Kurti: Gratë dhe burrat janë të ndryshëm por me Vetëvendosjen do të jenë të barabartë

Kurti: Gratë dhe burrat janë të ndryshëm por me Vetëvendosjen do të jenë të barabartë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti sot ka mbajtur tubim me vajzat dhe gratë në Prishtinë. Ai premtoi se subjekti politik që drejton do ta pesëfishojë numrin e çerdheve që ndihmon nënat me fëmijë të vegjël, do të ketë garantim të pagave në pushimin e lehonisë dhe do të ketë rritje të ndjeshme të numrit të grave në Qeveri. Gratë dhe burrat janë të ndryshëm por do të jenë të barabartë nga Lëvizja Vetëvendosje pas zgjedhjeve të 11 qershorit, pasi Kosova do të ketë barazi gjinore dhe shoqërore. Mos t’i besojnë atyre që barazinë gjinore e kanë çështje llafesh. Gjatë fushatës të gjithë bëhen të mirë. Në Kosovë kemi afër 200 mijë njerëz pa punë shumica prej të cilëve janë gra.

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …