Kurti

Kurti: Për kod shtetëror telefonik është aplikimi i drejtpërdrejtë në ITU

Deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti ka thënë se rruga për t’u pajisur Kosova me kod shtetëror telefonik është aplikimi i drejtpërdrejtë në ITU. “Kjo rrugë nuk kalon as nga Beogradi as nga Vjena. Ka shtete që s’janë anëtare të OKB-së por janë anëtare të ITU-së. Qeveria e Kosovës gjatë negocimit e ka ditur qëndrimin e VV-së. Ata e kanë ditur që ka qenë e mundur të aplikojmë për anëtarësim në ITU. Arsyeja se në negociatat me Serbinë e kanë maskuar legalizimin e operatorit serb në Kosovë”, tha Kurti. Sipas tij ai kod realisht nuk është i Kosovës, përveç se kanë hyrë në pazar.“A ka provuar delegacioni zbatimin e reciprocitetit. A ka kërkuar reciprocitet. Kosova referohet si ‘Kosovo’ me fusnotë. Atje nuk do të jemi të përfaqësuar ashtu siç jemi të shpallur këtu. Kjo e bënë Kosovën ‘ suis generis’ dhe na heq fjalën Republikë. Ne me këtë fusnotë që nuk ishte fjollë bore, s’u bëmë as Republikë as monarki. Jemi më pak se shtet, më pak të pavarur, gjë që u vulos me marrëveshjen për telekomunikacion. Kodi i ri telefonik mund të jetë kod i ri, por nuk mund të jetë kod i Kosovës”, ka thenë ndër të tjera deputeti  Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …