon njohja e gjuhės nė tė cilėn janė shkruar kėto vepra (gjuha turke osmane) ndėrsa studiuesve tė tjerė, nuk u mungon njohja e asaj gjuhe, por janė specialistė tė fushave tė tjera. Njė punė e thellė dhe e gjithanshme pėr Samiun si gjuhėtar e filolog mund tė bėhet vetėm atėherė kur tė tubohet dhe tė analizohet hollėsisht veprimtaria e tij qė i pėrket gjuhėsisė, punė kjo qė nuk mund tė bėhet me njė a me disa punime. Shumėsia dhe cilėsia e temave gjuhėsore tė Samiut kėrkon patjetėr njė qasje tjetėr, durim dhe punė sistematike, qė do tė rezultonte me njė monografi tė plotė tė kėsaj fushe. Dhe kjo ėshtė e mundshme tė bėhet.
Sami Frashėri ėshtė i pari qė shkruan pėr probleme tė ndryshme gjuhėsore, filologjike nė Perandorinė Osmane. Kjo shkencė te ne ėshtė ende e panjohur. Pėrveē disa artikujve sipėrfaqėsorė dhe tė shkurtėr, qė i kam shkruar para disa vitesh nė gjuhėn turke-osmane (nė revistėn Hafta (Java), lidhur me kėtė ēėshtje nuk ėshtė shkruar asgjė mė tepėr, prandaj, ėshtė e qartė qė edhe emri i saj (linguistikė) tė mos njihet sa duhet. Kėshtu shkruan Samiu nė veprėn e tij Gjuha.
Tė hysh nė njė fushė tė pashkelur, sidomos nė njė fushė komplekse, siē ėshtė gjuhėsia, duke trajtuar tema tė ndryshme teorike e praktike tė saj, duhet pasur nė radhė tė parė dy cilėsi: guximin intelektual dhe njohuri tė thella. Samiu i kishte tė dyja kėto cilėsi. I pajisur me njė kulturė tė gjerė gjuhėsore, Samiu kishte mundėsi tė ndiqte arritjet e gjuhėsisė nė Evropė dhe mė gjerė, pikėrisht nė kohėn kur ajo nisi tė pėrparonte me shpejtėsi. Pikėpamjet e tij pėr gjuhėn, si dukuri shoqėrore dhe si njė nga veēoritė mė tė rėndėsishme tė njeriut, si mjeti kryesor qė bėn dallimin nė mes njeriut dhe gjallesave tė tjera; pėr rėndėsinė e njohjes dhe studimit tė gjuhėve tė lashta e tė reja; pėr dallimin nė mes zėrit tė artikuluar dhe tingullit (britmės); pėr dallimin e gjuhėve pėr sa i pėrket numrit tė tingujve; pėr lidhjen e gjuhės me mendimin; pėr pėrcaktimin e emrave dhe shfaqjen e fjalėve; pėr lidhjet e gjuhėsisė me gjeologjinė, antropologjinė dhe historinė, sipas tė cilit gjuhėsia bashkė me antropologjinė, qė janė krijuar pas gjeologjisė, kanė hapur njė faqe tė re nė historinė e njerėzimit, sepse duke e shembur godinėn e vjetėr tė historisė, i kanė vėnė themelin njė godine tė re, tė mbėshtetur nė fakte dhe nė argumente; pėr shfaqjen dhe zanafillėn e gjuhės; pėr ndarjen e gjuhėve nga aspekti tipologjik (nė gjuhė monosilabike, aglutinative dhe flektive) dhe evoluimi, duke shpjeguar se gjuhėt monosilabike janė tė parat, prej tyre kanė evoluuar gjuhėt pėrngjitėse, e prej tyre janė zhvilluar gjuhėt flektive; pėr karakteristikat e gjuhėve monosilabike a njėrrokėshe (tė gjuhėve kineze, anameze, siameze, birmaneze dhe tė Tibetit) dhe tė gjuhėve aglutinative a pėrngjitėse tė Afrikės (tė gjuhėve hotentote, bushmane, tė zezakėve, bantu, fulane, dhe nubeane); pėr grupimin, degėzimin dhe afritė e gjuhėve, duke marrė shembuj pėrkatės edhe nga gjuha shqipe, si dhe shumė e shumė ēėshtje tė tjera, kanė gjetur vend nė veprėn e tij filologjike Gjuha.
Do ti thosha disa fjalė rreth kėsaj pikės sė fundit, rreth afėrsisė dhe ngjashmėrisė sė gjuhėve, ēėshtje e cila pėr Samiun ėshtė sa e rėndėsishme po aq edhe e vėshtirė pėr tė gjetur njė pėrgjigje tė saktė: Me zbulimin e lidhjeve dhe ngjashmėrive mes disa gjuhėve, thotė Samiu nė librin e tij Gjuha, ana mė e rėndėsishme dhe mė e vėshtirė e gjuhėsisė ėshtė ēėshtja tė pėrcaktohet se cila prej gjuhėve ėshtė burimore dhe cilat janė degė tė saj. Nga pėrgjigja qė jep Samiu pėr kėtė pyetje nė vazhdim tė veprės sė pėrmendur, ai bind opinionin se ka qenė njohės i mirė edhe i gjuhėsisė krahasimtare. Sami Frashėri pėrcaktonte disa kritere tė pėrgjithshme pėr tė gjetur gjuhėn rrėnjė, degėt dhe ngjashmėritė e afėrsitė e tyre:
E para, nuk duhet tu jepet rėndėsi disa fjalėve qė ngjajnė rastėsisht ose qė janė afėr njėra-tjetrės. Pa u shqyrtuar ngjashmėria dhe afėrsia te disa fjalė edhe nga disa aspekte tė tjera, nuk mund tė gjykohet se nė mes dy gjuhėve ka afėrsi;
E dyta, gjuhėt qė nuk kanė kurrfarė marrėdhėniesh mes tyre nga aspekti i llojit (tipologjik) dhe i prejardhjes (gjenetik), huazojnė vazhdimisht fjalė nga njėra tjetra. Kėto fjalė duhen trajtuar si huazime, e nuk duhet gjykuar se ka afėrsi (...). Pėr tė mos gabuar, mė shumė se fjalėve duhet ti kushtohet kujdes eptimit/ndryshimit, formimit tė fjalisė, fjalėve shėrbyese e tė tjerave, sepse, sado qė njė gjuhė merr shumė fjalė nga njė gjuhė tjetėr, ato asnjėherė nuk e huazojnė mėnyrėn e ndryshimit, pra tė lakimit e tė zgjedhimit dhe mėnyrėn e formimit tė fjalisė. Ngjashmėria qė ekziston nė kėtė pikėpamje, me siguri, do tė gjendet nė mes gjuhėve tė pėrbashkėta, si pėr nga lloji, si pėr nga prejardhja;
E treta, nė ēdo gjuhė, e veēanėrisht nė gjuhėt e meta tė popujve primitivė, gjenden shumė fjalė qė burojnė nga imitimi. Meqenėse natyra a karakteri qė ēon nė kėtė imitim, ėshtė i pėrbashkėt te tė gjithė njerėzit, nė mes gjuhėve qė nuk kanė asnjė lloj marrėdhėniesh, do tė gjenden fjalė qė pėrngjajnė nė kėtė mėnyrė. (...);
E katėrta, meqė ka disa shkallė tė afrisė mes gjuhėve, atėherė te gjuhėt, te tė cilat dihet shkalla e afrisė nė mes tyre, duhet kėrkuar lidhja brenda kufijve dhe nevojave tė kėsaj shkalle, kurse tek gjuhėt, te tė cilat nuk dihen shkallėt e afrisė, duhet kėrkuar lidhja, varėsisht nga sasia dhe cilėsia e marrėdhėnieve qė janė midis tyre. Pėr shembull, ngjashmėrinė ndėrmjet gjuhėve latine: frėngjishtes, italishtes dhe spanjishtes, tė cilat kanė lindur nga latinishtja, ose ndėrmjet gjuhėve gjermane: gjermanishtes, holandishtes, skandinavishtes dhe anglishtes, qė kanė lindur nga gjuha gotike, ose tė gjuhėve sllave, nuk mund ta gjejmė njėsoj ndėrmjet, pėr shembull, frėngjishtes dhe gjermanishtes, grupet gjuhėsore tė tė cilave janė tė ndryshme.... Thėnė shkurt, tė gjitha klasat/kategoritė e gjuhėve (njėrrokėshe, pėrngjitėse dhe flektive) janė ndarė nė grupe tė mėdha; shumica e kėtyre grupeve janė ndarė nė nėngrupe dhe nėngrupet nė degė/ēifte. Meqenėse ka shumė grupe, ėshtė e nevojshme ti kushtohet kujdes pėrcaktimit, se nė gjirin e cilės familje (grupi tė ngushtė), cilit nėngrup, cilit grup (tė madh) dhe cilės klasė/ kategori i pėrket ēdo gjuhė.
E pesta, ēdo nėngrup, qė bėn pjesė nė njė grup tė madh, ka shqiptim dhe tė folme tė posaēme, ēdo degė, qė pėrbėn njė nėngrup, ka shqiptim dhe tė folme tė posaēme, ēdo gjuhė e njė ēifti a dege ka shqiptim e tė folme tė posaēme, e madje ēdo fjalė e njė gjuhe shqiptohet nė mėnyrė tė veēantė. Meqė, nė tė shumtėn e rasteve, bashkėtingėlloret dhe zanoret ndryshojnė sipas atij shqiptimi dhe tė folmeje, dhe sado qė disa herė, nuk shihet asnjė ngjashmėri dhe afri nga aspekti formal mes fjalėve qė u pėrkasin dy gjuhėve, gjuhėsia nuk luhatet nė pėrcaktimin se tė dyja gjuhėt janė tė njėjta, sepse dihet se nė ēfarė rruge kanė ndryshuar bashkėtingėlloret dhe zanoret e gjuhėve qė njihen (...);
Nė vitet e fundit tė jetės sė tij Samiu merret edhe mė nė thellėsi me disa probleme filologjike, duke shkruar disa vepra tė cilat mbesin nė dorėshkrim, si: Kutadgu bilig (dije qė tė bėn tė lumtur), 1902; Orhun Abideleri (Pėrmendoret e Orhunit), 1903 etj.
E gjashta, duhet tė pėrcaktohet se cila nga gjuhėt e dėshmuara, qė kanė lidhje mes tyre, ėshtė burimore cilat janė degė, duke pėrcaktuar gradualisht dallimet midis tyre. (...)
8. Kontributin mė tė madh nė gjuhėsi Sami Frashėri do ta japė nė njė degė tė saj, nė leksikografi. I pakėnaqur me fjalorėt e hartuar nė kohėn e tij, ai do ti qaset kėsaj pune tė mundimshme por, pa dyshim, shumė tė vlefshme. Ai nė kėtė fushė ka botuar fjalorėt: Frėngjisht turqisht, me 2240 faqe; Turqisht frėngjisht, me 1208 faqe, Fjalori i vogėl i frėngjishtes: Frėngjisht-turqisht, me 650 faqe; Arabisht-turqisht, me 504 faqe (i pambaruar); Fjalor i turqishtes, me 1593 faqe. Tė gjithė sė bashku pra shtrihen nė mbi 6000 (gjashtė mijė) faqe. Kjo flet pėr njė punė kolosale tė Samiut. Sa pėr vlerėn e tyre janė bėrė shumė studime deri mė tash, sidomos nga leksikografėt turq. Duke u mbėshtetur nė ato studime dhe, duke u nisur nga pėrvoja ime personale, jam thellė i bindur se tė gjitha ata qė merren me probleme tė orientalistikės, madje edhe studiuesit mė tė njohur tė saj, tė mos jenė tė detyruar ti mbajnė nė tavolinat e tyre tė punės kėta fjalorė tė Samiut, jo pėr hijeshi, por pėr punė. E sa i pėrket metodologjisė qė ka pėrdorur Samiu, do tė thosha se nuk janė mbrapa fjalorėve tė hartuar nė kohėn tonė, sepse janė hartuar nga kryemjeshtri i kėsaj disipline shkencore. Thėnia e Samiut pėr vete Nė qoftė se ka njė punė me tė cilėn unė krenohem dhe pėr tė cilėn jam specializuar, ajo ėshtė pėrgatitja dhe hartimi i fjalorėve ėshtė shumė domethėnėse. Kriteret qė ka pėrdorur ai pėr pėrgatitjen dhe hartimin e fjalorėve nuk mund tė hidhen poshtė as sot, pas njėqind e sa vitesh, pėr shembull: shėnon fjalėn qė e trajton; llojin e saj; jep etimologjinė e saj; kuptimin e saj sipas rėndėsisė, duke i shėnuar me numra 1, 2, 3 etj., frazeologjizmat, kuptimet e figurshme etj.
9. Sami Frashėri nuk ndalet me kaq. Ai do tė fillojė njė punė edhe mė kolosale, pikėrisht nė periudhėn e pjekurisė sė tij shkencore: pėrgatitjen e Enciklopedisė sė pėrgjithshme tė historisė dhe gjeografisė, tė njohur me emrin Kamus al-alam, nė gjashtė vėllime me mbi 4830 faqe, nė gjuhėn turke-osmane, tė cilin e pėrgatiti dhe e botoi brenda 10-11 viteve. Se ēfarė lėnde e gjerė pėrfshihet nė Kamus al-alam shihet nga teksti i shkruar nga vetė Samiu, i vėnė nė fletėtitullin e ēdo vėllimi, tė cilin po e japim tė pėrkthyer nė shqip: (Pjesa e historisė pėrfshin tė gjithė popujt e kombet, pejgamberėt, hafifet (kalifėt), sahabėt (shokėt e Muhamedit a.s.), tabiinėt (pasuesit e shokėve tė Muhamedit a.s.), muhadithinėt (ata qė merren me shkencėn e hadithit), mbretėrit, princat, vezirėt, qeveritarėt, filozofėt, shkencėtarėt, fakihėt (ata qė merren me studimin e sheriatit), mjekėt, historianėt, udhėpėrshkruesit, artistėt, figurat mitologjike, shkurt: tė gjithė zėrat e njohur dhe tė famshėm tė Perėndimit e tė Lindjes nga kohėt mė tė lashta deri te kohėt mė tė reja, duke dhėnė njoftime pėr biografitė, pėr veprat dhe pėr shkrimet e tyre. Pjesa e gjeografisė ndėrkaq pėrfshin emrat e kontinenteve, tė vendeve dhe tė shteteve tė rruzullit tokėsor, emrat e deteve, gjireve, ujdhesave, maleve, lumenjve, liqeneve, fushave; emrat e qyteteve e tė fshatrave mė tė mėdhenj, qofshin tė lashtė, qofshin tė rinj, pozitėn e tyre, gjatėsinė e gjerėsinė gjeografike tė tyre, rrethanat natyrore e historike tė tyre, numrin e banorėve tė tyre, prodhimet kryesore dhe eksportet e tyre, shkurt: janė pėrfshirė hollėsitė e mundshme dhe tė gjithė kėta zėra janė radhitur sipas rendit alfabetik). Kjo ėshtė vepra kulmore e enciklopedistit Sami, e cila me cilėsinė dhe saktėsinė faktike, sipas vlerėsimeve tė shkencėtarėve, do tė vazhdojė tė mbetet edhe mė tutje vepėr shumė e nevojshme pėr historiografinė pėrgjithėsisht, kurse autori i saj, Sami Frashėri, shkencėtari i kalibrit ndėrkombėtar. Jemi thellė tė bindur se kėto shėnime tė hollėsishme qė i shkroi Samiu, nė gjuhėn turke-osmane, nuk i shkroi sa pėr tė treguar erudicionin e tij, njohuritė e tij, por, pa dyshim, me pjekurinė mė tė madhe dhe me vetėdije shumė tė lartė.
Arsyet pėr ti hyrė njė pune kaq tė madhe, kaq tė mundimshme, njė pune qė mė sė shumti e kishte lodhur, Samiu i paraqet nė parathėnien tetė faqesh tė kėsaj enciklopedie historike dhe gjeografike. Nga arsyet e shumta mund ti nxjerrim kėto:
1. Sepse veprat e shkruara pėr historinė dhe gjeografinė nė Botėn e Lindjes, ishin shkruar pa kritere shkencore, ishin shkruar shumė gjerė, sa qė po ti interesojė dikujt pėr biografinė e njė personaliteti, ose pėr ndonjė vend, shtet, qytet, kasaba, mal, lumė etj. duhet tė shfletojė, thotė Samiu, tėrė ato vėllime deri sa tė arrijė te ajo qė e kėrkon dhe qė i intereson;
2. Sepse ka dashur tė tregojė vlerėn e historisė dhe tė gjeografisė, shkenca tė preferuara pėr tė. Njeriu, thotė Samiu nė parathėnien e Kamus al-alamit, ka dėshirė tė dijė pėr gjendjen e planetėve tė largėta, e si tė mos ketė dėshirė tė dijė pėr rrethanat e rruzullit tokėsor nė tė cilin jeton? ... si tė mos dojė tė dijė pėr gjyshėrit, stėrgjyshėrit e vet dhe popujt e ndryshėm qė jetojnė nė planetin e tokės. Ja pra, kėto dy gjėra, e para mėsohet me gjeografi, kurse e dyta me histori, shprehet Samiu;
3. Sepse ka dashur tė jetė urė lidhėse ndėrmjet Perėndimit dhe Lindjes. Ka dallime tė mėdha nė mes Botės islame dhe asaj perėndimore. Fjalorėt gjeografikė e historikė nė gjuhėt evropiane bėjnė fjalė gjerėsisht pėr personalitetet dhe vendet e tyre, kurse pėr personalitetet dhe vendet islame shkruajnė shkurtimisht. Pėrkthimi nga kėto gjuhė, thotė Samiu nė parathėnien e enciklopedisė sė tij gjashtė vėllimore, nuk i plotėson nevojat tona. Pėr tė pėrgatitur njė fjalor historik e gjeografik pėr nevojat tona, vazhdon Samiu, duhen mbledhur vepra tė tilla, tė shkruara si nė gjuhėt evropiane ashtu edhe nė gjuhėt islame, me qėllim qė tė bėhet njė zgjedhje nga tė gjitha;
4. Sepse ka dashur qė nė Kamus al-alamin e tij tė famshėm tė fusė zėra nga Bota Shqiptare, madje tė tillė qė, sipas kriterit qė e kishte pėrcaktuar nė fletėtitullin e tij, nuk do tė duhej tė zinin vend kėtu. Pėrse Samiu nuk e pėrfilli nė kėtė rast atė kriter ėshtė fare e qartė. Me kėto njohuri historike e gjeografike tė pėrfaqėsuara kėtu pėr Botės Shqiptare, ashtu si dhe nė raste tė tjera, Samiu synonte sensibilizimin e ēėshtjes shqiptare, qė nė kėtė mėnyrė ti tregojė edhe botės se shqiptarėt janė tė zotėt tė vetvetes, janė njė popull i lashtė, qė duhet tė ēmohet e tė vlerėsohet si i tillė. .
10. Sami Frashėri ishte dhe ideolog e patriot i zjarrtė. Idetė e tij patriotike ai do ti shprehė nė veprėn Shqipėria ēka qenė, ēėshtė e ēdo tė bėhetė? Nga vetė titulli i saj shihet se kjo vepėr nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė program i qartė kombėtar ku Samiu do ti pėrfaqėsojė idetė dhe pikėpamjet e tij rreth problemeve qė mė sė shumti ia kishin zėnė frymėn gjatė tėrė jetės Ardhmėria e Shqipėrisė dhe e popullit shqiptar. Ēėshtė e vėrteta, ai shkruan, siē u tha edhe mė lartė, artikuj tė shumtė nėpėr gazetat e kohės pėr mbrojtjen e tė drejtave tė shqiptarėve, pėr padrejtėsitė qė bėheshin ndaj tyre etj., por, me mendjen e tij tė ndritur dhe me largpamėsinė qė kishte, mendonte se duhej bėrė ende mė tepėr. Prandaj, nė njė letėr qė ia kishte drejtuar De Rades , Samiu, shumė i shqetėsuar, i shkruante atij se ngjarjet po lėviznin me aq shpejtėsi tė madhe (sepse ishte fundshekulli 19, me shumė kthesa tė mėdha, kur tė gjithė shtetet ballkanike pėrpiqeshin tė kapnin sa mė shumė territore nė dėm tė njėri-tjetrit, sidomos nė dėm tė Shqipėrisė) sa qė kėrkohej njė program, njė platformė politike e qartė, e sistemuar dhe e argumentuar mirė. Dhe vėrtet, kėtė premtim tė dhėnė, Samiu e realizoi nja katėr a pesė vjet para vdekjes (1899), domethėnė, pikėrisht nė fazėn e pjekurisė sė tij shkencore, kulturore, politike dhe patriotike, duke shkruar pra veprėn Shqipėria ēka qenė, ēėshtė dhe ēdo tė bėhetė? Mendimet dhe konceptet e tij lidhur me zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare tė pėrfaqėsuara nė enciklopedinė Kamus al-alam dhe nėpėr periodikun e kohės, Samiu do ti elaborojė nė kėtė vepėr njė nga njė, nė mėnyrė shumė tė sistemuar, duke punuar nė dy rrafshe: nė rrafshin shkencor dhe nė rrafshin politik, tamam ashtu siē vepron njė enciklopedist. Dhe, mendoj, mu kjo ėshtė arsyeja qė Samiu do ta ndajė veprėn nė tri pjesė.
Nė pjesėn e parė Ēka qenė Shqipėria?Samiu hedh dritė pėr historikun e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve, pėr shtrirjen e gjerė tė tyre nė ato kohė tė lashta, pėr luftrat e tyre qė kishin bėrė pėr mbrojtjen e territoreve tė tyre, pėr heroizmin e Skenderbeut, por shpreh dhe shqetėsimet e veta, se shqiptarėt nuk kishin punuar sa duhet pėr vete ... Shqiptarėtė thotė Samiu gjithmonė janė vrar e pėrpjekurė e kanė cpėrkaturė tė tėrė faqen e dheut me gjak tė tyre; po nga gjaku i shqiptarėvet tė tjerė kanė fituarė... . Shqetėsimet e Samiut janė mjaft domethėnėse, sepse edhe nė kėtė mėnyrė ai ngacmon ndjenjat e bashkėkombėsve tė tij qė tė mendojnė mė shumė pėr vete se pėr tė tjerėt.
Nė pjesėn e dytė Ēėshtė Shqipėria?, Samiu pėrqėndrohet nė njė realitet tė ri tė krijuar. Ai, duke qenė dhe vetė dėshmitar i kėtij realiteti, i kėtyre lėvizjeve tė mėdha, i kėtyre kthesave tė papritura, i rreziqeve nga armiqtė e brendshėm e tė jashtėm, vė nė shėrbim tėrė qenien e vet pėr tė mirėn e atdheut. Samiu, me shpirtin e intelektualit dhe tė patriotit tė mirėfilltė thotė se Shqipėria ėshtė njė nga mė tė bukurat e vėndevet tEvropėsė, pėr tė thėnė mė poshtė se ėshtė e pasur me male, fusha, pyje, lumenj, limane, miniera, kėneta (liqene) etj. Ndėrkaq, pėr tė trimėruar dhe frymėzuar popullin shqiptar, ai thotė: Shqiptari sėshtė vetėm i fortė e trim, po edhe i xgjuarė... Luftėn pėr ruajtjen e kombit dhe interesave kombėtare, Samiu e krahason me me lojėn: Nė kombėri thotė Samiu ska miqėsi, si ska nė lodrėt; cilido vėshtron tė fitojė vetė e tė hajė shoknė. Kombetė janė si peshqitė, qė hanė njėri-tjatrinė. Samiu ka qenė shumė largpamės dhe i mprehtė nė mendje. Ai, duke nuhatur fare mirė se cilat do tė jenė qendrat e vendosjes pėr fatin e kombeve dhe tė shteteve tė tjera, do tė thotė se shqiptarėt, pėrveē shumė armiqve, kanė dhe shumė miq. ... me gjithė kėtė thotė Samiu smunt dhe sduhetė tė themi qė gjithė bota janė armikėt e Shqipėtarėvet. Jo vazhdon Samiu kemi edhe miq, jan edhe shumė qė na duanė edhe munt tė na ndihinė, po tė duam vetė... Duke parė rrezikun qė po i kanosej Shqipėrisė, Samiu ngutet tė japė Mendime pėr shpėtim tė mėmėdheut nga reziket qė e kanė rethuarė.
Pyetjeve: A mund tė qėndrojė Shqipėria kėshtu si ėshtė? A janė shqiptarėt tė zotėt tė mbajnė e tė ruajnė veten? A ėshtė shpėtimi a humbja e Shqipėrisė nė dorė tė shqiptarėve? etj., Samiu do tu pėrgjigjet nė pjesėn e tretė Ēdo tė bėhetė Shqipėria? nė mėnyrė tė argumentuar shkencėrisht e politikisht. Samiu nė tėrė pjesėn e tretė tė veprės jep mendime tė larta se ēduhet tė bėjnė shqiptarėt pėr ta ruajtur dhe pėr ta bėrė mė tė fortė mėmėdheun e tyre. Shqiptarėt, thotė Sami nė radhė tė parė duhet tė jenė tė bashkuar e jo tė pėrēarė. Ay shqipėtar qė le vėllezėrit e ti e ndahetė nga shqipėtarėtė, pėr tė bashkuarė me armikėt e Shqipėrisė, duke hequrė bese ay ėshtė tradhtor, ėshtė armik i kombit e i mėmėdheut. Tė kėtillė shqipėtarė thotė Samiu - mė mirė tė mos jenė se tė jenė. Pėr organizimin e shtetit, pėr organet qė do ta udhėheqin atė, pėr arsimin, pėr hapjen e shkollave tė tė gjitha niveleve , pėr hapjen e shkollave profesionale, pėr institute tė ndryshme, pėr shtėpi botuese etj., Samiu, me konceptet e tij tė qarta, do ti shprehė nė vazhdim tė veprės. Ai, qė atėherė kishte menduar pėr dy apo tre, siē thotė ai, Gjithėmėsime (Universitete), qė duhej tė hapeshin nė kryeqendrat e Shqipėrisė. E pra, si mos tė quhet kjo vepėr program kombėtar?
Kjo vepėr pra, mund tė them me plot gojėn, do tė mbetet domethėnėse pėrjetė. Ėshtė njė manual qė duhet ta ketė nė dorė ēdo shqiptar, nga qytetari i rėndomtė deri te qeveritari.
11. Kur e shohim veprėn e tij, vetvetiu del pėrgjigjja se kush ka qenė Sami Frashėri, sa dijetar i madh ka qenė ai, ēfarė kontributi ka dhėnė ai pėr shkencėn, pėr kulturėn, me njė fjalė pėr dituritė pėrgjithėsisht, nė disa prej tyre, siē pamė mė lartė ėshtė nismėtar, nė ēfarė mase kanė qenė pėrpjekjet e tij pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare, nė ēfarė pėrmasash, sa kėmbėngulėse dhe sa tė zėshme kanė qenė idetė e tij nė frymėzimin e Lėvizjes Ēlirimtare Kombėtare. Njeri mendjemprejtė! Njeri largpamės! Njeri me energji!
Energjia e tij pėr punė pra ka qenė e madhe. Kjo dėshmohet me botimin e shtatė veprave tė para tė serisė sė Bibliotekės sė Xhepit: Qytetėrimi islam; Mitologjitė, Gratė, Qielli, Toka, Fjalė tė urta, Anekdota, pastaj vepra Alfabetare e gjuhės shqip, revista Aile (Familja) dhe shumė shkrime tė tjera nė periodikun e kohės, tė gjitha kėto i shkroi dhe i botoi brenda njė viti, mė 1879.
Duke mbajtur parasysh faktin se vepra e Samiut ėshtė e shumanshme, shumėdiemnsionale, e mbi tė gjitha cilėsore, i jap vetes tė drejtė, dhe sigurisht nuk gabohem, qė Samiun ta vlerėsojmė figurė poliedrike dhe si njeriu qė shkeli e lėvroi nė shumė fusha tė diturisė.
Mė nė fund, duke mbajtur parasysh veprėn kolosale tė Sami Frashėrit, idetė e tij pėrparimtare e iluministe, porositė e tij pėr brezat e ardhshėm, me njė fjalė dobitė qė sjell vepra e tij pėr shoqėrinė njerėzore pėrgjithėsisht, kėtė punim mund ta pėrfundojmė me bindjen se Sami Frashėri do respektuar e nderuar gjithnjė. Duke respektuar njerėzit e mėdhenj tė kombit, ne respektojmė veten dhe kombin. Respekti dhe nderimi ndaj tyre bėhet vetėm atėherė kur mendimet, idetė dhe porositė e tyre tė shkruara nė letėr jetėsohen dhe vihen nė veprim.
(Vėrejtje: Ky punim shkencor ėshtė faktuar me 53 referenca tė ndryshme, tė cilat janė menjanuar pėr shkaqe teknike.
Redaksia.
Mehdi POLISI SAMI FRASHĖRI- THE MAN WHO CONTRIBUTED
A LOT IN MANY FIELDS OF SCIENCE
SUMMARY
This work aims to show the scientific and patriotic figure of the great Albanian erudite of the second half of the 19th century, Sami Frashėri. Sami Frashėri was born in the village of Frashėr, Albania in 1850 and died in Istanbul in 1904. He finished the gymnasium Zosimea in Janina, where he learned languages such as old and new Greek, Latin, Italian and French. He also received knowledge from history, geography, mathematics, astronomy, philosophy, chemistry anatomy and so on, whereas form countrys imams he learned Turkish, Arabian and Persian languages.
From 1972, when he wrote his first novel in the Turkish literature entitled Taassuk-I Talat ve Fitnat, for 32 years until 1904 Sami Frashėri besides his writings in the newspapers and magazines of the time, wrote more than 65 works (some of them in many volumes) of the different fields of knowledge such as literature (novels, plays, anecdotes, proverbs and literary translations, especially from French), astronomy, geology, anthropology, Islam, mythology, philology, language and lexicography (he drafted 5 mono-lingual and bilingual dictionaries consisting of six thousand words). He also wrote the historical and geographical encyclopedia Kamus al-alam compound of six volumes with totally 4830 pages.
Sami Frashėri is mostly known for his works in the field of lexicography and encyclopedia, as well for his monumental work Shqipėria ēka qenė, ēėshtė e ēdo tė bėhet. Most of his works are in Turkish language, however those few written in Albanian are very significant.