Albin Kurti: Serbia po e imiton Rusinë, si një oktapod i vogël në vendet e ish RSFJ-së

Kurti: Luftojmë për sovranitetin e plotë të Kosovës e jo që atë sovranitet ta ndajmë me Serbinë

Kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti, në një  intervistë për gazetën beogradase Danas, ka thënë se përpjekja për ndarjen e Kosovës, është përgatitje për luftë të re. Po ashtu ai ka deklaruar se Bashkimi i Komunave Serbe, apo sikur quhet edhe Asociacioni, do të ishte një lloj republike serbe në Kosovë, por që shkel Kushtetutën e Kosovës. Ndërsa duke folur për negociatat në Bruksel, Kurit ka saktësuar se ato  janë asimetrike. Serbia nuk e ka njohur Kosovën, Bashkimi Evropian, i cili po ndërmjetëson ka mision me kompetenca ekzekutive në Kosovë, këto negociata po bëhen vetëm për çështjet e brendshme të Kosovës. Në këto negociata të padrejta Serbia së pari e nxori decentralizimin etnik në Kosovë, ku u krijuan komunat me shumicë serbe, kurse më vonë bashkësinë e komunave serbe si nivel i tretë i pushtetit në Kosovë. “Bashkësia e Komunave Serbe” do të ishte një lloj republike serbe në Kosovë, mirëpo doli që në 23 nene e shkel Kushtetutën e Kosovës. Meqenëse ky projekt është në fakt i vdekur, Serbia tani thotë se duhet të fitojë diçka nga këto negociata. Kjo e dëshmon qëllimin e vërtetë të politikës së Serbisë, të fitojë territore nëpërmjet popullatës serbe kudo që kjo është e mundur. Republika jonë nuk është për tregti. Ne luftojmë për sovranitetin e plotë të Kosovës e jo që atë sovranitet ta ndajmë me Serbinë, ka thënë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Malisheva as në vitin 2024, nuk ka marrë përkrahje nga niveli qendror, pasi Qeveria-Kurti po e persekuton këtë komunë

Komuna e Malishevës as në vitin 2024 nuk ka marrë përkrahje nga niveli qendror. Nënkryetari …